| E marte, 16.12.2014, 08:17 PM |
Zana e Zabelit Plak
“Jetën mund ta kuptojmë vetëm duke u kthyer mbrapa, por e jetojmë vetëm duke parë para” - Sorent Kieerkegaard
Tregim nga Vebi Klaiqi
Zana ishte vajzë e bukur me flokë të gjata dhe sy nga të cilët buronte një lloj dashurie, por jo dashuri të cilën të rinjët e ndiejnë ndaj njëri tjetrit, dhe jo aso dashurie që nëna ndien ndaj fëmijëve të vet, por dashuri për të mësuar, hulumtuar. Gjithmonë e tërhiqte diçka për ti studiuar bimët e pyllit për rreth kasolles së saj. Një ditë prej ditësh nga gjumi e zgjoi një ëndërr e çuditshme. Në ëndërr iu dëftua një burrë me shtatlartë me një gjysmë hark të argjendit në shpinë dhe i tha se po e kërkonte nëse është e gatshme të mësoi të fshehtat e magjisë. Nënës ia dëftoi ëndrrën dhe ajo iu përgjigj se këto janë vetëm ëndrra boshe. E ëma e pyeti se si dukej ai magjistar, ndërsa Zana i shpjegoi në detaje të gjitha ato që i kujtoheshin nga ëndrra. Kishte flokë të gjata, të lidhura gërshetë, krahëror të gjerë, sy të kaltër me rrudha të theksuara në fytyrë. Ishte i moshuar pothuajse sa e ëma. I kishte lënë aq mbresa saqë mezi priste të nisej majave të Zabelit Plak.
Pas n jë
ballafaqimi të gjatë me të ëmën, Zana i palosi plaçkat në një çantë të vjetër
të thurur nga kallami dhe e nisi rrugëtimin i cili nuk e dinte se ku do ta
shpinte. Kishte dëgjuar shumë tregime për magjistarin dhe ishte e bindur se ai
jetonte atje në maje të Zabelit Plak. Disa kishin rrëfyer se ai merret me magji
të zezë, disa të tjerë se ai i rrëmbente vajzat nga rrethina të cilat i
detyronte pastaj ti shërbenin, mirëpo Zanën s’kishte forcë që mund ta ndaloi
nga vendimi i marrë që të
U ngrit
,mblodhi disa degë të njoma shelgu dhe i vendosi në shportë. Lodhja të cilën
pak më parë e kishte ndier posa ishte larguar nga trupi i saj i njomë. Derisa
ngjitej majave të Zabelit hasi në shumë bimë mjekuese të cilat i mblodhi dhe i
futi në shportë. Errësira ngadalë filloi ta pllakos tokën dhe ajo se kishte
bërë as gjysmën rrugës deri te maja. Vendosi të buj nën një ah të madh në
afërsi të përroit i cili aty afër shushurinte. Ahu gjithherë iu kishte ofruar
strehim kalimtarëve, dhe ajo fjeti rahat deri të nesërmen. E zgjoi cicërima e
zogjve dhe shushurima e përroit. U
Lëvizi në drejtim të tyre dhe u përpoq që nga shporta ta nxjerr venë, për të cilën mendoi se tani më ishte thyer dhe të bardhët e saj do të shpërndahej në dysheme. Gruaja ngrit dhe iu afrua. E soditi Zanën me shikim depërtues dhe ajo në trupin e saj e ndjeu urrejtjen ndaj kësaj gruaje. E hodhi venë për toke por ajo nuk u thye dhe kërceu si top. Burri iu ofrua Zanës dhe butësisht filloi ti ledhatoi flokët e saj. E shikonte në sy me plot dashuri... e mori venë nga dyshemeja dhe tha: shumë e guximshme je që ke përmbushur ëndrrën tënde dhe ke ardhur këtu. Të falënderoi për dhuratën. Kjo është ve e shqiponjës, shpendit të madh me sy shpatë dhe trup gjigant. Është shpend i fortë dhe shumë besnik. Prej sodit bëhesh nxënësja ime. Do ti mësoi sekretet e magjisë disa prej të cilave i bart me vete. Ti je vajza ime...
Zana qëndroi e heshtur në këmbë duke u përpjekur ta kuptoi fjalinë e fundit. Asnjëherë se kishte njohur babanë e saj, ndërsa e ëma disa herë i kishte thënë se ai kishte vdekur. Gruaja e cila qëndronte në këmbë pranë tyre ishte më se e inatosur....magjistari drejtoi dorën nga ajo dhe ajo filloi të shëndërrohej në pluhur. E vërteta ishte se i kishte sjell gratë vetëm për ti bërë shoqëri. Në çdo njëqind vjet kishte lindur fëminj, të cilët do të mësonin te ai sekretet e magjisë së lashtë.
Pas disa vitesh mësim ky fëminj do të dërgohej në botë, që popullit ti ndihmoj me dijen e tij.
Zana e shikonte dhe nuk dinte se çka të thonte. Kishte pasur dëshirë që ta gjente dhe për këtë pati sukses. Por nuk e dinte se do ta gjente babin e saj. Filloi të shkrehej në vaj, ndërsa ai me dashuri prindërore e përqafoi. Veja qëndronte në mes tyre dhe nga e qara e saj ngriti kokën një zog i vogël.
Nga tani jemi familje tha magjistari dhe filloi të qaj...
Që nga ato kohë të lashta vazhdon të përsëritet tregimi i bukur mbi gjarprin dhe shqiponjën si dy qenie të shenjta për ne, të cilat do të na ndodhen pranë saherë që jemi në nevojë.
Shifra “ZANA” autori Vebi Klaiqi, tregimi që zuri vendin e dytë në konkursin letrar ”Lulëkuqet e Prillit 2014” në Kamenicë.