E marte, 19.03.2024, 07:32 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbia, serbët dhe “fillimi “ i njerëzimit

E marte, 09.12.2014, 07:00 PM


Serbia, serbët dhe “fillimi “ i njerëzimit!

Nga Fahri Xharra

Të lundrosh nëpër librat , gazetat , portalet serbe do të thot të futesh në një botë e cila të magjeps me imagjinatën e tyre  në kërkim të asaj që as në ëndërr nuk e kishin parë kurrë.

Më kujtohet sllogani sheshelian i vitëve të 90-ta: “ Srbia do Tokia “ ( Sërbia deri në Tokio ) dhe i cili i shërbente politikës serbe të kohës që të bind popullin e tij se ata luftojnë për një çështje madhore , se me ata ka “filluar “ njerëzimi të frymon.

Ajo që më intereson është se nga vie i tërë ky  guxim serb për shtrembërim , fallsifikim dhe të njejtën përvetësim të një historie të lashtë , së cilës kohë kurr nuk i kanë takur.

Deri sa me data dhe dokumenta është e vërtetuar se ata : ““Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.  Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë  edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar  në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”

Por jo ata e thënë këtë: “ Serbët në kuptimin e vërtetë të fjalës janë një popull icily u zhvillua nga ashtuquajturi.” Civilizimi i Nëndanubit ( 6 000 vjet paraKr.) dhe u zgjerua deri në Indi ( 2 000 vjet paraKr ) i cili duke i falemnderuar shndërrimeve gjuhësore e ndërroi emrin nga  Serbind-Sirvind në Vind , dhe se sipas kësaj dhe këtij populli edhe India e morri emrin e saj (Vindia) / Vindët flitnin gjuhën para-sllave e cila gjuhë quhet gjuha Sanskrite. “. “Pra imperatorial serbe , gjegjësisht ajo para-sllave gjatë vitëve 2000- 1500 paraKr shtrihej nga Atlantiku e deri në Indi” ( Historiani Jovan Deretiç). Në të gjitha ato vende qenkan gjetur vendet e shenjta kushtuar Zotit të Diellit , toponime serbe dhe gjurma serbe në gjuhët e vjetra të kohës.

Sipas tyre ,për shkak të shpërndarjes së tyre të madhe  Serbët qenkan “ndarë” në tri tërësi tjera si (1) Serbët e Ballkanit ( Pellazgët, Ilirëy dhe Thrakasit ) , gjithëse si para helenëve.Arkeologu serb Djordje Jankovic paska gjetur poçeri sllave tek Dinarikët e izoluar ehde para ardhjes së sllavëve ( serbi ,prije serba)

(2) Serbët e Apenineve apao rashkasit ( Etruskët) të cilët u zhdukën nga sulmet latine si dhe (3) Serbët Indo-Iranian të njohur si Vindët, Vendët , Venedët apo Venetët.”

Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë  të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë  të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe… Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”.

( Ismail Kadare )

“Këta venetët i pushtuan pjesët e Ballkanit , u lidhën me serbët autokton (Ilirët) dhe e vazhduan ndikimin e tyre kulturor në histori.” Për të mbetur pa mend!

Serbët ua tërheqin vërejtjen historianëve se deri në shek,20, serbët janë quajtur Ilir, sepse sipas ilologut të madh sllav qenkan të “ njohur “ 9 popuj sllav dhe gjuhët e tyre  “ Rusët, Ilirët apo serbët, Sllovenët, Korotanët . Sllovakët Bohemët Sorbët e Luzhicës dhe polakët.

"Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe "magjupë" të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë", shkruan gazeta maqedonase.

Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.

Në studimin"e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë.

Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen”.

(Dr. Jovan Trifunovski )

Qenka një studjues serb Obrad Ž. Maricic i cili paska arrijtur në një “ zbulim të madh”

që civilizimi serbë është që 7511 vjet ! Në librin e tij ("Anticki zov istine" ) ai e spjegon këtë/. Kurse historiani Millosh S. Millojeviq ka zbuluar qe bota ishta nja 5800 vjet par përmbytjes së madhe.Nje Car Nino Bjelov te cilin e permend edhe shkencëtari tjetër Deretiq , e paska ndërtuar Kullen e Babilonit  në atë kohë dhe se qenka serb. Serbi pra pastaj e themeloi dinastinë e cila për 150 vjet udheheqta Egjiptin/

Për të mbetur pa mend!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora