Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pëllumb Gorica: I mbuluar nga një re

| E hene, 15.12.2014, 09:37 PM |


I MBULUAR NGA NJË RE

 

NGA PËLLUMB GORICA

 

PEISAZH SHPIRTI

 

Perdet e një dritareje lëvizin nga era,

melodi e saj hyn dhe sheh kërcimin,

jashtë ndihet kënga e bulthit dhe e jotja,

ku ëndërrat e vrara ndeshen me zhgënjimin.

 

Dihatja trupat tanë mbështjellë,

pas pak fërkimi do ndez zjarrin,

në fronin e saj fantazia ca fjalë mbjell,

brenda vetes, qelizat i kërkojnë t’i marrin.

 

Ti humnerat ndenja i kërkon në vetmi,

si çelja e buzëve të etura nga heshtja,

s’ke kohë të kthjellohesh nga shkëlqimi,

se shpirti digjet nga kureshtja.

 

 

TI MBETE IMAZH

 

Të largosh dorën që drejt teje zgjatet,

një qënie njerzore kushdoqoftë,

ti vetull rënë, të qënit prej bajate,

gjithmon ke qënë një hallvë e ftohtë.

 

Një fjalë që dikur mes nesh e the,

pa shkëlqimin e bardhë metalik

e veshe me pëlhurë të vjetëruar nate,

e dogje si thëngjilli në udhëtimin biblik.

 

Të njoha shpirtin shkretëtirë,

si gur i rëndë hedhur në pellg,

me fjalë e trup përherë e ngrirë,

por helm në gjuhë si një akrep.

 

Hija jote ma vodhi kohën time,

e ujvarat pasqyra mi ktheu në batak,

me sytë pis të zezë që s’njohin blatime,

ti s’munde për mua ti mbete imazh.

 

 

TI KËRKON

 

Ti kërkon një emër drite,

për pamjen që ke,

për shpirtin tjetër të vetes,

mbuluar nga një re.

 

Ti kërkon një tis errësirë,

ku drita të mos bjerë,

për sytë e tu plot hire,

mos t’i shikojnë të tjerë.

 

Ti kërkon një pikë guxim,

të ndjejmë se je gjallë,

të shohim në je ëngjëll,

apo vërtet je djall.

 

 

KRITIKU

 

Na dole mik si kritik arti

dhe emri të ka marrë dhenë,

me fjalë të ëmbëla si mjalti,

mes grafomanësh vete e vjen.

 

Në kafene të zenë radhën,

se pena të bën kostatime gjeniale,

ti që s’njeh veten tënde,

mendohesh gjatë të flasësh citate.

 

Por shpejt t’i dole emër mashtrimi,

ti s’kishe kurrë një shpirt poeti,

se vështrimi yt ka ngjyrë prej tymi

gështenjat shpesh ti pjek ai tjetri.

 

Koha i ka treguar ndër ne, edhe ca raste,

se i famshëm mund të bëhesh 60 vjeç,

ti je i vlefshëm veç për baste,

por edhe të vjedhësh ndonjë rresht.

 

Kritika që shkruan s’është asgjë tjetër,

si të shkon të vjedhësh more burrë?

se kudo përflitesh si zotni plagjiaturë

je kalli bosh e nga ty s’del buka kurrë.