Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve

| E premte, 05.12.2014, 08:28 PM |


Shajkaqa serbe dhe origjina e serbëve

Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studjoni gjuhën shqipe”. Gottfried Wilhelm von Leibniz 1646 –1716)

Nga Fahri Xharra

Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Poserbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.  Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë  edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar  në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”

“ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit  si dhe atyre serb Jovan  Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën n jugun e Italisë. ” Këto fliten nga serbët për ne. Ne gjëja se erdhëm nga ato anë.

Një gjë  që gjatë studimeve të mia për serbet e kam konstatuar është se  e tërë ” historia  ”e tyre e shkruar nga ata dhe miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e vjedhur nga ne ,ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre histore me diçka që kurrë s`ka qenë e tyre.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fiset turko-avare” e  të nisur nga tokat e Persisë , Iranit të sotëm. Mjete moderne të kohës na e bëjnë të mundur që të arrijmë në përfundime spektakolare për prejardhjen e serbëve, të vetquajtur ”popull hujnor” .  Në konferencen e quajtur ”Elementet Etnik paraslavik në  Ballkan  dhe etnogjeneza e sllavëve të Jugut ” (1968) arrihet në përfundim se” deri ne ditet e sotit arkeologjia nuk ka mundesi te na jep një dokument për një ardhje masive të sllavëve ne siujdhesen ballkanike gjatë shek.6 -të  .Por ata ishin   thjeshtë turko-avar.

” Sot sllovenët , kroatët ,boshnjakët dhe serbët , janë përfundimisht vetëm folës të gjuhëve sllave , por për të parët e tyre mund të pyetet se çka ishin :avar ,turq bullgar apo diëka tjetër (Denis Baši?  The roots of the religious, Ethnic and Natioanl Identity of  S.S.B.H)

” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte  qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka  prejardhjen edhe e  kapuçi i famshëm serb – šajka?a ( shajkaqa)”( Miodrag Milanovi? : Srpski stari vek- etnogeneza Srba). Ndryshimi në mes të serbëve të sotit dhe” serbëve  të dikurshëm” është shumë i madh thot në librin e tij  ” Srbi u srednjon veku”.historiani serb Sima Çirkoviç.

Një ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me  fisin e sotëm Kashkai të Iranit.? Kush janë këta Kashkai (Persisht??????)? Një aglomeracion nomadësh që  sot jetojnë në provincat Fars, Huzestan dhe Isfahan . I flasin dy gjuhë, ate persishte dhe gjuhën Kashkai  ,gjuhë që i takon familjes së gjuhëv Turke. Kashkait ishin gjithmonë por edhe sot e kësaj dite janë popull nomad blegtoral. Çdo vit  shetisin me kopetë e tyre nga kullosat malore të verës në veriun e Shirazit dhe deri 500 km  në kullosat e tyre të dimrit në ultësirat e ngrohta  në afërsi të Gjirit Persik.( Hawley, Walter A. (1913) Oriental Rugs Antique & Modern. Reprint:Dover Publications,New York )

Fiset e  Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë qenë të detyruar që t`i lëshojnë stepat e tyre në mënyrë që të kërkojnë toka të “|reja” pë ta., sikur se hunët vizigotët ,parabullgarët duke pushtuar Indinë  dhe Europën. Racat turke duke i braktisur vendët e tyre ku me shekuj ishin rritur filluan herët të lëvizin  në mes të Maleve Altai dhe Kaspikut. Një  kashkajas shkruan : “ Ne jemi  racë turke dhe të gjuhës turke ; disa thonë që jemi  pasardhës të fisit turk Ogur, të njohur nga ashpërsia e tyre dhe sjellja prej bishe , dhe emri i ynë Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke që do të thotë” Kali me yllin e bardhë në ballë” Ne jemi të ardhur nga Kashgari “

Janë të njohur për rrobat e tyre prej leshi.

Çdo rrjedhë historike , në mënyrë të vet është një dëshmi e jo vetëm zhvillimit dhe fatit të vet , por edhe rrjedhës së civilizimit të tij dhe rrymimeve nëpër të cilat ka kaluar një popull; e njejtë me te edhe veshmbathja e tij.” Ashtu edhe shajkaqa e cila në  veshjet popullore serbe e ka vendin e vet ,dhe për serbët vlenë si diçka kombëtare me theks të posaçëm pë historinë të cilën e ka kaluar dhe në të njetën kohë si përkujtues i historisë dhe fatit të një populli dhe të njejtë kohë si sinonim për Serbin (Mile Nedeljkovi? ŠAJKA?A poreklo i zna?aj srpske kape  )”

“”Kur serbet si vullnetarë iu bashkuan  ushtrisë së krishterë austriake në luftë kundër Islamit , në të njetën kohë kohë duke e ëndërruar çlirimin e vendit të tyre nga Turqit (Mile Nedeljkovi?, po aty)’ atëherë serbët morrën falas uniformën e përgatitur nga  austo-hungarezët. Në këtë me rëndësi të posaçme ishte kapuçi “ shajkaqa” që ushtria serbe e barti në kokë në luftërat 1876-1878.””. PseAustria  kur e dezenjoi uniformën e ushtarit serb e parapau edhe shajkaqen ? Për t`iu treguar prejardhjen e tyre apo diçka tjetër.?

Nga studimet për shajkaqën shihen dilema në mendimet e historianëve serb  për “krenarinë “ serbe. Disa apsolutisht nuk pajtohen me këtë krenari. ” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte  qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka  prejardhjen edhe e  kapuçi i famshëm serb – šajka?a ( shajkaqa)”( Miodrag Milanovi? : Srpski stari vek- etnogeneza Srba).Pra ,nga dëshira e tyre për të treguar ”autoktoninë ”

në këto toka nuk pajtohen që dikush t`u nxjerrë në pah të kaluarën e tyre si dhe prejardhjen  e vërtetë.

Ka shumë gjëra që të japin fakte për origjinën e tyre turko -avare ,por duhet studjuar. Natyra e shkrimit  tim të sotëm nuk më lejon të zgjerohem shumë ,por ja edhe një shembull” Emri  serb “Gospodar ” për  “Zotëriun” rrjedhë nga Altaikët t cilët  fjalën e kishi huazuar nga persishtja ”Gospanddar ” që thoshte  dikur “pronar i deleve”.

Serbët u konvertuan në Krishtërimin ortodoks me urdhërin e Herakliusit , në mënyrë që  me anën e fesë të zbutë kaosin të cilën e sollën avaro-turko-sllavët në tokat e Ilirikumit.

( Librat që e tregojnë prejardhjen turo-avare të serbëve ” Balkan worlds: the first and lastEurope”

Traian Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury;  “The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian … Denis Baši?; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)