E enjte, 25.04.2024, 04:56 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Ndërmjet përrallave

E marte, 08.07.2008, 07:55 PM


Engjëll Koliqi
Ndërmjet përrallave

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Tashmë gjithçka është e qartë. Shumë pjesë të historisë këndej janë bërë nga përrallat – shekull mbas shekulli. Siç na dokumenton vetë historia – për një ngjarje të caktuar, një herë ishte thënë një fjalë. Ajo fjalë pastaj ishte shumuar e shumëfishuar dhe kishte pjellur një përrallë. E dyta, e treta, e katërta e kështu me radhë, ishin shumuar e shumëfishuar edhe përrallat. Dhe, në periudha të caktuara, kur mungonin burime të tjera, historia mblidhte përrallat. Në këso rrethanash, informacionet për shumë ngjarje – shekull mbas shekulli – historia njerëzimit ia servonte përmes përrallave. Jo vetëm dikur moti, jo vetëm atëherë, por edhe në shekullin tonë, shumë ngjarje historia vazhdon të na i rrëfejë përmes përrallave. Prandaj, edhe në këtë shekull, edhe në bashkëkohësinë tonë njerëzia ndodhet, frymon e vepron ndërmjet përrallave.

Le të bëjmë një shëti të shkurtër nëpër periudha historike,  deri në bashkëkohësinë tonë dhe le të njihemi me disa nga dukuritë, proceset dhe ndodhitë, që ende vazhdojnë të mbahen të gjalla, ndërmjet përrallave.

·       Na ishte seç na ishte, shumë tokë e pare mbreti kishte. Por, sillej e pështillej, ndërmjet fjalëve i habitur, i gjori mbret – para vendimeve gjithmonë i paditur. Bënte seç bënte, atëherë mbreti gjithë botën trazonte. Me dekrete e me venome gjithnjë seç urdhëronte, lartëmadhëria e tij shumë luftëra fillonte, por vetë kurrë nuk luftonte.

·       Na ishte seç na ishte, shumë e shumë shekuj historia jonë kishte. Që në shekullin e parë, njerëzia e hutuar fillonte me përrallë, për t'u treguar botërave dhe zotërave – kah e kanë origjinën e prej kah kanë ardhë. Unë erdha nga perëndimi, ky këtu nga veriu, ai andej nga jugu e tjetri nga lindja.... e kështu me radhë. Po n'këtë të bukur e të bekuar tokë kush paska qenë?! Jo ore jo – priti kryeplaku – den baba den këtu jemi, që nga parashekkujt, ne krijues të botërave e udhërrëfyes të zotërave. Bile me të dëgjuar këngët e babëlokut dhe të gjitha përrallat, tamam të mbushet mendja se këtu jemi ne vetë, para të gjitha botërave edhe para zotërave, që nga parahistoria madje udhërrëfyes të të gjithë shekujve.

·       Pak shekuj para nesh, deshti i Lumi Zot, në Tokën Dardane u kthjell i bekauri mot dhe lindi Konstantini. Bëri seç bëri, më i madhi bir dardani seç u kurorëzua – perandorinë mori. Filloi për së mbari me besë e me dije, pika e vija bëri në Aktin e parë të demokracisë njerëzore. Secili njeri – tha – kudoqoftë, brenda e jashtë shtëpisë, i lirë le të jetë të besoj në Zotin e vet. Me lirinë e besimit, i Madhi Konstantin historinë e botën gjallëroi, njerëzisë të parin akt të demokracisë ia dhuroi dhe vetëvetes ia hapi udhën e shenjtërimit, që i mundësoi deri në amshim në lumturi të jetoj.

·       N'udhën e shenjtërimit, sypatrembur dhe të sigurtë, nën rrezet e dritës së fanarëve të Konstantinit, shumë shenjtër marshuan në tonën tokë të bekuar. Siç na mëson historia – me plot argumente e madje edhe me rrëfime e me përralla – po i përmendim disa nga ata: shën Flori e Shën Lauri, Shën Prokupi, Shën Maksimiliani, Shën Niketë Dardani, Shën Jeronimi.... do të ju numëroja edhe shumë të tjerë, por Shën Niketa vrullshëm më fton e më kërkon, që menjhëherë të filloj këndimin, sepse të madhen festë duhet filluar me Hymnin TE DEUM duke e kënduar.

Mbi krahë të historisë shumë qiej përshkojmë, shumë botëra parakalojmë, mbretër e zotëra njohim, shumë luftëra nëpër shekuj shohim. Shpesh edhe pengohemi. Ndërmjet përrallave rrëshqasim – flasim e bërtasim, madje edhe hutohemi derisa të rrëzohemi. Sidoqoftë rrugën vazhdojmë dhe cakun e gjejmë, edhe kur tej përrallave me mite na bllokojnë, me kokën lartë mbërrijmë dhe kurrë nuk vonojmë. Me rreze dashurie, edhe ndërmjet përrallave e nëpër mite, të vërtetat i zbulojmë, bashkë i mbledhim, faqeve të historisë besnikërisht i parashtrojmë, radhisim kronikat dhe gjithçka bindshëm e rrjedhshëm argumentojmë. Le të vazhdojmë bashkë edhe ndërmjet përrallave e rrumpallave sherrin ta injorojmë dhe me dritë bese e me të mirëfilltën dashuri, historinë tonë ta pasurojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora