E marte, 19.03.2024, 10:49 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Sa vështirë është me jetue shqip!

E enjte, 04.12.2014, 07:55 PM


Sa vështirë është me jetue shqip!

Nga Fahri Xharra

Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët, nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.” Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të fshehurit të së vërtetës për ne. Ne duhet të vërtetën tonë ta qesim në pozita më të favorshme dhe ndriçimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana botës së civilizuar, dhe në të njëjtën kohë do t`i thyenim hundët e fqinjëve të cilët na kanë sjell në këtë gjendje të alivanosjës

Nuk po kërkoj as që po lypi shqiptar në Mars ,nuk më shkon mendja se po e kërkojtë pamundurën -thjesht një thirrje për të u mos shkombëtarizuar ata që kanë mbetur në ato anë. Jemi një. Edhe pse historia ishte e pa mëshirëshme për ne: na ”ndanë e na  coptuan”.Pse në thonjëza ”na ndanë e na coptuan”? Asgjë më tepër se një rivizatim në hartën gjeografike që u krye , një rivizatim me dhunë e me terror , një rivizatim grykësie..A mos është ky një nacinalizëm i imi? Jo, sepse edhe në kohërat e ndarjeve dhe coptimeve i kishim miqët tanë që nuk munden ndryshe të veprojnë përveq  në ruajtjen e shënimeve për ne se ku ishim dhe ku mbetëm. Tokat ”lëvizin”.Nuk i dihet.

Është vështirë me jetue shqip ?  “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët? Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët? Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve? Populli e njeh atë që sheh zi ditën, përpiqet për të bindur popullin e Kosovës, botën, Evropën, se sytë e tij shohin natën dritë. Përpiqet për të na bindur  se rrenacaku nuk rren! Krimineli nuk vret. Hajduti nuk vjedh. Vrasësi nuk vret. Se atdhetari është kriminel, kurse krimineli është atdhetar, viktimë, i rrezikuar, i anashkaluar. Populli njeh dhe e di kush janë çlirimtarët, e kush janë tradhtarët.” ( Riza Greiqevci  )”

"Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”

Është vështirë me jetue shqip ?  “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët?

Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.

Viktimë është vetë historia

A është vështirë me jetue shqip ? ”Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo!   I kemi  të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë  e kreshtave dhe  i godasin me fakte përgjumësit tonë .

Viti 1999. Bota  u trondit nga mizoritë serbe mbi një popull të pambrojtur. U nisën bombat e botës së civilizuar mbi një shtet halucinativ,mbi një shtet gjenocidal,vetëm e vetëm për të mbrojtur një popull të harruar,të lënur pas dore mbi 100 vjet.  Instikti i së mirës i mblodhi të gjithë rreth një populli të pambrojtur,çdo gjë u bë Special për Kosovë.Edhe vaji i fëmiut kanadez ,atij japonez ,evropian e amerikan, si dhimbje për vuajtjet e moshatarëve të tyre në Kosovë,i mbushi sytë me lot të prindërve të tyre,të gjithë me një dëshirë: Të bëjmë diçka speciale dhe u bë speciale për Kosovë.  Me jetue shqip !



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora