Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Sa aktuale, mbas 100 vjetësh

| E shtune, 06.12.2014, 05:11 PM |


SA  AKTUALE !!.. MBAS  101  VJETËSH...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

?Atdhetari Mark Kakarriqi, një bashkpuntor i Luigj Gurakuqit dhe Ismail Qemalit, per ngritjen e Flamurit kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912, edhe ky i “harruem”...

Në vitin 1913 ishte aksioner në Vienë. Një gazetar e pyeti për luftën e shkodranëve në mbrojtjen e qytetit të Shkodres, të rrethuem nga malazezët: Po kur, të mbarohen burrat, çka keni ndër mend me ba ju? Marku e shikoi... dhe iu pergjegjë shumë gjakftohët:

          “Keni harrue zotni, se luftën tek né do ta vazhdojnë gratë trimnesha!”

?Tue shikue foton naltë mu kujtue thanja e Mark Kakarriqit dhe pyeta veten:

Cila këtu nga këta Vajza Shqiptare në 28 Nandorin e 2014... nuk asht Nora e Dedë Gjo’ Lulit, Tring Smajlja, Kupe Danja, Katrin Tomja apo Shote Galica? ...

E pikrisht, për këto Vajza, ka këndue i madhi At Gjergj Fishta:

“...Edhe t’ mirë po e kisht’ ba nana:

Ardhun shtatit si “breshana”,

synin hyllë, ballin si hana,

dishka njethë si molla n’ gêm:

qi ka dalë m’ ka ashtu té dera,

sikur ban me çilë pranëvera;

sikur ban dielli me dalë

nepër aha, brej e halë:

Kaq gja t’ mirë Zoti ka falë!

***

E ta dijë Knjazi n’ Cetinë,

se edhe n’ qitët Shqiptarët ai fare,

der’ t’ jetë gjallë ndo’i bijë Shqiptare,

qi per erz, Besë, e Atdhé,

këto edhe desin si me lé...”

At Gj. Fishta, TRINGA tek “Lahuta e Malcis”

?101 Vjetë që këta dy Burra vlersonin dhe PARASHIKONIN ...

Melbourne, Dhjetor 2014.