E premte, 29.03.2024, 06:32 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Pse Ferizaj ska ministër ?!

E marte, 16.12.2014, 07:06 PM


Pse Ferizaj ska ministër ?!

Shkruan Faton MEHMETI

Qyteti i Ferizajt është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë - Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina. Komuna e Ferizajt ka 345 km², do të thotë vetë qytetit duke përfshirë edhe të tjera të dyzet e pesë 45 fshatrat rreth tij. Kjo zonë ka një popullsi prej 108,690 banorë, sipas regjistrimit të fundit. Ferizaj është relativisht një qytet i ri. Kjo komunë ka filluar të zhvillohet që nga viti 1873, kur hekurudha dhe stacioni hekurudhor janë ndërtuar nga fracezët.

Edhe pse eshte qyteti i dytë në Kosove pas Prishtines që i jep shteti të Kosovës të hyra vjetore, ndërsa anashkalohet aq shumë sa në thithjen e grandit qeveritar, pra merr të ardhura vjetore me pak se Podujeva.

Një fakt tjetër i diskriminim të komunës së Ferizajt është se edhe pse ka në nivel qëndror ka mbi 100.000 votues Ferizaj asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ministër në qeveri të Kosovës, po është kënaqur vetëm me zëvendësministra.

Edhe koalicioni i fundit në mes LDK-së dhe PDK-së, nuk solli asnjë risi pozitiv për qytetin e Ferizajt,duke mbetur përsëri i pa përfaqësuar me ndonjë ministër.Vetvetiu lind pyetja, përse ky diskriminim ?., a thua vallë Ferizaj ska njerëz të zot për poste ministrore, apo është ndonjë mallkim ?!

Duke iu referuar hipotezës së parë, që Ferizaj nuk paskëka asnjë përson të aftë për post ministror, pa katikule duhet theksuar se Ferizaj ka mbase njerëzit me te zot në cdo lëmi. Duke dashur të qëndroj ende tek kjo çështje, po bëj një digresion, për të kundërshtuar zërat të cilët qeverisjen e Kosovës e mbështesin tek individët  pra tek emrat e përveçëm se kush është minister.Kushdo që të ishte ministër në këtë sistem të korruptuar që është instaluar, do të koruptohet.Nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, por është sistemi që i korrupton njerëzit, edhe Papa  po të jetë ministër në qeveri të Kosovës do të korruptohej. Andaj rëndësia e ndonjë ministri nga Ferizaj përveç simbolikës që do të kishte , sdo të ndryshonte asgjë. Gjithësesi për hir të respektit ndaj mbi 100.000 mijë votuese nga Ferizaj do të ishte e udhës që të ketë përfaqësuesin e vetë qeveri.Kaçaniku me  31.072 banorë, përaqësohet me ministër, sikur edhe Shtimja me  35,000 banorë, ka qenë e përfaqësuar në qeveri me ministër.

A thua që 15 vjet pas lufte ferizajasit i japin Kosovës në nivel vendi  votat për  t’u bërë ministra drenicasit ,llapjanët,shtimjanët e kacanikasit ?! ..ndërsa vetë të mbetet vazhdimisht i  injoruar.

Kjo sduhet  të kaloj në heshtje, qytetarët e Ferizajt pavarësisht bindjeve politeke duhet të reagojnë , e nëse zëri i tyre nuk dëgjohet,  atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të bojkotojnë zgjedhjet,ky duhet të jetë varianti i fundit, por edhe i mundshëm.

Paraprakisht deputët nga Ferizaj në Kuvendin e Kosovës të ngrehin zërin kundër kësaj padrejtësie, si dhe të kërkojnë ,që Kosova mos të këtë me vetëm një zonë zgjedhore, por së paku të këtë shtatë zona zgjedhore, që Ferizaj me rrethinë që përfshin mbi 300.000 mijë banorë të këtë një zonë të vetën zgjedhore, dhe në këtë mënyrë dihet dhënsi  dhe marrrësi i përgjegjësive.

Ky diskrimimin duhet të marr fund, tek e fundit edhe Ferizaj  është Kosovë…!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora