E merkure, 24.04.2024, 11:10 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjekë Gjonaj: Fryma bamirëse e “Malësia”

E enjte, 04.12.2014, 07:40 PM


Fryma  bamirëse e  Fondit Humanitar “ Malësia” .

Nga Gjekë Gjonaj

Para 20-të vitesh, saktësisht    14  janar të  vitit 1994 është  themeluar  Fondi Humanitar ” Malësia”, me seli në Nju-Jork. I njoh të gjithë vullnetarët malësorë , që me vite janë angazhuar dhe vazhdojnë të shërbejnë në këtë fondacion bamirës,  të cilet kohën e tyre të lirë ia falin idealit humanitar, dhe mund të them se mishërim i tyre është mbi gjitha, frymëzimi për të ndihmuar shqiptarët  në nevojë .

Puna vullnetare  e këtij fondacioni është një kronikë suksesi në vete. Sot pas dy dekadash, themi me bindje të plotë dhe me krenari se  ky fonadacion  ka bërë  punë të vogla me dashuri të madhe,  të cilat i kanë përjetuar dhe i ndjejnë  qindra familje  malësorësh dhe jo vetëm.  Veprimtaria  e tij humane njëzetëvjeçare në    kontinuitet i shërbeu, me nder e dinjitet  në radhë të parë Malësisë dhe malësorëve .

Nuk ka asnjë dyshim  se me shembullin e   drejtuesve, anëtarëve dhe donatorëve të këtij fondacioni    u tregua fryma e tyre e solidaritetit, e bamirësisë, e përkushtimit ndaj vendlindjes së tyre të cilën e duan me gjithë zemër dhe për të cilën shpeshëherë kanë derdhur edhe lotë nga malli i zhuritur që të sjell mërgimi.

Me veprimtarinë e deritashme të shkëlqyer, përmes formave të ndryshme në fushën e arsimit të të rinjve të Malësisë, zhvillimit kulturor të kësaj trevë, shkollimit të studentëve shqiptarë në Malin e Zi,  ndihmës  sociale,   shëndetësore të malësorëve në nevojë,  e shumë  aktiviteteve  tjera për t’i dalë zot çështjes shqiptare,   treguan  bujarinë dhe fisnikërinë e tyre të madhe ndaj popullit të vet.

Me këto veprime të tyre  fisnike, ata po ngrehin  lart dhe po e respektojnë  emrin e tyre si malësorë, të cilët gjatë gjithë historisë sonë , i bënë ballë kohërave, dhe ia arritën me shumë sakrifica, të ruajnë nderin, besën, gjakun dhe burrërinë, mikëpritjen , gjuhën e bukur e të ëmbël shqipe, kulturën dhe traditën , virtyte këto që do të na i dëshironin edhe shumë popuj e kombe të tjerë.

Kështu Fondacioni Humanitar “ Malësia”  në rritën e tij të deritashme krijoi    ndjenjën  e bamirësisë dhe solidaritetit, duke vërtetuar thënien e moçme shqiptare: “Nëse dëshiron t’i ndihmosh vetvetes, atëherë ndihmoju të tjerëve, sepse kështu do të ndihmojë Zoti dhe të tjerët”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora