E enjte, 28.03.2024, 11:06 PM (GMT)

Kulturë

Derada Gashi: 30 poezi nga Rrustem Geci

E diele, 07.12.2014, 02:36 PM


FESTA E TË SHKRUARIT

Nga Derada Gashi - Frankfurt

Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 6. 01. 1950. Mësimet e para i bëri në vendlindjen , kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustja u kulturua mëtej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, por, që kurrë s´e mbaroi. Mirëpo, Rrusta gjithë jetën do të bëjë Universitet, në studion e tij, pranë librave dhe muzës së tij, poezisë. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian  ai  mërgon    Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Rrustem Geci kryesisht merret me poezi dhe ese. Poeti, Rrustem Geci, deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4.”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8.”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Iliresha” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. Monografia “Pasha këtë tokë”, si dhe 17. “Kanunin poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, me 23 mijë vargje. Vepra  e Rustem Geci është e vlerësuar nga njohësit e poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; libri i Rrustem Gecit, “Kanuni poetik”, është libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasë koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë dhe vlerësojnë. Ndërsa, Rrustem Geci në këtë shpalosje shprehet; “Unë inerpretojë epokën time. Udhën e vështirë të qytetërimit shqiptar“. Ngrehina e poezisë së Gecit, shkruan Rexhep Kasumaj, që jeton e krijon në Berlin, është kullë tempullore. Hijerëndë dhe e trishtë, e madhërishme dhe e bukur. Si vetë jeta që autori e ka transponuar e lëmuar në laboratorin e tij të fshehtë letrar. Sepse i tillë ngjan të jetë ai: një marrëveshje e koduar me hyjnitë e frymëzimit krijues, e paqasshme për vdektarët!.. Rruga e formimit krijues thotë Rrusta, mbetet proces i gjatë, proces që kurrë s´mbaron. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qënit poet. Zonja Derada, dashuria është e gjithëjetshme. Ajo është ngadhnjitarja dhe tragjika e së përditshmes. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Jam përpjekur t´ia heq mbulesën ca gjërave, por kjo i mbetet lexuesit ta vlerësojë. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari. Krijimtaria 50 vjeçare e Rrustem Gecit, është një kremte e të shkruarit. Këtë jetëshkrim për poetin Rrustem Geci ( tani pak të plotësuar ) po e mbyllim me një poezi të tij ; Gjak u bënë vargjet / derisa erdhën tek ju / për të dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /. Përë këtë festë të krijimtarisë së tij, Rrustem Geci ka përgatit 30 poezi nga libri, "Kanuni poetik" , dhe "Heroika". Sukses, dhe gjithë të mirat autorit!..

Rrustem Geci, 30 poezi nga libri, „Kanuni poetik“, dhe „Heroika“

 

A N T O L O G J I

 

Këtë farë    artit    trishtë

mbledhur e kam  nëpër stinë

me vuajtje i bëra këto poezi

për  mua  dhe  popullin  tim

 

Në jetën  njerëzore    tokës

ku dielli i ka  të tëra pallatet

e kërkoja atë    quhet botë

e  kërkoja  gjakmjaltën time

 

Jam rritur  në shtratin e tokës

jo për të bërë famë dhe lavdi

ah,“Antolologji personale”

gjithë dashurinë ta dhashë ty

 

  ( ajrin )  ku fryma banon

në terrin  ku  fjala  bën  dritë

midis  prushit   dhe   flakëve

poezi, ti je gjaku im i shpirtit

 

 

ILIRI NË GJUHË

 

Shqipëri     çdo  shtëpi

është  betim  i  shqiptarit

është arbërim i të folmes

e bukura fjalës  në këngë

 

Kjo iliri e gjuhës    art

që ka zënë në çdo shtëpi

krahët i ka  nga sintaksa

dhe zemrën  nga flamuri

 

Shqipëri    çdo  shtëpi

është himn i trojeve tona

është gjuha që  e  flasim

dhe gjuha  që shkruajmë

 

Shqipëri    çdo  shtëpi

është   urdhër   kulturimi

dhe detyrë e çdoditshme

për gjithsecilin  shqiptar

 

 

GJUHA SHQIPE

 

Jam nënë e disa gjuhëve

mëmën  e kam pellazge

ajo  mua    trashëgoi

të jem e  gjithmonshme

 

Ky mesazh  i  shekujve

10  mijë  vjet  pellazgji

dhe  3   mijë  vjet   Iliri

është gjuha jonë shqipe

 

Kosovë, Iliridë, Çamëri

flamuj të gjuhës shqipe

me ju unë jam  shqiptar

me ju unë jam Shqipëri

 

Jam nënë e disa gjuhëve

Fol gjuha  ime  e  bukur

Sa gjuhë nga gjuha jonë

u  bënë  gjuhë    vete

 

 

TROJEVE TË MIA

 

Tërë uji i lumit Vardar

është  ujë   i   Kosovës

ujë i bardhë  i  maleve

ujë  i  bardhë  i   borës

 

Tërë uji i lumit Vardar

është  ujë   i   Kosovës

ujë i  dhéut    zemrës

ujë  me  Shkup  e  Iliri

 

Tërë uji i lumit Vardar

është   ujë  i   Kosovës

uji ynë  i përëndishëm

ujë    derdhet  ilirisë

 

Tërë uji i lumit Vardar

është   ujë   i    kombit

ujë  i   réve      rimta

ujë i shkriftë i gurrave

 

 

LULET E KUQE TË MARSIT

 

  gjitha  eposet  janë zgjuar

fushës së  gjelbër  të Kosovës

brenda është muza dardanëve

brenda është Shqipëria etnike

 

Të gjitha eposet   janë  zgjuar

me vete  sjellin  pluhur e tym

  sulmuara   janë  tre  Trojat

dhe kullat me gur të  Olimpit

 

Të gjitha  eposet  janë  zgjuar

në grimcat  magjike    fjalës

për të përjetshmin tonë  atdhé

për    përjetshmen, Shqipëri

 

Të gjitha  eposet  janë  zgjuar

fushës së gjelbër të  Kosovës

të ruajnë qënien dhe  shpirtin

gjakun  gjuhësor     shqipes

 

 

E R G J I N I

 

Ti që puth buzët e mia

që më josh e përqafon

ti më je më e  dashura

mbrëmja ime e  bukur

 

Ca pika gjak    duar

ca  pika  gjak     gur

m´u dukën    etshme

tek mbahesha për mur

 

I  plagosur    betejë

unë ndjehesha i gjallë

për   muri   mbahesha

  mos  bjerë  në varr

 

Nën atë qiell të grisur

me eshkë  e  me  uror

ca  pika  gjak    gur

gjak u  bënë n´flamur

 

 

I BURGOSURI I IDESË

 

Jam zë  i  fjalës    plagosur

jam    i  fjalës     ndaluar

dhe  jetoj  ku  jeton  Kosova

dhe jetoj ku jeton  Shqipëria

 

   flakët    vetëm  rriten

goditem nga  valë  të ashpra

nga   përsëritjet    monotone

  akteve     konferencave

 

Jam zë i  fjalës    murosur

jam vetja ime e paluajtshme

në këtë tokë të pëjetshme,sa

jam i lashtë, aq jam edhe i ri

 

Në luftën    kemi  përpara

kam  plot    pashpërthyera

jam  arti    nuk   mburrem

jam  arsyeja    nuk  jepem

 

 

E    R    I    N    A

 

Në këtë  mbrëmje  me verë

Adam,     dua   për  timin

kam   murmurimë   brenda

dhimbja  më vret e plagosë

 

Eva, merr një  Adam tjetër

diçka    mua  ka  vdekur

emër s´kam, dhe  as  plagë

po  diçka    mua  s´jeton

 

Adam,  ç´ janë   këto  fjalë

në këtë  kohë  aq  të bukur

Eva, diçka në mua  ka ngri

akull s´është, po as borë jo

 

  këtë   vetmi   frenetike

qejfi  nuk  paska  shkronja

shi   bie  sikur      antikë

pas pak  edhe  nata  do ikë

 

 

R I L I N D J E

 

Rend  Prishtinë rend

Rend shpirt i kombit

Rend  Prishtinë rend

Rend  e  mos  pusho

 

Rend  Prishtinë rend

Me    flakët       gji

Rend  Prishtinë rend

Flamurit   Kuq  e  Zi

 

Rend  Prishtinë rend

Me  Preshevën  rend

Rend  Prishtinë rend

Me   Tetovën    rend

 

Rend  Prishtinë  rend

Me T i r a n ë n  rend

Rend  Prishtinë  rend

Rend    atdheut   tënd

 

1 .

 

Në vetminë  kur  shkruaj

shkoj    përtej  Eskilit

dhe    përtej  Homerit

dhe     përtej   Dantes

dhe më  përtej Kadaresë

në më të thellën  e fjalës

në ma të thellën  e kohës

në ilirinë e  lirikës  shqip


 

KËNGA E MBJELLËSIT

 

Qysh kur  arrës  fletët  i  ranë

nën arrë u deshëm e u ndamë

fati neve  pakëz  na  ndihmoi

derisa   fletët   arra  i  mbaroi

 

I mbetur vetëm me mbrëmjen

s´doja të shtrëngoja më veten

jetes unë ia hapa  gjitha dyert

le    dehet   me       dojë

 

Plot vite shkuan e do shkojnë

dhe ne njëri-tjetrin  kërkojmë

jeta s´i uji përroit merr  e  ikë

po dashuria shumë  ka meritë

 

Në kraharorin e një mbjellësi

zemra punon të mos  pushojë

përjashta  koha  dhe  ndërron

po zemra shpirtin  s'e  harron

 

 

ART POETIK

 

Kjo fjalë gjaku o shpirt

që vjen  nga  thëllimat

është shpërthimi poetik

dora yllnore  e muzave

 

Çasteve  kur  bëj poezi

jam  në gjithësinë time

aty  i  marrë  gjak  ajrit

aty i marrë dritë diellit

 

O zë i ëmbël i poetit, ti

që këngët i shpërndanë

si   dhuratë     shpirtit

lavdi     qoftë  poezia

 

Kosovë e artit të gjallë

Kosovë e artit të afshtë

me qetësi prej vullkani

unë thuri këngë  për ty

 

 

U  L  P  I  A  N  I

 

Askush    si    dashuria

dhimbjes s´i  rri  pranë

askush  si  e  nderuara

nuk na deh n´këtë botë

 

Midis të bukurës,  dhe

dhe  midis  përqafimit

jeta  pluskon  e  varfër

  jetë  e pavdekshme

 

Për  një  z o t    madh

siç   është  d a s h ur i a

s´ ka  qiell më    bërë

se një e puthur e vogël

 

Jam  i  tëri i  dashuruar

i tëri jam në tokën time

jeta pluskon e shkurtër

  dashuroj     gjatë

 

2.

 

Në historinë  e  qytetërimit  tonë

s´njoh vdekja  poetike    Ilirisë

Lufta  Trojës  ende s´ka mbaruar

në Kosovë, nuk  ka  fushë  buke

dhe   as  grykë  malesh,  dhe  as

breg  lumi, dhe as prag  shtëpish

pa një pikë gjaku të derdhur, dhe

pa një të rënë    bukur  për  liri

 

 

P    O    E    T    I

 

  poezi  është  gjaku  im

Kosova e të gjitha kohrave

sa herë qan a ngec historia

veton  e  bubullon   poezia

 

Midis ajrit, frymës dhe ujit

midis bimëve  dhe bëmave

jeta  jo  (  rrallë  )  pluskon

  heshtje  dhe  pa  beteja

 

Koha   na   do  si   do  vetë

jo  ashtu  si  e  ( duam ) ne

ëndërrës zëshëm  i  thërras

po edhe  ajo më del e zënë

 

Dhjamin  dhe   figurat  zih

asnjë  lloj  i  artit  si duron

poezia skuqet  dhe  zbehet

nëse  me  emër  shenjëzon

 

 

E M B L E M Ë

 

Unë jam ai  i dënuari

ai burgosuri, ai  trimi

ai i plagosuri  për liri

  një  jetë    t ë r ë

isha  në luftë e beteja

Unë jam  ai   bandilli

ai shkruesi i  trakteve

ai ilegalisti i shkathët

ai që i  mbaja parullat

“ Kosova Republikë ”

Unë jam  ai  profesori

ai i  bukuri  i  rrugëve

ai  poeti   i  trazimeve

që me studentët trima

i ramë grusht armikut;

Unë  jam  ai i dënuari

ai i bukuri  i  UÇK-së

ai piktori i  emblemës

një i dashuruar i lirisë

 

 

U   J   A   N  A

 

Asnjë  çelës  historie

Nuk    bie  tamam

As mendje e Sokratit

As  zemër   e   Jezuit

 

Asnjë  çelës  historie

Nuk më  bie  tamam

As  çelësi  i    urtit

As çëlësi i të dehurit

 

Në tërë  këtë  histori

Luftë  bëhet  në mua

I  thosha   sot  mikut

Tek  i  shkruaja letër

 

Prej shpirtit më vjen

të bëhem  një rebele

se tregëtarë  të paqes

në 5 copash më grinë

 

 

E  R  M  A  L  I

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

ji mirë, si je,  çfarë  bën

a kam shpirt për vuajtje

a kam gjak për dhimbje

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

a jam hisetar  nën  qiell

cilat  janë   udhët e mia

a kam të korra nën diell

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

sa shi kam në zemër, sa

peshë  kam në thembër

a  kam  lot  për    qarë

 

Jeta  kurrë  s´më  pyeti

sa   është  i  imi  ky  yll

sa  është i  imi  ky prill

ku e kam  engjëllin tim

 

 

BETEJAT NË SHTRAT

 

Erosi më  bëri    zhvishem

ju   gëzova   ardhjes      tij

mikun  shumë  e  përqafova

derisa   bërtisnja     dalldi

 

Populli  ynë   e   do   seksin

dhe   di       bëjë    dashuri

   mbrëmje   drejt   agimit

Iliri më mbërtheu për    tij

 

Erosi   është  i      gjithëve

erosi   është   i      gjithave

erosi mua  zemrën  ma  njeh

erosit të ëmblen ia hongësha

 

Për    ëmblën  e  dashurisë

unë i thyej të gjitha rregullat

se shpirti sa  jep,  edhe merr

  shtrat,  Erosi   bën  sherr!..

 

 

I  M Ë R Z I T U R I

 

Kur  mërzia   pinë  duhan

shoqëruar me  kafe e raki

i  mërzituri   nis   e  zihet

edhe me ata që s´janë aty

 

Kur  mërzia  pinë   duhan

i mërzituri i nxjerr plagët

dhe i gjykon  një  nga një

përpara se atë ta zë dehja

 

Kur  mërzia  pinë  duhan

ajo  e  do  një  mik pranë

nga afër është i zemëruar

nga larg atë se    gjumi

 

Jeta me dehjen  s´ndalon

dehja me jetën pi  duhan

deri     një   ditë  tjetër

deri në një mërzitje tjetër

 

 

L     I     B     R     I

 

Jam  gjak  i  çmuar  i  shpirtit

gjak jetësor  i  gjitha  çasteve

jam  libër,  jam   imazhi  juaj

jam  fryma  e  fjalës    letër

 

Në libër janë  bërësit e kohës

e përditëshmja e më të gjallit

Libri është ekzistenca dijeve

libri me vete bart ndryshimet

 

Kjo lartësi  e mendjes, dhe  e

dijes, është më e fuqishme se

duart, më i fuqishëm se çasti

i lig i vrasësit  dhe  i  xhelatit

 

Mesazhet nëpër libra janë 

përhershme, libri është vlerë

harresa është vdekja e dijeve

me libër  gjenitë bëjnë epoka!..

 

 

LULES SË PRIZERENIT

 

Kosovë me  plotë  zambak

kopshtin tënd  unë  e  njoh

në kopshtin tënd jam rritur

o gjak i luleve  të Prizrenit

 

A të  kujtohet  o  Albulenë

kur t´i erdhe  me   zambak

dhe  u  ule   midis  violave

puthjen e mbetur të ma fal

 

Ty ta besova unë dashurinë

buza puthjen thellë e ndien

në këtë lirikë  me  Kosovë

ti je ëndrra  e  shpirtit  tim

 

Kosovë me shumë zambak

jam n´hijnajë  të Prizerenit

ty    don  djal  i   Gjilanit

o ma e bukura e Prizerenit

 

 

TREGIM POETIK

 

  atdheun   e   vendit  tim

tërë  qielli sot është i kaltërt

unë kujdesem për dashurinë

ta ruajë nga dramat e kohës

 

Historia është çast i realitetit

gjaku i të gjithë brezave tanë

tërësia  e  fakteve, dëshmive

pambarimi i shumë betejave

 

Të bukurën e  përdori    art

edhe kur është  e rrezikshme

historisë i  dalin  pordhë, kur

historia pi verë  me  xhelatët

 

Ju dua    gjithëve  ju  dua

  shumë  se  veten  time

jam  pikë  e  ujit     Drinit

jam  gjak  i  kroit    vërrinit

 

 

HIMN I LIBRIT në librin „Kanuni poetik“

 

Eja muzë e  ngadhnjimit    artit

fletë e  çdo  dite, muaji  dhe  viti

kjo kohë më  bën    vet-digjem

me bashkudhtaren time, poezinë

 

Rritu bimë e gjuhës  dhe e fjalës

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës

ji shpërthim i flakëve  të shpirtit

je lavdi e  popullit    përgjakur

 

Në shpirtin vullkanor të poezisë

bërë i kam  betejat e secilit varg

në jetën biologjike  të këtij  libri

je nënëemadhja e arbërimit tonë

 

Shqipëri, unë e ti jemi  një  gjak

që nga pellazgët e lashtë  e Iliria

toka  jonë  qe  shesh  i  luftërave

dhe arenë gjaku  e  perandorive

 

Kosovë,  kryengritëse  e  këngës

stërmbesë  e dardanëve të  Trojës

në trup  ende ke  plagë    gjakut

nga  fqinjët    tokat  t´ i  morën

 

 

2

 

Liri, bëje dorën grusht mos  u  jep

me emrin tënd  u  rritëm betejave

për ty dashurova  mes  plumbave

për ty i rashë grusht dallgëthyesve

 

Nuk  ka  paqe  për  lumin  me  vaj

nuk ka paqe për lumin e ndarë, me

pikën e gjakut i këndoj bashkimit

liri, këngës dua t´i shkojë në fund

 

Në kryqëzim    kohës  së tashme

zjarri ende bën luftë  me  errësirën

Shqipëri, trashëgimtare e pellazgëve

me ty  e  kam  vajtimin  zëmadh

 

Atdhe, në trup i kam pesë  plagë

në pasqyrë  i  shoh  armiqtë e mi

kjo botë qenka vërtet me përrallë

Shqipëri ka veç    gjuhën time

 

Digjet e piqet kjo  botë  n´zjarrmi

Kosovës kudo ngulmon gjak i ri

arti  i  çlirimit  nuk   njeh   kufij

në të gjitha kohrat ka  emrin, liri!..

 

 

Ç    E    L    Ë    S    I

 

Në një çelës    hap  derën

përpiqesha     gjej   veten

  g j e j     kaluarën  time

disa nga kujtimet e shkuara

 

Në një çelës    hap  derën

lexoj  numra    pafundmë

ëndrra     një  kohe  inerte

hije  copash      shpërbëra

 

Në një çelës    hap  derën

doja  ta  gjeja     kaluarën

pjesë    j e t ë s      jetuar

  unë  i  kisha  për  zemër

 

Në një çelës    hap  derën

plot  gjëra   s´kanë  kuptim

plot  gjëra  s´thonë  a s g j ë

plot gjëra s´dua as t´i kujtoj

 

 

A N T I G O N A

 

  fshehtat  e  një  gruaje

i  dashuri im nuk i kupton

ai s´e kupton    fshehtën

që unë herë-herë  mëkatoj

 

Jam  paksa   e   çuditshme

por  unë  i  dua   meshkujt

ata që vërtet  më pëlqejnë

unë ata i dashurojë shumë

 

Shpirt, vema dorën në gji

puthma gjirin, shtrëngom

flakët  i  kam     fshehta

ato  vetëm  unë   i  ndjejë

 

Në këtë shtëpi në bjeshkë

ideale  qenka  për dashuri

zemër, ky çast është i yni

për  këtë  çast   çmendem

 

 

ZALLAMAHI

 

Në këtë  qytet   pa  ekstazë

thonë se dikush  ka vdekur

qytetarët kudo  janë tubuar

por ata s´din  kë e vorrosin

arkmort s´ka, as  të vdekur

njerëzit  janë  grumbulluar

dhe dikë duan  ta  vorrosin

  këtë  qytet  pa  ekstazë

ka aq shumë fantazma,dhe

vjedhës të  thashethemeve

që vuajnë nga plagët pa zë

dhe  nga  hijet  e  hiadhave

thërritësit   e    fantazmave

duan një  mort  pa arkmort

qytetarët janë grumbulluar

( zëra  kafshësh dëgjohet )

ata duan  ta  vorrosin  dikë

por s´dinë    ta  vorrosin

zallamahinë  apo  vetveten

 

 

KËSHILLTARËT

 

Me ajrin e bardhë të  fushave

me ajrin  e  bardhë të maleve

me ajrin e  të gjitha dritareve

shqiptarët  do     bashkohen

për aq sa ndarja na  ka  ndarë

Shqipëtarë të të gjitha trojeve

merrni frymë zjarrit që ndizet

historia shkruhet  me    bëra

që nga e hëna në të djelen, që

nga mëngjesi, deri natën vonë

Shqipëri, e gjithë  shqiptarve

s´ka nevojë të lutem me fjalë

afrohu më pranë  tokave  tua

tokave që fqinjët ty t´i morën

bëhu   bashkë   me  Kosovën

bëhu   bashkë    me    Iliridën

bëhu  bashkë   me  Çamërinë

për aq sa ndarja na  ka  ndarë

 

 

Në Kodër të Gjilanit

 

Liria     gjithëve  na  fton

detyrat  t´i  bëjë  gjithsecili

se prej këtu  fillon Kosova

bashkimin  me  Shqipërinë

 

Liria    gjithëve   na  fton

të jemi    hap  me  kohën

  hapim  vende    punës

të bëjmë udhë  dhe shkolla

 

Liria    gjithëve   na  fton

ti   japim   shëndet   shtetit

të mësojmë në një Abetare

kombin vetë  ta bashkojmë

 

Liria    gjithëve  na   fton

se prej këtu  fillon  populli

detyrën  e  tij    sublime

ëndrrën e të gjithë brezave!..

 

Rrustem Geci – Dortmund, 2014



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora