E premte, 29.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E merkure, 03.12.2014, 06:54 PM


Xhavit Gasa

 

KURORË

 

Mikut tim dhe gjithë shqiptarëve,

NAMIK SELMANI, në librat e të cilit,

gjen nga një gurë të çmuar të çdo,

pëllëmbe të trojeve shqiptare...

 

Ushqyer nga rrënjët e Çamërisë,

ku lindën e u rritën si lisa të lartë,

kapedanët trima luftëtarë të lirisë....

 

Lulja e parë të kurorës së thurur,

me penën tënde të artë atdhetare,

i ka rrënjët në tokën e bekuar Çame...

 

Me hapin e marathonomakut rend,

sfidon vitet mbi shapulla e thinjat e bardha,

trojeve të atdheut vargjet poetike mbledh...

 

Kurora madhështore e librave të artë,

konak kuvendesh për burrat e mençur,

bjeshkë me lule, burime uji të kristaltë...

 

Oborr dasmash ku vallen hidhte Osman Taka,

rrehuar nga vashat shtojzavalle dorë për dore,

mbushur me dasmor nga gjithë trojet arbënore..

 

 

ËMBËLSI TOKE

 

Me duar prek tokën e bekuar,

çdo grimcë dheu ledhatoj ëmbël,

grimca fjalësh  duke kërkuar,

vargje poezie për të bardhën letër...

 

Si fshatar e bujk ja di vlerën mirë,

te kjo tokë e bekuar dhé-ëmbël,

grurë, misër, pemë e lule rriten,

prandaj vargjet ngjajnë si grimca dheu.

 

Mbledh një nga një grimcat e tokës,

të thur me kujdes vargje pafund,

mbi fletët e bardha pafundesi strofash,

ngjajnë si fusha me pemë, miser e grurë!!

 

Me erën e tokës aromën e luleve,

parfumosen vargjet e mia poetike,

terin djersën e shuajne etjen buzëve,

me freksi bjeshke dhe uji ndër burime!!!

 

 

KËTO MERIMANGAT

 

Heu breee

Si e gjejnë

njera tjetrën

këto merimangat!

 

Sado të vjetra,

me shtërriqe,

të ngushta e errta,

të kenë zgavrat!

 

Tha një plak i vjetër,

rojtar pyjesh kishte

punuar tëre jetën!!!

 

 

GJENERALË TË ZINJ

 

(Çdo ushtri me ushtarë,

komandohet nga gjeneralë)...

 

Sot në çdo shtet të botës,

janë mbushur plot burgjet,

me ushtarët e armatës së drogës,

për pak lek enden nëpër rrugë...

 

Botën po pushton droga,

policëve po ju rritet rroga,

spiunët lëvizin hijeve si morra,

gjyqtarët janë bërë si qorra...

 

Gjeneralët me grada veshur,

me makina të shtrenjta bredhin,

jetojnë të qetë dhe të qeshur,

vilave luksove buzë detit...

 

Asnjë general në botë,

nuk shkon para gjyqtarëve

atje shkojnë ushtarët e gjorë,

lekët në xhep të gjeneralëve....

 

Çekiçi gjyqtarit,

godet vetëm ushtarët,

a do të vijë një ditë,

të godasë gjeneralët e zinj???

 

 

NA SOLLËN VENDLINJEN

 

Fëmijëve të mrekullueshëm të komunitetit

shqiptar në LONDËR që me me zërin e tyre të

ëmbël na sollën vendlindjen në këtë skenë të

Londrës në festën e flamurit...

 

Në atë skenë të vogël,

Çelën lulet ngjyra ngyra,

Këtu në mes të Londrës,

Këta fëmjë vendlindjen sollën.

 

Hidhnin vallet porsi flutura,

Me kostumet plot me ngjyra,

Me zërat e tyre të bukur,

Recituan e kënduan si bilbila.

 

Kënduan këngë,hodhën valle,

Këta fëmijë plot yllë e dritë,

Folën me gjuhën e të parëve,

Gjuhën e ëmbël të shqipërisë.

 

 

RRETH FLAMURIT KUQ E ZI

 

Në 5 shtete na ndau europa,

me te pa drejtë dhe me hile,

ne mes nesh u ndamë copa copa,

me shumë ngjyra në mes partive...

 

Sherr pas sherri, ndarje pas ndarje,

çfar po ndodh vallë me kombin tim,

ky nuk është amaneti i të parëve,

dëgjoni zërin e tyre na thërret për bashkim.

 

Të bashkohemi të gjithë bashkë o shqiptarë,

ta marrë vesh një herë e mirë gjithë Europa,

ne jemi në truallin tonë, askujt s'ja kemi marrë,

dhe askujt nuk ja lëshojmë trojet tona....

 

O shqiptare,mos rrini pra të ndarë,

se vetëm bashkimi e bën fuqinë,

jo njëqind parti dhe njëqind kryetarë,

por sëbashku rreth flamurit KUQ E ZI....

 

 

XHAKETAT E EUROPËS

 

Europa e vjetër,

xhaketë të re veshur,

prap të gënjeshtërt,

e ka buzëqeshjen...

 

Xhepat e xhaketës vjetër,

mbushur plot me padrejtësi,

ndau shqiptarët në 5 shtete,

nën thundrat e kraljve të zi...

 

Tani thotë ndrova xhaketën,

do të ndryshoj politikë,

zbrazi xhepat xhaktës vjetër,

po mbush të renë me padrejtësië..

 

O shqiptar hapni sytë,

mos t'ju kapë për veshi europa,

keni xhaketën kuq e zi,

krahë të fuqishëm si shqiponja.....

 

 

MBI GJAK DHE PLAGË

 

Hej,

ju bij,

të kësaj toke,

që na tret,

në gjirin e ngrohtë.....

 

Mos,

i harroni,

plagët dhe gjakun,

mos vraponi,

të përqafonheni,

mos ja shtërngoni,

........bre dorën shkjaut....

 

Mbi,

gjakun,

dhe plagët,

kush të shkeli,

mallkimi ynë,

do ta ndjekë,

........ndër shekuj.....

 

 

BREZAT

 

Rrënjë të forta,

zgjaten pambarim,

në thellësi të tokës....

 

Degë që lartohen,

plot me gjelbërim,

si krahët e shqiponjës.....

 

Në u thaftë,

një rrënjë,

e theftë një degë...

 

Rrënjë e degë,

të reja lëshon,

kjo  toka jonë!!!!

 

Brez pas brezi,

të fuqishëm,

lisa që rritën!!!



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora