Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Moisi Murra: Oraniku i Dibrës

| E marte, 16.12.2014, 07:03 PM |


Oraniku i Dibrës

Nga Moisi Murra

Kryevendi i Dibrës, Oraniku historik, prej 6 shekujsh akuzon,  thërret e kërkon indentitetin e tij. Ësht ë i vetmi qytet në botë që prej gjasht ë shekujsh nuk thirret Oranik, por shehër. Sllavo-turqitosman kanë patur të drejt ta zhdukin emërin Oranik.Sllavët nuk donin që ky qytet i vogël namëmadh të kishte histori. Turqit osman nuk mund ta duronin atë emër që nga 24 betejat që zhvilloi Skenderbeu gjithësej,  19 u zhvilluan rreth Oranikut dhe në Oranik. Po ç’thonë të dhënat historike? Kodiku i manastirit të Matkës Oranikun(Orehovnik në tekst) e përmend si një vendbanim të madh, por në korrnizat e një fshati. Po sipas këtij kodiku, në ditarin e vitit 1338, në Oranik ka pasur një kishë me emërin Sveti Gjorgji (Shën Gjergji). Përmendja e Oranikut, si fshat,  në vitin 1338,  nënkupton se themelet e tij duhen kërkuar shumë vite më parë. Aty nga çereku i parë i shekullit XV, Turqia Osmane bëri një organizim të ri në sistemin qeverisës.Në tokat Shqiptare ajo ngriti sanxhaqet e para,  në Gjirokastër në 1431 dhe në Dibër në 1437. Në Dibër, qendër e sanxhakut u bë Oraniku.Tri vite më vonë, më 1400,  Turqia Osmane emëroi pushtetar vendor e ushtarak,  sanxhakbej,  në Oranik,  Skenderbeun. Pavarësisht se kjo qe një administratë osmane, viti 1400 duhet ta konsiderohet vit i themelimit të administratës së parë vendore në Dibër. Aq më tepër se kryevendor ka qënë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Në Kodiku e manastirit të Slepçanit, të vitit 1544 Oraniku figuron si qytezë e Dibrës. Edhe në defterit turk të Sanxhakut të Ohrit, të vitit 1583 të Sanxhakut të Ohrit, Oraniku vazhdonte të ishte qendër e gjithë krahinës së Dibrës.Bullgari ST.Stamatov, duke iu referuar Kodikut të manastirit të Shën Jovan Bigorit,  shkruan se qyteti i sotëm është formuar nga fshati i quajtur Rahonik (Orahonik). Studiuesi maqedonas Toma Tomovsk,  duke iu referuar gojës së popullit thotë se : “Qyteti i Dibrës është ngjitur me fshatin e vjetër Rahovnik ose Orjahovo”. Me fjalë të tjera Tomovski thotë se trualli i sotëm i qyteti nuk është Oraniku. Por këtë e kundërshton fortë Haki Sharofi, i cili shkruan se Shehri i Dibrës është ndërtuar mbi gërmadhat e Oranikut të moçëm. Gjat ë gjith ë koh ës s ë pushtimit osman Oraniku ka shërbyer si qendër administrative e Dibrës së Epër dhe e Dibrës së Poshtme .Haki Sharofi thotë se Uraniku (kështu e shkruan H.Sharofi-M.Murra) me rrethinë,  në vitin 1912 ka pas këtë kufij:në veri ujët e Banjës së Madhe,  në lindje Malin e Kërçinit, në jug lumin e Radikës dhe në perendim Drinin e Zi. Vetë qyteti ngushtohej brenda këtyre kufijve:në veri Kllëçbaba, në lindje guri i Hamza Begut, në jug çezma e Copës e vorrezat, në perendim Lama e Stafës, Xhelis Tepja(kodra e Kuvendit të dheut),  Paraspuri. Qyteti nis të hedhë shtat sipas tipologjisë së banesave orjentale me ndërtimin e Xhamisë së Mbretit,  ose Xhamia e Hynqarit,  në vitin 1468.Pas Xhamisë së Hynqarit qeveria turke ndërtoi një xhami, një teqe , një banjë, një furrë, një hanë.Pastaj nisi ndërtimi i qytetit, që për ndërtesat e bukura,  të ndërtuara nga duartë e mjeshtërve vendës,  një arqitekt i huaj e ka quajtur Oranikun “Stamboll i Vogël”. Ndërsa një tjetër arqitekt,  duke bërë fjalë për Shehrin e Dibrës ka shkruar se: “ ishte qytet i shtëpive në pozicione.Sa shtëpi aq pozicione.Ky ishte vendi i vilave me avlli dhe kopshte, i thurur krejtë me gjelbërim dhe i gershetuar me qorrsokake dhe rrethoja”. Veç banesave familjare u ngritën dhe një rrjetë i gjërë ndertesash tregtare. Kështu në vitet 1830-1840 në qytet numëroheshin 250 dyqane. Në këtë kohë edhe numëri i popullsisë kishte kapur shifrën 8400. Sipas Sami Frashërit, në vitin 1891 Oraniku kishte 420 dyqane si dhe një seri objektesh si : xhami 9, teqe 5, medrese 10, Ruzhdie1, iptadie sabiane 11,  kisha1, iptadije për të krishterët,  bujtina 9, banja publike 2. Ndërsa në vitet 1900-1912 rrjeti i dyqaneve kishte arritur në 462. Në qytet zhvillonin tregti,  nga të gjitha llojet e sherbimeve si : bakejt,  duhanxhijt,  terzitë,  opingarët,  berberët,  teneqepunuesit,  kallajxhujtë, sheqerxhijtë, bozaxhijtë,  furtarët,  armëtarët,  nallbanët,  kasapt, sahatçijtë,  sobaxhijtë,  jorganxhijtë,  kafexhijtë,  bojaxhijtë etj. Në Oranik ishin ndërtuar vepra arkitektonike të rralla si:Xhamia e Hynqarit,  Karvansaraj,  Varrezat e Hoxhollit,  Hamami i Vjetër,  Hamami i Ri(Banjat e Re), Banjat termale të Banjishtit dhe Kosovrastit etj. Interesant është një shkrim i gjetur në shtëpinë e një dibrani dhe i botuar nga arkitekti D.Grabjan ku thuhej : ” Në qoftëse humb Stambolli Dibra do ta ndërtojë përsëri,  por në qoftëse mbaron Dibra,  Stambolli nuk do ta rindërtojë ate”. Në etapën e fundit të veprimtarisë së saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit kaloi me seli në Oraniku. Veprimtarit politiko shoqërore që u shvilluan në këtët kohë e në vazhdim bënë që personalitet më të qënësishme kombëtare shqiptare shqiptare t’i kthejnë sytë nga Oraniku historik. Dhe kjo fale atdhetarëve emblematik të qyteti të Dibrës si : Ilias Pashë Dibra, Selim Rusi, Said Najdeni,  Hafiz Sherifë Lëngu,  Haxhi Vehbi Agolli, Selim Daci,  Shaqir Jegeni,  Sefedin Pustina,  Riza Rusi,  Hamdi Ohri,  Shyqyri Iljas Pashë Dibra,  Irfan Ohrit,  Eqerem Cami,  Qamil Daci,  Ramis Daci, Haki Sharofi, Haki Stërmilli, etj Sipas Haki Sharofit qyteti i Dibrës, që në shekulline XII kishte tri mijë shtëpi me 20000 banor. Këtë shifër na jep dhe Sami Frashëri në vitin 1891. Sot qyteti është qendër komune,  me të njëjtin emër dhe përfshinë 17 fshatra, katër prej të cilëve,  Bomova,  Vlasiqi,  Kojnara dhe Taraniku, janë të pa banuar.Sipërfaqja e qytetit është 145, 67 km²; ndërsa popullsia në vitin 2013 arriti në 19.542 banorë.Sipas rregjistrimit të vitit 2002 përbërja etnike e qytetit rezulton të jetë : Shqiptarë 10 768 (73, 95%),  Maqedonë1 054 (7, 24%),  turq 1 415 ( 9, 71%),  romë 1 079 (7, 41%), vllehë 2,  Serb 22,  boshnjakë 2, të tjerë 219. Sipas konfeksioneve fetare qyteti ka këtë përbërje: Ortodoksë 668 ( 4, 58%) ,  Muslimanë 13 763 (94, 52%),  Katolikë 55 (0, 37%), të tjerë 55. Nga Oraniku historik kanë dalë burra shteti,  udhëqes popullor,  diplomat,  klerik të shquar,  aktor,  këngëtar,  ushtarak,  gazetar,  poet,  arsimtar,  biznesmen të fuqishem etj etj. Ka ardhur koha, dhe pse shum vonë që të merret një nisëm që kryevendi i Dibrës të thirret me emërin e tij: ORANIK.