Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flora Durmishi: Intervistë me gazetaren Vjosa Abazi

| E marte, 16.12.2014, 08:30 PM |


ANIMA

Tema: Femra në media dhe media për femrat

Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e KTV-së, Vjosa Abazi

Nga Flora Durmishi

Të gjithë e dijmë që kemi gra të zonjat, intelegjente, punëtore në të gjitha profesionet të cilat, përvec sharmit të natyrshëm dhe suptilitetit kanë ide dhe energji për t’I lëvizur proceset. Shoqeria ka nevojë për këtë potencial I cili shpesh herë ngelet I padukshëm ose mbetet nëpër margjina. Dhe, këtu roli I medias është shumë I rëndësishëm. Është e vërtetë që nuk ka më ndalesa e pengesa që të pasqyrohet puna dhe kualitetet në shumë raste ku shumë personazhe janë femra por cështja është si mos të ngelet si një formalitet, si mos të mjaftohemi vetëm me minuta të caktuara por me përmbajtje. Më saktësisht, sa I përket medias mendoj se në Kosovë kemi arritur një standard të konsiderueshëm. Derisa dje I numëronim në gishtat e njërës dorë femrat gazetare sot ato janë në numër shumë të madh. Për këtë temë do të bashkëbisedoj me Vjosa Abazin- autore e emisionit Anima në KTV. Vjosa është e njohur për publikun prandaj edhe nuk do ndonjë prezantim të vecantë. Emisioni I saj për gruan është ndër më të shikuarit në KTV. Dhe, sapo ka mbushur 12 vjet të emetimit.

Vjosë, emisioni yt po qëndron fort këmbë. Të përgëzoj për punën që bënë. Për të filluar këtë bisedë do të kthehemi plot 12 vjet më mbrapa. Si e fillove këtë emission?

Fillimisht faleminderit për ftesën Florë. Kam kënaqësinë të jem pjesë e emisionit tuaj. Në fakt në Kohavizion hyra si prezantuese e Top Hiteve Popullore dhe vetëm pas një viti ma ofruan përgatitjen dhe moderimin e emisionit “Anima”. Emission shumë I dashur për mua të cilin e realizoj me shumë përkushtim dhe dashuri.

Kush e pagëzoi me emrin Anima?

Ideator I këtij emisioni ka qenë regjisori Orhan Kerkezi. Anima do të thotë shpirt dhe është vërtetë shpirt për mua. Sic e thatë edhe ju, tani Anima mbushi 12 vjet dhe unë e dua shumë si fëmijën tim. Në fakt ideja erdhi menjëherë pas luftës, me fillimin e Kohavizionit, që të ketë një emission për promovimin e gruas duke e ditur shoqërinë tonë, pozitën jo të lakmueshme të gruas. Pra erdhi si nevojë që të promovohet vlera, të promovohet puna dhe pozita e gruas kosovare.

A ka femra hapësirë të mjaftueshme në media? Ti sigurisht përcjell edhe mediat tjera.

Mendoj që ka, të paktën po, në Kohavizion! Drejtoresha jonë është Flaka Surroi, udhëheqësja e deskut informativ është një femër tjetër, Mimoza Koprani, shumica e prezantueseve janë femra, por nëse flasim për institucionet tjera publike mund të them se pozita e femrës le për të dëshiruar. Shpesh herë ajo është sipërfaqësore e jo thelbësore.  Burrat janë kudo ku merren vendimet ndërsa gratë jo. Duhet ende shumë punë por edhe kohë që femra të jetë aty ku merren vendimet. Ajo duhet te luftojë për pozitën e vet në institucione.

Ke takuar shumë femra të zonjat, të talentuara dhe të dëshmuara tashmë! Gra krijuese të cilat kanë prezantuar me dinjitet jo vetëm veten e tyre por gruan përgjithësisht. Përmend disa prej personazheve që të kanë bërë për vete dhe që I kujton shpesh!

Florë, t’I kujtoj të gjitha është e pamundur. Janë mbi 500 emisione të realizuara deri tani. Ndonjëherë brenda një emisioni kanë qenë dy ose tri femra. Ka shumë shumë. Ka gra të zonja nga politika, nga ekonomia, arsimi, kultura etj. Dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni e edhe në Shqipëri. Ta zëmë në Maqedoni kam takuar gra shumë të zonjat edhe pse egziston një përshtypje e gabuar për femrën atje. Një grua e zonja në Maqedoni është e zonja në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Por gjithashtu edhe në Shqipëri. Le ta filloj me ishkryeparlamentaren e Shqipërisë zonjën Jozefina Topalli, pastaj femra piktore, këngëtare e artiste. Nga Maqedonia do të përmend ish zëvendës kryeministren zonjën, Teuta Arifi, sot kryetare komune,  MIrushe Hoxha një grua shumë e zonja, Adelina Marku, profesoreshë e cila ligjeron në Universitetin e Evropës Juglindore. Në Kosovë ka shumë, shumë, është një armatë e tërë me gra të zonjat.

Por jo gjithmonë ua japim rastin të thonë mendimin e tyre! E shoh këtë edhe nëpër mediumet tjera. Nuk I dëgjojmë shumë propozimet e tyre, kritikat. Nuk di a pajtohesh me këtë që thash por janë vetëm disa emisione ku ato e kanë hapësirën të flasin.

Është e vërtetë se në shumë  emisione debatuese mungon femra. Dhe kjo varet nga tema që shtrohet për diskutim. Kur bëhet fjalë për tema të ashtuquajtura të mëdha, të rëndësishme, femrat mungojnë! Aty I shohim të radhitur burrat! Para do kohe kisha ftuar në emisionin tim zonjen Kaqusha Jashari, një grua e zonja. I dijmë të gjithë meritat dhe përvojën e saj ndërsa cdo ditë e më pak e shohim të jetë pjesë e këtyre debateve. Madje, edhe ajo kishte vërejtje që nuk e ftojnë nëpër debate. Edhe unë mendoj që do të duhej ftuar sidomos kur bëhet fjalë për raportet por edhe bisedimet që po zhvillohen me Serbinë. Fajtorë jemi edhe ne gazetarët që nuk I ftojmë për të dëgjuar mendimin e tyre. Cdo kund në botë I ftojnë njerëzit që kanë përvojë dhe I njohin gjërat mire! Këtu te ne ndodh e kundërta, fatkeqësisht!

Vjosë, duhet apo nuk duhet të ketë emisione të vecanta ose faqe të vecanta nëpër mediumet e shkruara për gratë? Dua mendimin tënd!

Unë mendoj që duhet! Ende Kosova ka nevojë që të promovojë gruan. E dijmë shumë mirë në c’pozitë ajo është në qytet por e dijmë gjithashtu se në c’pozitë është në zonat e thella rurale. Kështu që ende duhet se, përmes një emisioni qoftë të këtij në radio ose të emisionit Anima ne I përcjellim gjeneratës së re modele të mira të grave që kanë arritur në jetë. Gratë dhe vajzat tjera, kudo ku janë, mund të inkurajohen përmes këtyre emisioneve që të jenë kërkuese në jetë dhe të ecin edhe ato! Asgjë nuk është e pamundur. Ne pra, duhet të ju servojmë modele inspiruese.

Vjosë më lejo të them që mua nuk  do të më pëlqente që të ketë emisione  dhe programe të vecanta radiofonike, televizive ose faqe të vecanta për gratë për arësye se, problemet janë të përbashkëta dhe secili nga ne ka rol në shoqëri dhe mund të ndikojë në progres.  Mirëpo, në këtë moment , pajtohem me ty, mendoj se duhet edhe më tutje të ketë emisione të vecanta për gratë. Ndoshta duhet të mendojmë për shkrirjen e tyre dalëngadalë në programe të tjera ku, femra natyrshëm do të pasqyrohej ashtu sic e meriton.

Vjose, kush mendon se është fajtor për këtë imazh të femrës në media? Janë vetë gratë apo media?

Unë mendoj që fajtorë janë edhe gratë e edhe mediat. Në cdo seancë parlamentare ose më mirë të them në fund të seancës parlamentare zakonisht janë deputetët meshkuj ata që prononcohen për një cështje të caktuar. Në këtë rast janë gazetarët fajtorë. Por, nuk janë më me pak faj as vetë gratë. Gratë duhet të inponohen në kuptimin më pozitiv të fjalës. Duhet të kenë më shumë vetëbesim. Ndoshta gratë në fshat e kanë më të vështirë por gratë në qytete do duhej të ishin më active. Unë nuk e kuptoj, ta zëmë, që sot një vajzë 22-23 vjecare martohet! Ato mendojnë se me martesë shumë gjëra janë zgjidhur. Por jo, tek atëherë fillojnë problemet. Vajzat nuk guxojnë të mbesin të pa shkolluara. Një vajzë e shkolluar dhe e edukuar do të dijë ta edukojë edhe fëmijën e vet dhe kështu edhe shoqëria do të përfitojë. Në të kundërtën lindin probleme. Unë shoh sot shumë të rinj që kanë ambicje të tillë, martesën, e që unë nuk mund t’I kuptoj. Para luftës kur kam studiuar unë, ka qenë shumë e vështirë për të gjetë një bursë për të studiuar jasht vendit. Ndërsa sot të rinjtë I kanë këto mundësi. Unë shoh shpesh që vajzat e reja I kushtojnë shumë rëndësi veshjes dhe gjërave të tjera sipërfaqësore që për mendimin tim janë edhe banale! Ato duhet të mendojnë për më larg jo vetëm sot për sot!

Kur jemi këtu dua të përmend edhe rastet e shumta nëpër mediat tona të ngarendjes për thashetheme ose sic po përmendet shpesh fjala “gossip”  kush cka veshi, u martua e u nda filan fisteku etj.

Është e vërtetë që përqëndrimin më të madh nëpër media e marrin këngëtarët, aktorët, disa të ashtuquajtur “artistë”  pastaj miset kush me kë u martua e u nda, cka veshi, ku e bleu, etj. Kjo puna e shoë bizit është kudo por ne jemi vend I vogël për të përqëndruar vemendjen vetëm te këto thashetheme  dhe të ashtuquajtur Vip-a.

Mirë,  por askush nuk po thotë që të mos ketë emisione me përmbajtje të tillë por jo në këtë masë apo jo?

Nuk di nëse të ka rënë në sy Flora që fëmijët e vegjël sot po I pyete se cfarë do të bëhesh kur të rritesh shumica prej tyre do të përgjigjen se do të bëhen këngëtarë, artistë, futbollistë, humorist. E si të mos jetë kështu kur ata janë cdo ditë nëpër mediat tona. Këtë ua servojmë ne publikut! Kjo ndodh edhe nëpër gazetat ditore. Ke gazeta që të gjitha faqet e mesit janë me femra gjysëmlakuriqe.

Fëmijët tanë kanë nevojë për modele më të mira!

Apsolutisht po! Duhet të prezantojmë modele më të mira nëpër mediat tona. Ka mjaft gra të zonjat të cilat do të ishin modele të mira për fëmijët tanë.

Të përkrah në këtë që the Vjosë. Edhe unë jam kundër këtij dominimi absdurd mbi vlerat.

Femrat gazetare, a po e kryejnë detyrën e vet si duhet?

Mendoj që po. Unë nuk ia jap të drejtën vetes të flas për mediat tjera por dua të them që koleget e mia të punës e kryejnë detyrën më së miri. Janë shumë punëtore, të përgjegjshme në punë. Ato janë kudo në terren dhe sjellin kronika interesante, bëjnë emisione cdo dtë dhe kjo nuk është e lehtë sidomos për gazetaret nëna.

Vjosë, ne shpesh herë ngrisim cështje nëpër emisionet tona. Por, ne nuk kemi fuqi për të shkuar tutje. Megjithatë, ka pasur nisma interesante. Cfarë mund të kujtosh nga emisionet e tua. Ke ngritur ndonjë cështje që më pas ka pasur edhe zgjidhje dhe ti je kënaqur me këtë sukses?

Dua të kujtoj me këtë rast një emission të para dy-tre vjetësh kur mysafire ishte deputetja Alma Lama.  Në atë emission unë ngrita cështjen e një monumenti për femrat që kanë kontribuar shumë për lirinë tonë jo vetëm gjatë luftës së fundit. Unë e ngrita si cështje por nuk kisha fuqi për ta shtyrë idenë përpara. Zonja Lama e ka përcjellë këtë kërkesë në Parlament dhe tani jam e lumtur që ideja po ecë përpara dhe shumë shpejt do të realizohet. Duhet të vlerësohet puna e grave si e atyre në luftë por edhe e grave të tjera që në fusha të ndryshme po arrijnë suksese.

Kjo është puna jonë Vjosë. Ne ngremë cështje, ndërsa vendimet I marrin të tjerët.

Vjosë, ti ke dy djem shumë të bukur por nuk ke vajzë!

Do t’I marr nuset! Po kam dy djem, Darseun, 6 vjec e gjysmë dhe Norikun 3 vjec. Ata janë jeta ime, motivi im për jetë për të ecë përpara.

Të vjen keq që nuk ke vajzë?

Më vjen keq por jam e lumtur që fëmijët janë të shëndoshë. Nuk më pëlqen kur diskutohet kjo punë, jo djalë, jo vajzë. Gjëja më e cmuar për një familje është të kenë fëmijë të shëndoshë.

Ti je mësuar t’I marrësh të tjerët në intervista. Ne sot deshëm të të prezantojmë te dëgjuesit tanë. Ti je aktore, në c’raport je me teatrin?

Nuk kam shumë angazhime. I fundit ishte në vitin 2010. Isha e angazhuar në një shfacje që zgjat 3 orë e gjysmë dhe është realizuar në teatrin e Shkupit.

E kam parë dhe të përgëzoj për realizimin e shkëlqyer të rolit!

Ishte një regjisor I mrekullueshëm nga Maqedonia. Ka qenë një përvojë shumë e mirë. Kam pasur edhe një angazhim në një serial për fëmijë me një rol epizodik, gjithësej 3 episode, me titull “Lagja jonë”. Si duket regjisorët më shohin në television dhe mendojnë që kjo mjafton!

Nga kjo përgjigje kuptoj se ti ke interesim!

Në thelb nuk e di! Me rëndësi është që kur të angazhohesh, të punosh me regjisorë të mirë, actorë të mirë.

Ti edhe këndon bukur! Të kemi parë para disa vjetësh në një program festiv për Vitin e Ri që kishte përgatitur televizioni ku ti punon.

Kur kam qenë fëmijë unë kam kënduar. Ka qenë festivali I fëmijëve “Fëmijët e Gëzuar” në Ferizaj. Në vitin 1989 kam qenë fëmija I parë që kam fituar në këtë festival me këngën “Xixëllonja” . Këtë interpretim e ka gjetur Antigona Qena në arkivën e RTK-së. E shikoj herë pas here.

Sa këngë ke regjistruar?

Vetëm një se ishte kohë e pa kohë. U mbyllën të gjitha institucionet dhe konsideroj se I takoj një gjenerate pa fat. Kam kënduar edhe në Kosovarja Këndon disa herë.

Unë nuk do të thosha se jemi gjeneratë e pa fat. Ne përjetuam Pavarësinë e Kosovës. Kemi hequr shumë, është e vërtetë, por jo nuk jemi të pa fat!

E përjetuam edhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndoshta ke të drejtë!

C’plane ke me emisionin tënd? Do të vazhdojë ende? Si I gjen përsonazhet, në të vërtetë?

Nga takimet e shumta që kam me njerëzit, ata propozojnë. Përshembull shpesh edhe ti më ke propozuar personazhe sic të kam propozuar edhe unë ty. Është zingjir kjo punë. Natyrisht edhe hulumtoj dhe mundohem që të gjej gra që bëjnë punë të mira dhe që nuk janë shumë prezente nëpër media. Nuk më pëlqen shumë që të marr femra që I shohim përditë në media. Mundohem të gjej persona të rinj dhe që kanë nevojë për promovim. Dua të përmend këtu një rast. Ka qenë një profesoreshë e cila për 40 vjet ka hartuar tekste shkollore muzikore për klasën e shtatë dhe të tetë. Bëhet fjalë për zonjën Seniha Spahiu. Pas realizimit të emisionit ajo më tha: Eh moj Vjosë, 40 vjet shkrova askush nuk më njohu. Pas emisionit tënd I tërë pallati po më flet! Televizioni ka fuqi shumë të madhe. Televizioni mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Ka bërë njerëzit nga të panjohur fare në shumë të njohur. Ka ndryshuar biznese . Përshembull nga një prezantim I shkurtër i grave të Krushës për konzervimin e turshive dhe ajvarit, pas realizimit te emisionit, atyre nuk u është dashur të vrapojnë nëpër supermarket për të gjetur blerësit por ata kanë shkuar te to. Edhe një rast tjetër ,kur një vajzë e cila ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike, ajo ka qenë një prej personazheve të emisionit tim dhe menjëherë pas emisionit ajo ka takuar një djalë me të cilin është dashuruar dhe më pas edhe martuar dhe jeta e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Ajo kur më ka takuar më ka thënë: Vjosë, Anima ma ka ndryshuar jetën. Është shumë e rëndësishme që të gjejmë personazhe interesante që nuk I njohin shumë por që kur I interviston të habisin me punën që bëjnë.