E premte, 29.03.2024, 06:39 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Cila do të jetë tradhëtia e radhës?

E enjte, 04.12.2014, 07:23 PM


Cila do të jetë tradhëtia e radhës?

Nga Florim Zeqa

Mosmbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës me 8 dhjetor, nuk mund të jetë befasi për qytetarët e Kosovës, pasi tashmë janë mësuar me lojëra të dyfishta të pushtetarëve.

Befasi e papritshme mund të jetë për lidershipin e LDK-së dhe për "ministrat" në pritje të cilët veqsa kishin filluar rregullimin e kravatave, frizurave dhe përgaditjën e lukut tjetër ministror.

Surpriza dhe befasia më e "këndshme" do të jetë për "kryeministrin" në pritje, për liderin e LDK-së, të cilit aq fort ju vërbuan  sytë dhe mjegullua mendja nga egoja për pushtet,...duke u shkëputur nga parimet dhe premtimet elektorale, i cili për asnjë një moment nuk ndjeu peshën e përgjegjësisë për ndarjen e radhës që mund t'i shkaktoj elektoratit të LDK-së.

Mosmbajtja e seancës konstituive, është një "truk" i radhës i partisë në pushtet, është kjo lojë perfide e kryeministrit në detyrë ndaj partnerit të ri (vjetër) të saj.

Ngutja e pa arsyeshme e kryesisë dhe KP të LDK-së në mbështetjën e një koalicioni jo parimor, dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e elektoratit, do të jetë me pasoja afatgjata në zhvillimet e mbrendshme të kësaj partie.

Mbase ky, ishte edhe qëllimi kryesor i asaj marrveshje fatkeqe të mbrëmjes së 19 nëntorit. Thyerja dhe ndarja e elektoratit të LDK- së e 2006-së e solli Thaçin në pushtet,...ashtu edhe tani, thyerja e re e LDK-së, atij do t'i garantoj pushtetin edhe për katër vite të tjera.

Rënja e krerëve të LDK-së në një kurth të tillë të Thaçit, përveqse papërgjegjësi politike, është thikë pas shpine dhe tradhëti ndaj elektoratit rugovian të LDK-së.

Loja e PDK-së me rivalët politik nuk do të përfundoj më kaq.

Përderisa përmes bllokadës politike (mbi pesë mujore), e sfidoj VLAN-in dhe "kryeministrin" e parë në pritje, zotin Haradinaj, radha i erdhi liderit të LDK-së, "kryeministrit" të dytë por me një pritje më të shkurtë, zotit Isa Mustafa,...siq thotë populli "i dërgoj deri të pusi dhe i ktheu prapa pa pi ujë" !

Ajo çfarë duket tani në horizont, koalicionit PDK-LDK  i ka "vdek nana",...lidershipi i LDK-së tashmë veq ka filluar përgaditjet nëpërmjet mediave për "kumtin" e lajmit elektoratit të saj për prishjen e koalicionit.

Tani shtrohet pyetja; cila do të jetë tradhëtia e radhës apo cili do të ketë radhën e kurorëzimit me parrtinë në pushtet dhe të nominimit për "postin" e kryeministrit,...kjo mbetët të shifet vetëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nuk e kanë thënë kot të vjetrit; "Nëse paradite i hapë gropën dikujt, pasdite do të biesh vet në të".

Për liderin aktual të LDK-së, z. Isa Mustafa "marrveshja"e fundit me Thaçin do të mbetët përvoja më e hidhur jetësore, e cila jo vetëm që e la pa postin e kryeministrit, do t'i shkaktoj rënjën nga posti i kryetarit të LDK-së dhe rënjën përfundimtare nga skena politike.

Përqaj dhe sundo apo "Missione compiuta" e Hashim Thaçit,...pas ndarjës përçarëse të koalicionit paszgjedhor (VLAN), e realizoj e edhe ndarjën paqësore të LDK-së.

Politika është "arti i së mundshmës", Hashim Thaçi doli fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit dhe fitues i dyfisht i procesit paszgjedhor, duke i lënë rrugën hapur vetës edhe për një fitore të radhës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në janarin e 2015-së !

Zgjidhja më e mirë për humbësit e shumfisht të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në parti, me një kërkimfalje të sinqert ndaj elektoratit të saj,...veprime këto që do t'u hapnin rrugë ndryshimeve pozitive mbrenda kësaj partie, në të kundërtën katandisja nuk do të ketë të ndalur...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora