Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Për një look perfekt

| E diele, 24.06.2007, 10:53 PM |


Pika më e fortë e tendencës vjeshtë - dimër, lëkura duhet të jetë perfekte.

Stil porcelan, pudër rozë ose kafe, kremi pudrës aplikohet për të pasur një efekt ndriçues dhe natyral.
Estetistët japin këshillat e tyre si të përgatisim fytyrën, si të zgjedhim një krem pudër ideale në përputhje me moshën, ngjyrën e përshtatshme dhe si ta aplikojmë për të përftuar një rezultat perfekt. Estetistët shpjegojnë se përgatitja e fytyrës është mjaft e rëndësishme: lëkura, e pastruar mirë nga tualeti, e pastër, e hidratuar me një krem dite, është e gatshme për tu trukuar. Keni ndonjë problem të vogël të cilin do të donit ta  fshihnit?
Ju mund t’i fshihni ato duke aplikuar korrektorët dhe lapsat me efekt korrektori. Por kujdes zgjedhja e kremit pudër është shumë e rëndësishme!

Ke dëshirë të ndryshosh ngjyrën e flokëve? Atëherë duhet t’a bësh këtë gjë përpara stinës së verës! Bionde, brune, të kuqe bëni një zgjedhje e cila do të përshtatet me lëkurën tuaj. Në rast s’e ndjeheni të frikësuar përpara një zgjedhjeje të tillë, specialistët iu këshillojnë aplikimin e ngjyrave mbi ngjyra.

Në rast s’e e keni përzgjedhur tashmë ngjyrën tuaj ideale, mos hezitoni e zgjidhni ngjyrën tuaj të përhershme.

Si të përzgjedhim ngjyrën e duhur? Përpara së gjithash duhet të zgjidhni tonalitetet që korrespondojnë me lëkurën tuaj. Nuk mund të bëheni bionde platin  në rast se jeni një brune me lëkurë të errët!

Por ndonjëherë zgjedhja bëhet më e vështirë: ”jam gështenjë e hapur apo e mbyllur”? Për këtë është e rëndësishme të përcaktoni ngjyrën tuaj origjinale.

Mos harroni s’e flokët e ngjyrosur duhet të jenë të kuruar mjaft mirë: mos hezitoni të përdorni një produkt specifik që gjallëron ngjyrën dhe i jep shkëlqim flokëve me kalimin e kohës. Është e domosdoshme njohja e ngjyrës origjinale. Duke vrojtuar rrënjën dhe jo majat e flokëve,këto të fundit shpesh me një ngjyrë më të hapur për shkak të oksidimit natyral të flokut. Vëreni në konfeksion nëse ngjyra që iu pëlqen përshtatet me ngjyrën origjinale. Përpara ngjyrosjes së flokëve iu këshillojmë të bëni një test ndjeshmërie. Nëse keni flokë të gjatë, parashikoni dy konfeksione. Për ngjyrosjen e përhershme, prisni minimalisht 48 orë. Për të bërë ngjyrosjen ngjyrë mbi ngjyrë,duhet ta aplikoni në flokë të larë. Vishni diçka të vjetër, përdorni doreza mbrojtëse dhe ndiqni hap pas hapi këshillat e mësipërme. Respektoni kohën e pritjes dhe të shpëlarjes së mirë të flokëve (uji që do të përdorni gjatë shpëlarjes duhet të jetë i kthjellët)e më pas kaloni në fazën e kurimit të flokut tuaj.

Çfarë ngjyre dhe për çfarë lëkure?

“Ngjyra e flokëve dhe tualeti i femrave i jep intensitet shikimit dhe shkëlqim lëkurës.

Një zgjedhje e mirë e ngjyrës së flokëve jep energji”!

Keni një lëkurë me ngjyrë të hapur dhe flokë biond:

zgjidhni tonalitetet e biondes nga nuancat e grisë deri te platini. Lërini flokët e verdhë të theksuar që tek ju do të kenë një efekt..... Për të pasur më shumë energji në flokët tuaj përdorni tonalitetet e kafenjta të fuqishme të cilat krijojnë një kontrast mjaft tërheqës.

Keni një lëkurë të kuqe dhe flokë gështenjë të çelët: zgjidhni tonalitetet të cilat anojnë nga gështenja me reflekse bakri të cilat nxjerrin në pah të kuqen e mollëzave të faqeve. Evitoni ngjyrat e hapura të cilat iu bëjnë të zbehtë. Për të përftuar më shumë energji aplikoni fijet e verdha të theksuara ose bakri.

Keni një lëkurë me yndyrë dhe flokë të zinj: tonalitetet e gështenjës ose reflekset e ftohta (çokollatë, kumbull)janë ngjyrat që bëjnë për ju. Evitoni ngjyrat e bakrit ose të arta të cilat nuk vënë në dukje ngjyrën e lëkurës suaj.

Keni karakteristikat e një lëkure me ngjyrë të kuqe(lëkurë të bardhë, me quka...): luani kryesisht me tonalitetet e kuqe.

Përkujdesuni për ngjyrën: për të pasur flokë të ngjyrosur të shëndetshëm e me shkëlqim përdorni produkte specifike që japin këto rezultate. Flokët jo vetëm që do të kenë më shumë volum, por edhe ngjyra juaj do të jetë në qendër të vëmendjes!

Spekter