E enjte, 28.03.2024, 09:08 AM (GMT)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezi polake - Jaros?aw Zieli?ski

E enjte, 04.12.2014, 07:02 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

( Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: MAZLLUM SANEJA )

JAROS?AW  ZIELI?SKI

 

I PARË

 

Atëbotë kur kur para teje mbyllen dyert e shtëpisë të gëzimit

qëndron e kredhur në mendime në mes të rrethit vallëzues

hyn në kopshtin e trishtimit

Këtu çdo shkurre mbart emrin e ëndërrimeve tua

Fryrja e erës  i davarit mendimet vërdallë

dhe çdo dru përgjigjet me fëshfërimën  e psherëtimave

 

Rri këtu – atëbotë kur dëshiron të kthehesh

Këtu është telegrafi :

Ai i pari të dërgon përmbajtjen

Lejekalimin kah bota

 

Gjithmonë do të më gjesh

hap portat e mia në mes të stuhisë më të madhe

Po do të jesh fillikat vetëm

Do të jesh e vetmuar ... pa palaçot vallëzues

 

Varshavë, dhjetor 1985

 

 

NEVOJA E DASHURISË

 

Rreth e përqark ndodhin mijëra çështje

me fillin e pakëputur rrjedh jeta

Ti dëshiron dashuri!

Të vetme dhe të pandryshueshme

deri te udha e fundit juaj

bota? Nuk ekziston për ty

Kujt i lejon të kredhësh në këtë shkëlqim

Marrëzi... apo e vetmja nga shtigjet

Ndërmjet shkëmbinjve koralor

në ishullin e lumturisë

 

Varshavë, janar 1986

 

 

FLUTURIMI KAH YJET

 

Fshehu...

Në heshtje dashuro

në hijen e shelgjeve ndanë rrugës

dhe qaj e kthyer kah muret

Jeto ashtu

që askush të mos i njoh fshehtësitë tua

Atëbotë kur tashmë nuk di

të mbash peshën e botës

Është një shtegdalje

kërcim në errësirë

fluturimi kah yjet?

 

Varshavë, janar 1986

 

 

NË SHKËLQIMIN E DRITAVE

 

Joanës

 

Dëgjoje muzikën

ajo të lejon të luash në zemrën e vet

Ngrihu dhe vallëzo

deri në të fundmën fuqi

kur bie dhe mua më shikon

Me urrejtje shqetësim

dashuri...

 

Vallëzon – në mes të shkëqimit të dritave

Unë të pres – a thua më kupton

Dhe vjen kah unë

të rrënosh shtëpiyën time të kartave

 

 

SHIU

 

Shi bie

dhe ndien aromën e njomur  të barit të kositur

gumëzhimën e frenuar të motorave të automobilit

Dhe jeton

Pikërisht këtu në qendër të qytetit

e sheh Atë

Të mbështetur për trungun e drurit

me pallton ngjyrë të kaltër qielli

E sheh

ndonëse këtë trung druri

asgjë nuk e ruan nga shiu

Dhe mbetet imazhi – përgjithnjë

derisa të mos bëhesh i lumtur

 

Varshavë, maj 1986

 

 

SI TË THEM

 

Si të them ty se të dua

Në livadh – në mes të luleve të jargavanit

Në shi

atëbotë kur e lagur nga shiu troket te porta

në turmën e rrugëve monotone?

Apo ndoshta të shpie pranë lumit

mendimet tona i bashkon

të qeshësh

të qash kur refuzon

Të refuzosh? Jo, sepse unë...

 

 

Varshavë, maj 1986

 

 

PYETJE

 

Çfarë të keqe ka në ca fjalë

çfarë të keqe ka në ca mendime

çfarë të keqe ka në ca puthje

në përkëdhelitë e zemrave të ngrohta

të shikimeve të flakta

Ky është vetëm një stacion në vrapim

pëllëmbë të duarve të lidhura shikime të ndara

Je akoma i ri

shumë shikime dhe shumë pëllëmbë të duarve

Ndaj pyet:  çfarë të keqe?

 

Varshavë, qërshor 1986

 

 

UNË

 

Ndoshta jam unë vetëm një endacak i vetmuar

siluetë e errët  në dritën e fanarëve

dhe asnjëri nuk më sheh të qarët e mi

mbi varrin e mikut

Unë nuk kam miq – dhe nuk di të qaj

 

Unë jam zëri i botës juaj

i mendimeve të juaja...

djalë i vogël i ngrirë në vrapim

i mitur ndonëse që sheh aq shumë

që vrapimi të bëhet përjetësi

 

Ju që dëshironi të më dëgjoni

dëshironi rë më gjeni

të më dëgjoni

po do të gjeni vetëm vetveten

 

Varshavë, prill 1987

 

 

ËNDRRA

 

Ec nëpër labirintet e ëndërrimeve

shoh mijëra hioje të palëvizshme

Shoh formën e tyre:

duart e shtrira për lutje për ardhmërinë

dhe shpresën e atyre që ngritin kokën lart

Buzët që do të donin të thonë  “ashtu bëhet”

po dinë se marrëzi do të ishte

diç më tepër se sa “dëshiroj”

 

Varshavë, qershor  1987

 

 

NDARJE

 

Shkon përpara

sa e bukur në diellin vjeshtak

Tashmë nuk kthehesh prapa

as mua nuk më shikon

Për çfarë? Sepse nuk dëshiron këtu të mbetesh

Shkon me kohë

përpara – kah fati yt

Përse...

Tashmë mund të jem

 

Varshavë, shtator 1987

 

 

KOPSHTI

 

Lulja e trëndafilit, gjethi i dushkut

a thua mund të ekzistojnë

dy bota të kundërta?

Madje kur petalët e luleve

kthehen në anë të drurëve

dhe arrin hija e shikimit

Jo! Diellin kërkon

jo – mirëdashës të ftohtësirës

Gjethet e mia mbulojnë dritën

fshehin diellin

a thua jo, Trëndafile?

 

Varshavë, tetor 1987

 

 

MBRËMJE

 

Shikoje – qirinjt e fikur

shtatë dhoma te kredhura në errësirë

ndiej frymëmarrjen tënde

dëshiron të gjesh  rrugën

Pastaj më pyet

unë e di këtë shtëpi

Nëse dëshiron vetë ta gjesh

godet në diçka

rrëzon vazon e vjetër kineze

Nëse i beson fjalës sime

do të gjesh dyert...

dhe nëse nuk dëshiroj të tregoj

Mbaj vetëm ngrohtësinë e pëllëmbëve të duarve tua

dhe puthjen

derisa më vonë edhe një puthje

kur ti do vish të marrësh çelësin

 

Varshavë, dhjetor 1987

 

SHËNIME PËR AUTORIN:

Jaros?aw Zieli?ski  u lind më 1971 në Varshavë, në një familje intelektualësh. Studioi dhe mbaroi letersinë polake në Universitetin e Varshavës. Në ndërkohë studioi informatikën, politologjinë, ku më vonë do të ligjëroj si ligjërues universitar.

Ndërkaq, në korrik të vitit 2012, atëbotë kur ishte në vrullin e krijimtarise së begatë intelektuale, poeti Jaroslaw Zieli?ski vdes tragjikisht duke bërë vetëvrasje.

Poeti tragjik Jaroslaw Zielinski la pas vete një mori librash si në poezi ashtu edhe në prozë.

Për fund, vlen të themi se poeti Zielinski është një poet i një ndjeshmërie të madhe poetike njerëzore. Paralelisht me trishtimin, dhembjen dhe vdekjen, në poezinë e tij gjejmë edhe elementin poetik në të kërkuarit e shpresës, ringjalljes së jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore. Zatën kjo është kredoja poetike e poetit Jaroslaw Zielinski.

(M.S.)



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora