E enjte, 18.04.2024, 08:01 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: “Hashim Mustafa” & Co

E merkure, 03.12.2014, 08:10 PM


“Hashim Mustafa” & Co

Do të shihet se sa konstante LDK-ja do të jetë ne ditët e ardhshme, një këmbëngulje në vendimet e saja dhe se përfundimisht kryeministër do të jetë i Isa Mustafa. Derisa është shpërfaqur pabesia e parë e PDK-së këto ditë dhe tashmë pritet që këto ose të shtohen ose ndryshe të besohet më shumë në zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Kosovë.

Nga Bekim Rexhepi

Akoma pa e finalizuar mirë marrëveshjen për koalicion të ri pas zgjedhor, ka plasur serish pabesia politike mes koalicionit të ri PLDK-së, diçka e tillë si kjo pabesi ishte shfaqur edhe më parë në koalicionin e VLAN-it, i cili dështoi për shkaqe të bllokadës që i bëri PDK-ja, e cila nuk e formatizonte dot një koalicion të tillë pas zgjedhor, ku e përjashtonte definitivisht atë në çfarëdo pjesëmarrje qeverisëse.

Ndofta është në interes që të saktësojmë të gjitha mënyrat manipulative të PDK-së, e cila kishte shfrytëzuar të gjitha institucionet e skaduara nga legjitimiteti, madje e ka provuar këtë pushtet deri në atë masë represive, që gati shfaqen në secilin pushtet jo kushtetues dhe në secilin regjim jopolitik. Bllokoj institucionalizimin demokratik të vendit, nuk njihte koalicionin pas zgjedhor të VLAN-it, e quante jo kushtetues, ka zvarritur konstituimin e kuvendit të ri të Kosovës, ka manipuluar kryesuesen më të vjetër të kuvendit, që ajo të thërras seancën konstituive të kuvendit, ka zhvatur presidencën dhe e ka diktuar atë në të gjitha proceset, dhe përfundimisht ka mbajtur krizën politike dhe vazhdon ta majë akoma duke krijuar favore të tjera  për veten dhe liderin e saj.

PDK-ja, nuk ka hezituar ta shpall të jashtë ligjshëm koalicionin e pas zgjedhjeve të VLAN-në, ndërsa ka heshtur ndaj koalicionit të ri (të tij të dytin sepse siç dihet paraprakisht kishte një koalicion të shpallur më herët të para zgjedhjeve), dhe (këtë) të pas zgjedhjeve e quan të ligjshëm si një koalicion i madh i PLDK-së. Për të mos thënë troç se gjykata kushtetuese në këtë dhe për këtë rast është shurdhuar, presidentja po ashtu po tjerrë lesh me vesh, në këta gjashtë muaj pa institucione shtetërore të ligjshme.

Ikja para marrëveshjes

Më që do të duhej, që këtë javë të nënshkruhej marrëveshja mes koalicionit të PLDK-së, ajo nuk ndodhi sepse në agjendën e Hashim Thaçit ishte një vizitë në OKB, ku mbase do të raportohet për Kosovën dhe tek pastaj të merret me marrëveshja e koalicionit. Duket se Hashim Thaçit, po i shkon më mirë dhe më qetë të jetë aty ku është, akoma ne postin e kryeministrit, se sa të jetë i gatshëm të ofrojë ditën e largimit nga zyra e tij dhe e qeverisjes me vendin.

Ndërsa “zëvendësuesit” të tij Isa Mustafa nuk i pritet, kjo mos pritje ka më shumë arsyeje se sa pjesëmarrja e një raport në OKB-së, e cili veç dihet se nuk do të jetë fare e favorshëm për ne, sepse s’ka se si të ndodh ndryshe, pra veçse një raport me një gamë të këqija që lëndojnë rreth imazhit të vendit nga një qeverisje me nota tej të dobët qeverisëse. Madje me këtë notë secila qeveri do të penalizohet për kohë të gjatë, duke mos i dhënë shansin tjetër të ardhjes së saj në pushtet.

Ndodhi ajo qe nuk do të duhej të ndodh, Isa Mustafa nuk e penalizoj PDK-në dhe Hashim Thaçin, por kalimthi e fali nga mëkatet dhe degradimi që ky i ka bërë vendit. Isa Mustafa, ky “opozitar i madh” me veprimin e fundit, duke iu bashkuar qeverisë se kaluar, e ngarkoi vetveten panevojshëm me disa nga mëkatet e qeverisë së Thaçi². E cila qeverisje nuk mund të mos kapërcej nëpër një skaner dhe të mos gjykohet fare për të bëmat e saja. Ndërsa para këti fakti Isa Mustafa, mbylli njërin sy, njërin vesh, serish do bëjë një koalicioni të ri me ish kryeministrin Thaçi dhe me PDK-në, të cilët dukej se i kishte halë në sy dhe kambanë në vesh, për ta kritikuar vazhdimisht për qeverisje te keqe në vend, dhe tashme pak mund të kuptohet se ç’ju deshtë bashkimi në një qeverisje të re. Pavarësisht se në Kosovë pritshmëria është e jashtëzakonshme, aherë edhe koalicioni PLDK-së, është i jashtëzakonshëm, dhe vetëm si këtillë duhet kuptuar atë komponentë substanciale të marrëveshjes Thaçi-Mustafa për qeverisje të domosdoshme.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kriza politike disa muajsh në Kosovë nuk mund të zgjatej jashtë limiteve dhe se tash duhet zgjedhur patjetër, më me shumë formula dhe me një zgjidhje të vetme. Duket se edhe kështu ndodhi, koalicioni i VLAN-it ra sepse pushteti i Thaçit e kishte aparatin e tij të garantuar, me gjykatë, me kryesuese të kuvendit, dhe me presidencë. Çfarëdo zgjidhje tjetër pa i rrënuar këto tri pushtet, do të ishte e pa mundur, për koalicionin e VLAN-it që ai të legjitimohej, ndaj edhe dorëzimi i tyre deri diku qe i pritshëm, në një kohë jo të gjatë ai do të ndodh sepse këtë tashme më se miri e dinte kundërshtari i tyre PDK-ja, e cila e betonizuar nuk i ofronte asnjë zgjidhje jashtë përfshirjes së saj.

Isa Mustafa gjykuar sipas “disponimit të miqve të Kosovës” duket se përfundimisht i hatëroi elektoratin e vet dhe mbi këtë vendosi që krizës politike ti jap fund, i vetëdijshëm se ajo nuk mund të tejkalohej aq lehtë dhe pa pasoja të rënda. Ndaj Isa Mustafa reflektoi për aq sa është e kuptueshme politikisht “subjekti institucional” dhe për të mos humbur gjithçka, madje edhe atë qe tashmë ishte arritur disi, me kaq vonesë të kapërcehet mbikëqyrja institucionale e pavarësisë dhe bashkëqeverisjes me ndërkombëtarët.

Mustafa e pranoj Thaçin dhe PDK-në, pavarësisht se kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të tyre, por nuk mund të heq nga kujtesa për asnjë moment një PDK-ja dhe një kryeministër, të cilët nuk treguan fare përgjegjësi dhe fare pragmatizëm politik.

Akoma pa bërë marrëveshjen Hashim Thaçi, ai iku, pa çka se vendi nuk ka institucione legjitime qe gjashtë muaj e ca, pa çka se qindra shqiptar ikën nga atdheu i tyre, për të migruar në vendet e tjera, vetëm e vetëm për një jetë e punë më të mirë. Hashim Thaçi dhe PDK-ja nuk kanë treguar seriozitet politik, nuk kanë përgjegjësit akomoduara për vendin dhe është vështirë mbase të qeveriset me ta, është për tu befasuar apo edhe për tu çuditur se si do t’ia bëjë më në fund LDK-ja, tashme e vetëdijshme dhe tashme edhe para një fakti të tillë.

Pabesia dhe zgjedhjet e reja

Pabesia e PDK-së dhe e liderit kryesor të saj ka ndodhur edhe në qeverisjen e parë me LDK-në, dhe sa ishte president Fatmir Sejdiu. Kjo pabesi nuk mund të hiqet nga memoria e një subjekti, i cili i vë obligime vetvetes sidomos kur merr obligime shtetërore. PDK-ja më herët e shantazhi LDK-në, në qeverisjen e parë, madje ishte vetëm sa për sy e faqe - dekor koalicion i tyre.

S’ka dyshim se, pabesia e PDK-së dhe Hashim Thaçit tashmë ka ndodhur, pasi akoma nuk e ka nënshkrua marrëveshja për koalicion qeverisës, e cila nuk duhet vonuar për kohë të tjera. Ndërsa ikja e Thaçit, pa paralajmërime është gjithsesi një obstruksion i pa mohuar qe i bëhet marrëveshjes dhe rolit të koalicionit në përgjithësi. Posti i kryeministrit, akoma vazhdon të pëlqehet nga Hashim Thaçi dhe duket se do të jetë mjaftë vështirë të dorëzohet ky post, madje do të jetë e dhimbshme për të, qe për këtë post të epet njëfarë pajtimi që përfundimisht të lihet në duar të një shefit të ri, i cili mbase dhe nuk do të jetë i të njëjtës parti, i PDK-së.

Ndërsa në anën tjetër është bërë e qartë se LDK-ja pa kryeministër-Isa Mustafën, nuk do të qeverisë dot me PDK-në. Ky qartësim i njëanshëm, duket se nuk vlen edhe aq fort në LDK, e cila nuk i përmbahet aq sa duket parimeve të saja strikte, ngase ka bërë shumë koncesione gjatë rrugëtimit të saj, dhe kjo tashmë cilësohet disi si partia numër një, për sa i përket koncesioneve politike, madje edhe ne dem të saj.

Do të shihet se sa konstante LDK-ja do të jetë ne ditët e ardhshme, një këmbëngulje në vendimet e saja dhe se përfundimisht kryeministër do të jetë i Isa Mustafa. Derisa është shpërfaqur pabesia e parë e PDK-së këto ditë dhe tashmë pritet që këto ose të shtohen ose ndryshe të besohet më shumë në zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Kosovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora