E premte, 29.03.2024, 02:17 PM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: Universiteti i alltisë apo i dijës

E shtune, 06.12.2014, 03:41 PM


Universiteti i alltisë apo i dijës

Universiteti i Prishtinës është akoma një institucion reprezentativ dhe mbase simbolika më e fortë dhe më faktike e dijës në Kosovë. Por, që ky institucion në të vërtetë nuk duhet ti përgjigjet politikës ditore dhe të kërkesave të saja, është dhe mbase duhet të jetë detyrë e, obligim permanent i tij, sepse marrja me përgjigjeje politike ditore, gjithsesi e dëmtojnë interesin e dijes në një shoqëri qe ka një interes për të dhe i varfërojnë gjithnjë këto kërkesa universale për dije.

Nga Bekim Rexhepi

Duhet pranuar që ky institucion akoma nuk mbart fat siç do të duhej të jetë i vetvetes, sepse për të sikur gjithnjë dhe gjithmonë do të vendosin të tjerët sa herë qe do ta marri vetveten, sikur më parë i bije dergja! Në universitetin e Prishtinës këtë vit pati një zgjidhja të radhës së rektorit të ri, e radha qe e Ramadan Zejnullahut, një universitar i dalluar, më gjithsej kjo zgjedhje u orvat të kontestohet përmes një vote, e cila nga opinioni linçues u cilësua si votë e interesit familjar, por që në fakt nuk e dëmtoi ligjin sepse gati jemi mësuar të kemi vlerësime gjithmonë dhe jo pak ndryshe nga politik bërja në Kosovë.

Është i vështirë të ndodh debati mbi konceptin e çfarëdo legjitimiteti në Kosovë, dhe në mungesë të debateve dominojnë ato konceptet jo legjitime të cilat fitojnë më shumë teren në jetën tonë, ndaj nuk arrijmë dot të kemi një prerje të qartë. Por, ajo qe fare lehtë evidentohet është se pas Ejup Statovcit, po vije edhe një njëri jo i diktuar nga politika, siç jemi mësuar të shohim të përzgjedhurit e politikës. Kjo çorodi politike e shfaqur me të përzgjedhurit politik ne institucionin e dijes, ka arritur disi që për kaq vite të shndërrohet në një lloj kulture, e cila do sipas interesit të saj të përzgjedh njerëzit e saj në secilin vend që të kapet shteti kudo, dhe insistimi intelektual i vazhdueshëm që tani në këtë kohë ky ritëm i të të përzgjedhurve nga jashtë universiteti duhet të ndalet, të marrë fund.

Universiteti i Prishtinës është akoma një institucion reprezentativ dhe mbase simbolika më e fortë dhe më faktike e dijës në Kosovë. Por, që ky institucion në të vërtetë nuk duhet ti përgjigjet politikës ditore dhe të kërkesave të saja, është dhe mbase duhet të jetë detyrë e, obligim permanent i tij, sepse marrja me përgjigjeje politike ditore, gjithsesi e dëmtojnë interesin e dijes në një shoqëri qe ka një interes për të dhe i varfërojnë gjithnjë këto kërkesa universale për dije.

E kemi vërejtur më qartë se rektoret e përzgjedhur, të ardhur nga politika kanë sjellë me vete jo veçse politikën ditore, por më të kanë sjellë edhe korrupsionin deri ne nivel të dijës. Nga kjo pëlcitje e gjithanshme ky institucion dukej se po bije nga interesi i vërtetë i dijës dhe për të mos ardhur në këtë nivel degradimi, siç e thamë më lartë duhet të ndalet, të marrë fund.

Të ndalet, të marrë fund avaria me dijen. Të marrë fund, mënyra e delegimit të të përzgjedhurve nga politika, të hiqet dorë nga përzierjet brenda këti institucioni. Politika edhe për kundër interesit të saj ndaj universitetit të ndajë historinë e zhvillimit të dijës sepse përfitimi më i madh nga kjo i vije edhe vet politikës.

Vetë akti i zgjedhjes së se rektorit nga stafi i universitetit duhet përkrahur, edhe si zgjidhje e edhe si e drejtë e vet zgjedhjes nga brenda institucioni. R. Zejnullahut duhet dhënë mbështetje sepse është e vështirë të gjendet gatishmëri morale për institucionin, i cili pa dyshim se ka pasur kriza, degradime të ndryshme për të cilat mbase duhet të jemi koshient.

Protestat e fundit të organizatave të dala nga lufta kundrejt rregullave dhe procedurave të universitetit tregojnë se politika nuk e do një universitet të pa politizuar. Politizimi dhe mbajtja e tij në këtë agjendë ka nxjerrë njëfarë çështje të pranimit automatik të studentëve të familjeve të kategorive të dala nga lufta. Kërkesë kjo qe ne esencë prek të gjitha rregullat dhe procedurat e një universiteti, demolon dijen dhe përfundimisht rritë rrezikun e uljes së dijes në vend, duke instaluar qarqet të sigurta militante të cilat në të ardhmen mbase do të sjellin një kulturë të frikshme, përmes kërcënimeve verbale e fizike tek stafi i universitetit.

Sipas kësaj logjike ne do ta kthejmë këtë institucion të dijës në një universitet të alltisë, jo për të luftuar me armiq por përfundimisht me vetveten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora