E premte, 19.04.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Tri poezi nga Halil Haxhosaj

E diele, 07.12.2014, 06:59 PM


Halil Haxhosaj

 

ZBRITE NGA ËNDRRAT

(Ali Ibër Nezajt)

 

Zbrite nga ëndrrat madhërishëm

Erdhe në Gjakovën e dashurisë

Erdhe në Gjakovën e rinisë

 

Gjoksi plisi shoka xhamadani

Koburja ta shtojnë krenarinë

Në qendrën e Gjakovës

Në zemrën e saj trimëreshë

 

Sytë i kanë drejtuar kah Ti

Shkëlzeni Gjeravica Pashtriku

Zanat e Malësisë këngës ia thonë

 

Me ujë të Valbonës ta freskojnë

Fytyrën faqet ballin e sytë

Krenaria të shkëlqen e praruar

 

Në qendër të Gjakovës

Në zemrën e shpirtin e saj

Merr frymë lapidari i krenarisë

 

Të madhëruan e të përjetësuan

Trimëria Kosova e Shqipëria

Ali Ibër Nezaj të përtëriu historia

 

 

ZEMRA IME

 

Shtrëngoi dhëmbët

Mos u ligështo

Syri vër mos të të bëj

Ti je e mësuar

Të matesh me vdekje

 

Zbuti shikimet

Bëri të ëmbla

Sepse ta ka lakmi

I pari e i fundit

 

Zemra ime

Mos u ligështo

Vetëm krenohu

Për epitetin

Që more

Në Aortën e Perandorit

 

Mos qaj kokë për valvulin

As për aortën e mitralës

 

Ke nënshtetësi Kosove

Hapu e mos u tkurr

 

Zemra ime

Hapësirat na presin

 

 

FRYMË E RE

 

Në zemrën e legjendës

Kënga shpirtëzon gjakun

Jehona mbështjellë dheun

Për t’i ngritur në lapidar

 

Prekazi frymë e re

Prekazi erë e re

Prekazi epokë e re

Në shekullin e ri XXI

Për Kosovë

Për shqiptari

 

(Prekaz, më 27.09.2014)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora