E premte, 19.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Qeverisje - mirë, keq (4)

E enjte, 04.12.2014, 08:26 PM


QEVERISJE: MIRË,  KEQ…

Pjesa e IV-ët.

NGA NEBI DRAGOTI

Kur merr të drejtën e qeverisjes, duhet të shikosh drejt dhe të mos ndahet nga mendja:përse erdhe, si erdhe dhe kush të solli në drejtimin e vendit, kush ta dha këtë privilegj dhe nder. Kjo duhet vlerësuar. Çdo hap që hedh në veprimtarinë qeveritare duhet ta kalkulosh mirë, sepse në kryerjen e detyrave, në sytë e publikut, rrit reputacionin si alternativa më e mirë politike. Gjatë kohës së qeverisjes duhet të jeshë vëzhgues i punës që bën dhe si pritet kjo punë , që kryhet  nga masat e gjëra. Optimizmi qeveritar për të rregulluar punët , që çojnë në ngritjen ekonomike është karakteristika më e mirë e Qeverisë së Rilindjes. Po kështu edhe këmbëngulja për të arritur më të mirën për gjithë shoqërinë është tipar dallies i kësaj qeverie. Mobilizimi ministror për të kryer më të mirën dhe që kjo e mirë është tepër pozitive dhe e dukshme dhe e qëndrueshme. Këtë motiv e shikojmë si preokupimin themelor dhe të sinqertë tek kjo forcë politike më shumë se tek çdo qeveri tjetër që ka qënë në këtë tranzicion. Ekipi ministror i kësaj qeverie tregohet kompetent dhe njeh e shfrytëzon detyrat që ka . Detyra e Qeverisë së Rilindjes është e madhe, pasi kjo forcë e koalicionit të majtë politik duhet të rilindi edhe politikat qeverisëse ndryshe nga ç’kanë qënë më parë. Ky mësim për Rilindje të mënyrave qeverisëse duhet të gjejë aplikim në çdo rrotacion që të kryhet. Pra,  kërkohet që çdo forcë, kur vjen në qeverisje të vejë në funksion politika të reja qeverisëse duke u larguar nga politikat e vjetra të deritanishme. Në këtë prizëm gjykimi hedh dritë vetë atmosfera e gjithë politikës shqiptare në këto vite tranzicioni, që nuk kanë qënë të kënaqshme. Kjo politikë është karakterizuar nga sensi negative i konfliktualitetit shterp dhe zhurmues, që ka sjellë largimin nga veprimtaria konkrete, e cila duhet të dominojë dhe që është e nevojës kohore dobipruese. Për këtë, të bësh shtet, të jeshë i mobilizuar dhe të keshë qartësinë e pjekurinë e duhur politike, kjo është meritë. Për të arritur këtë objektiv madhor është edhe obligim qytetar sa patriotik, aq edhe atdhetar. Në këtë linjë tensioni duhet të aktivizohet në unison e gjithë politika shqiptare. Për të arritur këtë stad duhet emencipimi politik dhe azhurnimi ideor dhe kohor hap pas hapi, situatë pas situate në dobi të vendit, duke kurorëzuar forcën rritëse ekonomike dhe në kuptimin figurativ lulëzimin dhe qëndrueshmërinë e saj. Nëqoftëse nga Qeveria e Rilindjes shihen shumë anë pozitive si mënyra më të mira qeverisëse, tek opozita mbetet qëndrimi më negativ, sidomos kur i kundërvihet pozitës me një fallsitet që nuk është aspak real, madje tepër i fryrë. Është kështu, se harron , kur ka qënë vetë në pushtet. Ka qënë më e shthurur, nuk ka pasë programe dhe objektiva cilësore  zhvillimi për të ndryshuar realitetin dhe për ta përmirësuar atë sadopak. Dihet, dhe,  se gjithçka,  është e qartë që opozita e sotme djathtiste ka bërë ecje kuturru dje, kur ishte në qeverisjen e vendit. Për këtë, kjo ende nuk e ka bërë analizën e duhur dhe të saktë të domethënies të rënies nga pushteti. .  me qëllim që të mësojë nga gabimet që ka bërë. Kur këtë ta bëjë me sinqeritetin më të madh, jo me demagogji;atëherë i lind e drejta që të kritikojë rrugët e gabuara, që ndjek Qeveria e Rilindjes nëse kjo ka. Dhe kritika duhet të jetë bindëse dhe faktike për gabimet që i konstaton pozitës. Ky reflektim i opozitës duhet të jetë tejet parimor i shprehur me gjuhën bindëse të realitetit dhe jo të mbytet me retorika e patetizma apolitike histerizmi që marrin nota qesharake përballë opinionit të shëndosh publik. Megjithatë, sa cituar sipër, opozita mundohet ta kamuflojë këtë natyrë cmirëzezë duke rrahur gjoksin, se po të ishte në qeverisje do ta drejtonte më mirë vendin. Si e qysh dhe tek, kjo nuk e thotë se si do të realizojë idetë që ka në kokë, kur këto ide mbeten të errëta. Kështu del, që e gjitha kjo ngrehinë të jetë e ngritur prej rëre dhe një gjë e tillë dihet se ç’fund ka. Nuk ka përfundim tjetër mendimi nga ç’shpreha në këtë gjykim për opozitën. Tjetër në këtë shkrim, duhet ndalur edhe tek figura e lidershipit, që duhet të jetë jo si udhëheqës i mbarsur me kult individi tepër primitive saqë gjithçka në qeverisje t’i mbetet si aktivitet vetëm atij qofshin anë pozitive apo negative qofshin. Qeveria është qeveri si një trup i vetëm. Kompozimi i qeverisë është një, ku ka unitet mendimi e vprimi, kolegjialisht vendosen e miratohen politikat më të mira zhvillimi e më të shpejta në arritje objektivi për të cilin pretendohet të arrihet. . Minifrontet ministrore  kanë secila objektivat e veta dhe sëbashku këto krijojnë frontin e madh të punës së qeverisë. Pra, e kam fjalën tek mendimi e veprimi i studiuar kolegjial. Jo mendimit e veprimit spontan dhe të nxituar, sepse, dashje pa dashje, bie në gabime, që, pastaj, bëhesh objekt qortimi edhe nga elektorati yt. Qeverisja është filozofi dhe është filozofi, kur konkludon në kryerjen e veprave të dobishme për popullin tënd. Qeveria duhet t’u largohet qëllimeve e veprimeve selektive dhe të mos bëhet objekt kritikash e polemikash. Në këtë drejtim ajo duhet të qëndrojë shumë larg dhe shumë lart. E mira është e mirë dhe e duan të gjithë. E keqja është e keqe dhe askush nuk e do. Dhe këto dy koncepte duhen veçuar prerazi nga politikëbërja qeverisëse. Edhe politikëbërja opozitare, që vihet në përdorim, kërkon konkludime sa më të sakta për të qënë sa më efiçente dhe produktive gjithëpërfshirëse për të arritur në zgjidhje të problematikave që ka jeta. Pozita duhet të dëgjojë opozitën, kur, kjo bën vërejtje konstruktive dhe pa hile. Çdo qeveri duhet të qëndrojë larg sektarizmit, sepse futja e saj në këtë guackë, është goditja më e fortë që i bën vetes. Pas figurave historike të Skënderbeut e të Isamail Qemalit, vlerësuar si majat më të ndritura të kombit, pritet të zejë vendin figura e tretë historike e qeverisjes që do të jetë më e suksesshme. Qeveri perfekte nuk ka, ashtu siç nuk ka udhëheqës perfekt. Këtu më tepër e kam fjalën për gjithë politikanët, që kanë qënë në krye të vendit dhe janë larguar duke u sharë, duke u mallkuar, duke u përbuzur nga populli.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora