E premte, 29.03.2024, 01:21 AM (GMT)

Faleminderit

Tefik Selimi: Osman Ramushi ishte njeri i drejtë

E premte, 12.12.2014, 08:21 PM


Osman  S. Ramushi ishte njeri i drejtë, ekspeditiv dhe tip sportiv...

Nga Tefik Selimi

Njeriu është frymori më i shenjtë dhe më i vlevshëm në jetë. S’ka me njeriun! Ai është qenia e parë që e drejton jetën, botën... Pa njeriun, jeta s’ka shije e as kuptim. Kudo që vepron njeriu, ai e ka biografinë e tij. Kur një dijetar e pyetesin se çka kërkon me fanar, ai u është përgjigjur: “Po e kërkoj NJERIUN”! Pse jo? Njeriu është madhor në botë. Njeriun, vepra e bën të pavdekshëm. Sepse, ai shkon, e vepra e tij jeton. E, Osman Ramushi, profesor, i ardhur nga Llashtica, por tash e 44 vjet jeton në Bursa të Turqisë. Ai ka një histori të hidhur, por krenare. Ai i takon një kohe (jo) të largët. Kur Osman Ramushi është shpërngulur nga Kosova, ishte kohë e vuatjes dhe e dhimbjes. Populli jetonte me droe e ethe jete. Pushteti barbar serb i asaj kohe bëri plane perfide për ta larguar popullatën shqiptare nga vatrat e tyre stërgjyshore. Ishte popull i pambrojtur e i ndaluar, si shton R. Qosja. Ai (populli), duke parë papërspektivën e tij, u detyrua të shpërngulet larg e më larg... atje në shkretëtirat e Anadollit të Turqisë. Ishin këto kohëra të dhimbshme të vitit 1954 e pak më vonë. Rrethanat e egra të regjimit okupues serb, e detyruan popullatën shqiptare ta lëshojë atdheun e të parëve e të gjendet diku në vendet e shkreta të Anadollisë, vetëm e vetëm të shpëtojë nga më e keqja. Shumë familje nga Llashtica, por edhe nga mese tjera të Kosovës, janë shpëngulur në Turqi. Njëri që është ndarë kaherë nga Kosova, ështe intelektuali i kësaj ane, Osman Ramushi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin e Gjilanit. Siç dihet, për njerëzit që ishin jo të dëgjueshëm për regjimin e asaj kohe, u bënin “skenar” për tu shpërngulet sa më shpejt nga Kosova. Osman S. Ramushi ishte atë kohë një figurë e dalluar e  arsimit shqip. Ishte njeri i respektuar jo vetëm nga kolegët, por edhe nga shkollarët e rinj. Ishte i urtë, pedagog i merituar dhe shumë ekspeditiv. Kur filloi të punojë si profesor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, puna e tij çmohej dhe respektohej shumë nga kolegët dhe nga shkollarët e rinj të kësaj vatre të dijes. Ai i gëzohej jetës e punës me ditar në dorë. Ishte i ri dhe entuziast në punë. E deshi pa masë gjeografinë. Kur e filloi punën në Gjimnazin e Gjilanit, aty në vitet 1969/70, kolegët ia patën lakmi për punën që bënte me përkushtim e zell, por e çmonin edhe “pasqyrën” tij prej atdhetari përparimtar. Siç dihet, të tjerët nuk e çmonin për të mirë Osman Ramushin. E shihnin krejt ndryshe nga kolegët e tij shqiptarë. Flitej se si ta largonin nga procesi mësimor. Ia krijuan “skenarin”që ai para kohe të bëhet ushtar i Titos. Skenarët e tillë krijuan vetëm për shqiptarët. Në një kohë, të rinjtë shqiptarë shkonin ushtar, pas një kohe, ktheheshin nëpër arkivole të mbyllura e të salduara. Ishin këto “skena” tronditëse dhe shqetësuese. Osmani punonte dhe rrinte në heshtje. Asnjë fjalë nuk e fliste. Përgjonte. E kaloi një kohë duke punuar me ditar në dorë, por gjithnjë i shkonte mendja se do ti ndodhë ndonjë të papritur tek ai. Ai ishte i lindur më 1943 në Gjilan.  Shkollën fillore, katër klasat, i kreu në fshatin Llashticë, ndërsa katër klasa të tjera, të fillores, i përfundoi në Zhegër në vitin 1958. Shkollën e Mesme Ekonomike “Dragi Popoviq” e kreu në vitin  1962 në  Gjilan. Fakultetin Filozofik – dega e Gjeografisë, e kreu në Prishtinë në vitin 1966. Nga viti 1966 e deri në vitin 1970 punoi  si profesor i Gjeografisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Në vitin 1970, O. S. Rumushi shpërngulet për në Turqi. Tani jeton në qytetin Bursa të Turqisë. Është njëri nga shumë shqiptarët e suksesshëm që jeton në Bursa. Është Fabrikant i Tekstilit që ka firmën e njohur me emrin “Drita”. Ky njeri nuk i harroi shokët e asaj kohe të punës në Gjimnazin e  Gjilanit, si: Haxhi Vokshi, tash i ndjerë, Ruzhdi Ushakun, Ferat Rexhepin, Qazim Selimin e disa të tjerë. Islam Osmani, profesor gjilanas, ditë më parë u gjend në Bursa të Turqisë. Ai e vizitoi këtë vend për të mbledhur shënime lidhur me imamët e komuës së Gjilanit, për të cilët do ta botojë një libër monografik të kësaj natyre. Me këtë rast, ai takohet me ish kujdestarin e tij, Osman Ramushin, profesor i gjeografisë. Ky ishte takimi nxënës- profesor pas 44 vjetësh. Ishte takim nostalgjik e prekës. “Po, tha I. Osmani, - unë e takova kujdestarin tim, i cili e pati vështirë t’më njoh se kam qenë shkollar i tij. Ai më afroi qëndrim disa ditësh në shtëpinë e tij. I jam mirë njohës. Unë nuk e kisha harruar kujdestarin tim. Kur u njoftuam, te dyve na rrodhën lotët për faqeve. Ishin lotë përmallimi. Dhe, nuk i besoja vetës se takoj kujdestarin tim, Osman Ramushi nga Llashtica. Nga ai i morra disa shënime dhe një foto. Profesor O. Ramushi kishte ndërruar “pak” gjendjen. Si atë kohë, edhe tash, na dukej se kishte qëndrim dhe fliste me admirim për shkollën, kolegët e tij dhe për shkollarët e gjimnazit. “Po, tha Osmani, profesor, - ika nga vendlindja si tinëz nga vendi im, për faktin se ishin të tilla rrethana të krijuara nga shovinizmi serb. E kuptova se më kërkonin të shkoj ushtar. Por, i ika këtij “skenari” fat-kob”. Tash Osman Ramushit jeton me familjen e tij në Bursa të Turqisë. Si sot i kujtohen ato ditë të vështira të jetës nën thundrrën e okupuesit serb. Me kohë ishte betuar se nuk do ti shërbejë ushtrisë së Titos. Një ditë, përpara të largohet nga Kosova, i vijnë lajme se do ta “kidnapojnë” për ta përcjellur në shërbimin ushtarak. Ai, disa ditë e lëshon Kosovën dhe gjendet në Bursa të Turqisë. Kur dy zyrtarë shkojnë për ta marrë Osmanin, derën e tij e gjejnë të mbyllur. Fqinjtë e Osman Ramushit u tregonë se ai është emigruar në Turqi. (Këto shënime dhe foton ia dorëzoi autorit të këtij shkrimi për  të gjetur vend në monografinë e ribotuar të  Gjimnazit të  Gjilanit).  Autori i shkrimit u gjend në Shtypshkronjën Pika 5/A, pronar Adnan Sllamniku, gjilanas. Duke bërë fjalë për Osman Ramushin, përnjëherë Adnani ktheu kokën dhe na pyeti: “Kush është ky njejri? A është e mundur të jetë Osman Ramushit, ish profesori im i Gjimnazit?!” Kur e pa foton e tij, ai përnjëherë u zbraps pas dhe la makinën (presën) e letrës dhe u ulë afër nesh. “O Zot, ky na ishte profesori ynë i gjeografisë. Ai ka qenë një figurë e madhe dhe e dalluar e arsimit shqip. Profesori Osman ka qenë njeri i drejtë, punëtor dhe tip sportiv. Ai tek unë ka zënë vend dhe nuk hiqet asnjëherë nga mendja. Pse po e them këtë? E para, se: profesor Osmani, ishte i saktë dhe ekspeditiv në punë. Ishte një tip sportiv, që edhe sot më rri si hije ardhja e tij e shpejt në orë mësimi. Ishte përherë i saktë. Ne mendonin se po na mungon dhe e ndjenim mungesën e  tij, se ai kur vinte përherë në orë mësimi, i pritte minutat e fundit. Por, përnjëherë e shihnim larg, larg te hyrja e oborrit të shkollës, i cili vinte si tip sportiv dhe, te dera e klasës gjendej fiks një minut pa ra zilja. Ai ka qenë autoritavi jo vetëm te kolegët e tij të shkollës, por autoritavit edhe te shkollarët. I përvetësonte shkollarët me atë qëndrim të drejtë dhe plot dije nga lënda e gjeografisë. I urrente papunëtorët. Një ditë, të atyre viteve, kur dëgjuam se ai kishte ikur nga vendlindja për në Turqi, ne, nxënësit e tij, si një, filluam të qajmë me ngashërim për mungesën e tij”. Por, çka ngjaru? Adnani, ish nxënës i Osman Ramushit filloi të qaj, ku lotët për profesorin e tij i shkuan fytyrës zvarr. Tha, e kemi dashur fort, fort dhe ai na ishte një figurë e madhe e arsimit shqip. Ai kurrë nuk harrohet nga shkollarët e Gjimnazit të Gjilanit, Nuk e harroj as unë që e kam adhuruar shumë si profesor e si njeri, shtoi A. Sllamniku, gjilanas.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora