Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adem Zaplluzha: Para se të merreni me politikë

| E enjte, 11.12.2014, 08:00 PM |


Adem Zaplluzha

 

PARA SE TË MERRENI ME POLITIKË

 

Pat thënë dikur moti një njeri

Se ajo është

Një zonjë e përdalë

Sa herë frynë erërat e luan bishtin

Herë shndërrohet në pelë

E herë bëhet kalë

 

Në që se hyni në lojën e saj

Do fundoseni

Si në rërën e gjallë

Po patët guxim

Të hipni në atë sajë

Pa mbërri në cak

Bishti ka me ju kallë

 

E pra zonjë e zotërinj

Matini punët e juaja

Pakëz më mirë

Para se të merreni me politikë

Se vjen ajo ditë e zezë

Që ka për të gdhirë

Sepse të nesërmen mund të zgjoheni

Si një njeri stramastikë