E enjte, 25.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Shqiptarët në Maqedoni dhe Republika e Kosovës

E hene, 07.07.2008, 06:50 PM


Skender Korça
Shqiptarët në Maqedoni dhe Republika e Kosovës

Disciplina politike nuk është me brirë. Është briri i politikës që kushtëzon më dhëmbë të shtrënguar nënshkrime marrëveshjesh që duan të frymojnë politikisht në Maqedoni.

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Në pritje të njohjës së Republikës së Kosovës, marrëveshja VMRO-DMPNE-BDI është një marrëveshje e kushtëzuar, apo është një marrëveshje e një politike të “modernizuar” që në parim është më se urtësi apo është një përmirësim gabimi nga e kaluara për të qenë në pushtet. Kjo nuk prish dhe nuk e rregullon balancin dhe funksionin e politikës së shqipatërëve në Maqedoni, por nxjerrë në shesh “deklarimet e sinqerta” të politikanëve atje, nga pala shqiptare, tash nga pala koalitive e qeverisë së re atje.
Rrëmuja e shkaktuar politike, dhuna në pasqyrën e zgjedhjeve, kërcënimi se Maqedonia ka energji që edhe pa shqiptarë të formojë qeverinë e re, nuk janë as më shumë e as më pak se kushtëzime politike sikur që nuk është vënë në”diskutim” njohja e Republikës së Kosovës. Kjo është fuqia e shqiptarëve atje, kjo është barabarsia politike, kjo është modestia e një subjekti shqiptarë atje që në përmirësim “standardi politik dhe europian” nuk duhet përmendur sipas tyre politikën e shqiptarëve të Kosovës dhe shtetin e tyre. Është për t’u habitur se fqinjët e Kosovës, të gjithë po marrin poena politikë me Kosovën në fushata parazgjdhore dhe me formula politike pas tyre.
Kosova është e aftë të kuptojë dhe duhet kuptuar pozicionet e faktorit politik atje, por nuk pajtohet me normativa propaganduese të faktorit politik shqiptarë atje për të u “qirrur në patriotizëm” se në marrëveshjen e re politike të koalicionit duhet të figurojë njohja e shtetit të Kosovës. Kushtet politike janë rikujtim se Kosova me Maqedoninë nuk do mund të krijoj asnjë raport ndërshtetrorë për derisa demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë është ende kontestues dhe shumë domethënës sepse mund të jetë një shkëndizë e ndezur e herë herë të duket aktive e e herë herë pasive por me tendencë te ndezjes së raporteve mes dy shteteve. Marrëdhëniet politike të rregulluara, njohja e shtetit të Kosovës janë premisa kryesore që flasin për shumë stabilitet politik mes këtyre vendeve. Nga ana tjetër nëse nuk ndodhë shpejtë njohja e shtetit të Kosovës, tendecat për politikë të rrënuar demokratike janë të mëdha, faktori politik shqiptarë bie edhe më shumë në grackë, lindin konflikte edhe më të ashpërsuara që prapë se prapë do ishte një rrezik i rajonit.
Po krahasojmë rrjedhat e jetës politike në të kaluarën para 1999, kur Republika e Shqipërisë e njohu fillimisht Republikën e Kosovës, atë “republikë kohe”, ishte sinjali se faktori politik i Kosovës ka një konsultim me shtetin amë dhe e cila u dëshmua edhe me vepër  edhe me relacione politike dhe bashkëpunimi dhe rinjohja e saj është fuqimisht as më pak e më shumë se një konsulidim i rradhës i dy shteteve shqiptare. Mirpo të gjitha këto u bënë pa zhurma politike edhe pse Shqipëria kritikohej atëbotë se po njeh një shtet apo provincë me tendencë segregacioni. Atheu bëri punën e tij.
Në luftën e fundit të Maqedonisë, Kosova me një status të padefinuar, me probleme për nga rrjedhat politike të saj, mundohej nga faktori politik i kohës të bënte thirrje dhe përkrahje politike të mundëshme deri sa të jetësohej Marrëveshja e Ohrit. Tërë vëmendja ishte atje. Tash në vulgun e vlimit politik në Ballkan kur theksova marrjen e poenave politik që po fitohen përmes Kosovës, po ripotencoj ashpërsinë e dilaogut ndërshqiptarë atje për një qeveri koalitive që nuk doe njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Dmth nga tërë kjo skenë e papjekurisë politike me këtë normativë dhune, doli se pushteti dhe politika e Maqedonisë është shumë më rigoroze se sa fqinjët tjerë të Republikës së Kosovës.
Në tërë këtë marifet politik mbeti një dëshirë që të shihej se çka do të bënte sikur të fitonte PDSH, apo qeveria Gruevski do ishte ajo që do formonte koalicionin me këtë parti politike që edhe kjo nuk do sillej ndryshe sikur kjo që po bëhet tash. Forcën tjetër të politikës shqiptare atje të z. Mahmuti do e dyshojmë si diçka që lumja ajo që nuk ju dha rastri të formohet qeveri me ate sepse edhe ajo do futej bashkë me BDI, PDSH në “gjynah” politik, sepse njejtë nuk do kishte edhe afinitetin e saj në njohje të Republikës së Kosovës.
Andaj me këso rretanash del roli i egër i Maqedonisë në Ballkan, e cila potencon gabimisht se e njeh kohën se kur do njihet shteti i Kosovës, sepse kjo ka probleme me vetën dhe me sllavizimin identik serb se sa që ka një konstruktivitet të saj për të pasur orientim politik evropian. Shqiptarët janë mëlmesa politike që ju duhet të formohet qeveria e re, sepse kështu do ndiqet rruga herë me një partnerë shqiptar e herë me tjetrin të mos jetsohet kurrë marrveshja e Ohrit, sepse variacionet koalitive janë vetëm prolongim i kësaj qështje, janë konseguenca që destabilizojnë faktorin politik shqiptarë ndër veti e asgjë më shumë.
Për të mos u ndier keq politika shqiptare në Maqedoni, ju potencojmë se tash më jemi shteti, jemi përkrahësit e vllezërve tonë shqiptarë atje me të gjitha mundësite politike të ndihmës, duke ju bërë edhe një thirrje se ju të bashkuar politikisht dhe jo të hasmuar deri në eksterem do jeni më të fortë për të ndikuar sinqertë në njohjen e shtetit të Kosovës që ka për të ndodhur një ditë patjetër nga IRJ e Maqedonisë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora