Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ju lutem, ndihmoni këtë fëmijë!
E premte, 12.12.2014, 09:20 PM
JU LUTEM,
NDIHMONI KËTE FËMIJË !!..
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz RADOVANI
29 Nandor 2014...
■Fatkeqësi! ..
Në vitin 1974, në muejn Prill, pra, 10 vjet plotë para se me na ngordhë, Enver Hoxhës i duhej një sasi gjaku fëmijësh të porsalindun... Ua moren gjakun ma shumë se 130 fëmijëve në maternitetin e Tiranës, për me e shpetue. Askush nuk flet për këte krim makabër... Edhe pse kanë kalue plot 40 vjetë... As me rasen e 70 vjetorit nuk foli kush!
■Nga sasia e madhe e gjakut që mori, atij i filloi “hemoragjia”, atëherë, vendosi me i dhurue gjakun e vet veteranëve të LNÇl. Gjaku i tij ishte kenë me ... Leukemi!
Një ndër ta asht personi me kapelë dhe me portretin e tij tek foto, që ka trashigue gjakun e tij, po fatkeqësisht, ky ka infektue edhe trashigimtarët ...Tashti po kerkon ndihmë!
Edhe djali i vogël asht infektue me “qoftëlargun”... nga foto që mban në dorë...
Asht diagnostikue ndër klinikat e Europës, Sh.B.A., Lindjes së Mesme, ku edhe i kanë thanë: “Keni sëmundjen e vllezërve të gjakut...” Tek ata nuk ka shkue me foto në dorë. ■Ata i kanë tregue se kjo diagnozë në “Lindje” asht përhapë ndër njerëz në disa grupe:
■Kur njeriu asht mësue me pi gjakun e dikujt, i bahet gjaku bozë, ngjyrë mavi...
■Kur vazhdon me pasë etje për gjak, quhet Gjakatar... Ky 29 nandor ua ka shtue etjen!
■Për ata që kanë vra tash 70 vjetë, fjalori i quen vrasës ose Gjaksorë!
■Ndërsa, Gjakderdhës, janë ata që kanë ba disa vrasje e nuk janë ngopë endè.
■Ka edhe rasë që këta njerëz preferojnë me një gotë raki: Gjaké, suxhuk gjaku...
■Gjakbasit tek né janë kenë të njohun si dorë gjakatare në 1944, pra, Regjim Gjakësor!
■Shumë nga fotot e 29 nandorit 2014...Na ringjallin Gjakosjen, Një Popull të gjakosun!
■Ka edhe disa që mendojnë me Gjakosë, me ba gjak...Ose, me la në gjak prap...
■Këta kafshë kënaqen kur shohin në foto Gjakpirës, t’ ushqyemit me gjak njeriu...
■Andej nga Lindja e Mesme, këta thirren Gjakhumbës, se u ka tretë fara e tyne tek né!
■Né, në Shqipni, këta bisha i kemi njohë me emnin që ua pat vue Populli: Gjakprishun!
■Kohët e fundit filluen me e ndij veten keq... Edhe dalja me foto të përbindshit Enver, asht një shfaqje dëshprimi... Nuk ishin pak 47 vjetë, siç thonte pasuesi i tij Ramiz Alia:
“Edhe gjak do bëjmë!”... E pra, kjo tregon se këta kamaleon janë të pandryshueshmit e Gjakprishunit e Shqipnisë “socialiste”, vllavrasës e të pabesë si paraardhësit e vet...
■Ju lutem, kush ka mundësi e ndihmon atë FËMIJË... të sëmurë, që të mos përfshihët ndër vargjet e të madhit At Gjergj Fishta:
GJAKSORËVE
***
E vllazenve i muer pushka
E kalben sot në vorr...
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shtëpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta hesht Shqiptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u këndon n’ oborr...
Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se nëpër terr, Ai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë shekulli,
Kundra téje po vjen.
***
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frikshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrëzohu, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pat thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kështu, njeriun n’ tokë kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot lândë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
At Gjergj Fishta O.F.M. “Lirika”
“Mrizi i Zanave” fq. 72. Viti 1899.