E shtune, 20.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Mendime

Moisi Murra: Si ndahet Dibra?

E premte, 12.12.2014, 08:55 PM


Si ndahet Dibra ?

Ndarjet tradicionale Dibër e Epër, Dibër e Poshtme (Dibër e Madhe, Dibër e Vogël)

Nga Moisi Murra

Që në antikitet Dibra është ndarë në Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme. Shkrimtari bizantin Akropoliti është i pari,  më 1259, që përdori emërin e krahinës në shumës (Dibrat). Në vitin 1467, në arkivat e Venedikut thuhet thuhet se “Dibra ka qenë një krahinë e dyfishtë, e Sipërme dhe e Poshtme”. Në defterin emëror osman të vitit 1467 Dibra e Epër jepet me 159 fshatra( 48 Golloborda, 47 Reka),  76 Dibra e Poshtme. Kristo Frashëri thotë se emrtimet Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme janë përcaktuar nga rrjedhja e lumit Drini i Zi, mbasi në Dibër të Epërme Drini është, në krahasim me nivelin e detit,  më lartë se në Dibrën e Poshtme. Shumë autorë, të huaj dhe vendas,  Dibrën,  në të Epër dhe të Poshtme e ndajnë sipas rrjedhjes së Drinit të Zi.Anën lindore të Drinit e kanë marrë për Dibër të Epër dhe anën perendimore për Dibër të Poshtme, gjë që është kryekëput gabim. Dibra e Epër nga Dibra e Poshtme ndahet nga një vijë që del në jug të malit Krepi i Zanit (2116), aty ku fillojnë të burojnë dy rrjedhje të Radikës,  kthen drejtë jugut,  ulet në Qafë të Kadisë,  Guri i Velpnës,  përroi i Krojftit, len fshatin Grekaj, Tanushaj dhe Zhirovnicë në Dibër të Poshtme dhe fshatrat Zhuzhinja,  Nivishtë, Verbjan,  Bitushë në Dibër të Epër,  e del në malin e Hinoskës(L.1998).Nga mali i Hinoskës ulet në Kodrat e Qenokut, duke lënë në Dibër të Epërme fshatrat Erebar dhe Dovalan dhe në Dibër të Poshtme fshatrat Ilnicë,  Trepçë,  Pjeçë,  Pejkë. Nga Kodrat e Qenokut kufiri zbret në Drinin e Zi dhe pasi e kapërcen ate në veri të Urës së vjetër të Daut Murres , ndjek rrjedhjen e Gurrës së Mazhicës,  duke lënë në Dibër të Poshtme fshatrat Hotesh,  Lishan i Poshtëm, Lishan i Epërm,  kalon në Qafë Qarr, në Majën e Shullanit,  Qafë Torrë, Maja e Runjës, Qafas (Zhuri i Pllajit, Lurë). Ne se duam shtrirjen e Dibres se Eperme , vija kufitare zbret në Vanas, vazhdon me Kepin e Qetës,  Mali i Allamanit,  Vinjoll (Mat), Fusha e Thatë,  Maja e Thatë (Shtrunga-Kurdari),  Mali i Kreshës, Mali i Lepurit, Qafë Buell,  ngjitet në liqenin e Zi , Kalon në Prodan e në Malin e Gurit,  zbret në Qafë Shkallë të Llangës,  vazhdon nga Qafa e Helmit, te Panja e Sul Tupit,  Mali i Draganit,  mali i Darsit, Mali i Shebenikut ose malet e Kuqe, del te Varri i Nuses,  pastaj vazhdon para faqes veriore të maleve të Belicës, fut brenda Jabllanicën, pret Drinin e Zi,  vazhdon në Mbigjur të Misllodezhit,  ngjitet në malin e Llokmave,  duke lënë brenda Dibrës së Epër mikrokrahinën e Zhupës, kalon në fshatin Sencë,  Duf,  ngjitet në Malet Kozhuf e Bistrica,  e mbyllet atje ku u nis, lartësia 2116 m. Këtu të tërheqin vemendjen tri fshatrat e Rekës: Grekaj, Tanushaj dhe Zhirovnica që hynë në Dibër të Poshtme. Administrata vendore, sanxhak(prefekturë) në Dibër të Epër është ngritur në vitin 1440 me Skenderbeun sanxhakbej.Ndërsa në Dibër të Poshtme në vitin 1864. Në Dibër të Epër numërohen dhjetë mikrokrahina me veçori etnokulturore të ndryshme si : Gryka e Vogël,  Gryka e Madhe,  Katër Grykët,  Bulqiza,  Golloborda,  fshatrat e Gollobordës Perendimore(Okshtun, Prodan, Zabzun, Sebisht, Borovë, Muglicë,  Llëngë),  Drinkolli i Dibrës (Otishan,  Xhepishtë,  Drenok,  Modriç,  Llukovë,  Nerezi,  Bezova,  Piskupshtina,  Jabllanica) ,  Zhupa ,  Reka dhe Fusha e Shehrit. Dibra e Poshtme kufizohet nga veriu me Kukësin, nga juglindja me Dibrën e Epër,  nga Perendimi me Matin dhe Mirditën. Kufiri,  në se nisim nga Guri i Kuq i Lurës, ulet në rrjedhen e perroit të Mallës,  Kalon Drinin e Zi,  rrotullohemi pak nga veriu deri në Qafë-Draj (Draj-Reç),  kthehemi përsëri nga jugu e zbresim në ujët e Veleshicës. Prej këtu,  duke ndjekur rrjedhjen e ujët të Veleshicës ngjitemi në Korab,  kthejmë drejt juglindjes e zbresim aty ku fillon të burojë Radika,  në jug të fshatit Restilicë të Komunës së Prizrenit, e prej këtu sipas ndarjes që u tregua për Dibrën e Epërme dalim në Pllajin e Lurës, kalohet në pjesën lindore të malit të Dejës, që ndan Macukullin nga Gurë Lura, pastaj në Fushë Vjerdhës të Mirditës,  Lajthizë e përfundon aty ku u nisëm, në Gurë të Kuq. Në Dibër të Poshtme numrohen shtatë mikrokrahina etnokulturore : Luznia,  Muhurri, Lura,  Reç e Dardhë, Uj’ e m’ujë,  Çidhna dhe Katundet e Epërta e ata për rreth qytetit të Peshkopisë. Veç emërtesave Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme nisi të përdorej dhe Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël.Nuk dihet me saktësi se kur nisi të përdoren këta emërtesa,  por ka shumë mundësi të ketë nisur nga mesi i shekullit XVII. Nga një letër e konsullit italian në Durrës,  Xhuzepe Kapriata,  dërguar eprorëve të tij,  më 9 qershor 1784, mbi masat stabilizuese të Kara Mahmud Pashës,  hasim në emërtesën Dibra e Vogël : ”...Mamut Bek levante in Cavaglia,  e con tutto quest’ ammaso di gente il Pasc medesimo si e diretto ad ataccare il comandante di Zibra piccolo. (... Mamud Bej i ngritur në Kavaj dhe me gjithë këtë grumbull njerëzish po ai Pasha u drejtua të sulmoi komandantin e Dibrës së Vogël (Jusuf bej Hysenagollin-M.Murra). Më vonë, aty nga viti 1878,  me emrëtesën Dibër e Madhe fillojë të nënkuptohej Shehri i Dibrës me fshatrat përreth. Përdorimi i emërtesave Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël nuk ndryshon gjë me emërtim tradicional Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme.Por është gabim t’i thirrish Shehërit (Oranikut famëmadh) të Dibrës,  Dibër e Madhe.Nuk ka arsye që shtrirja hapsinore e Dibrës së Epër të njësohet me Shehrin (Oranikun) e Dibrës e disa fshatra për rreth. keq ka hyrë në përdorim Dibër e Madhe për Shehrin (qytetin) e Dibrës sa që kur pyet një qytetar të Peshkopisë, apo të fshatrave të Dibrës se ku shkon, ai të përgjigjet : në Dibër të Madhe.Por kjo nuk është e drejtë Dibra ka njohur dhe një ndarje tjetër : Topallti dhe Malësi ose Nandë Malet Topallti quhej ajo pjesë e Dibrës që kishte pranuar e njohur sundimin turk, dmth paguante vergji, të dhjeta e xhelp dhe ndonjë herë më të rrallë jepte dhe ushtarë.Në Topallti hynte qyteti i Dibrës,  Reka, krahina e Zhupës, Golloborda lindore dhe të gjithë katundet në lindje të rrugës :Koxhaxhik,  qyteti i Dibrës, Maqëllarë, Peshkopi, Kastriot. Pjesa tjetër quhej “Malësi”. Malësia ndryshe quhej “Nandë Malet e Dibrës”,  të cilët kurr nuk i ka qënë nënshtruar sundimit turk.Malësia kishte një administratë autonome dhe sundohej me ligjin e maleve,  që dibranët e moçëm e quanin “Kanuni i Skenderbeut”. Në Malësinë e Dibrës (Nandë Malet) hynin: Reçi, Dardha,  Çidhna,  Muhurri dhe Luznia në Dibër të Poshtme dhe Gryka e Vogël,  Gryka e Madhe,  Bulqiza,  Katër Grykët në Dibër të Epër.Gjithashtu është quajtur Malësi, dmth hynin në Nandë Malet dhe katundet e Gollobordës Perendimore (Okshtun,  Prodan,  Zabzun,  Sebisht,  Borovë,  Muglicë,  Llëngë).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora