Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdullah Martinaj: Gergj Kastrioti

| E marte, 02.12.2014, 07:00 PM |


Sejdullah Martinaj

 

MEHMET SHPENDI

 

N’Pecaj t’Shalës t’Dukagjinit

Lindi shkambi pika e trimit

Mehmet Shpendi i Malësisë

Që ja rriti emnin Shqipnisë

 

N’ato alpe t’Malësisë

U rrit ky general i ushtrisë

N’ballë i prini n’Shalë djelmnisë

Kundër turkut, malazezit, shkaut e Rusisë!

 

Rob ushtarët kur i nxu

Nëpër tym i shtini me kalue

Që për jetë me i turpnue

Kurrë këtu pari mos me kalue

 

Sa herë n’rrezik qe Atdheu ynë

N’krah e pati t’Shalës djelmninë

Në çdo mbledhi e n’çdo kuvend

Fjala e trimit ka zan vend

 

Zot i doli Dedë Gjo Lulit

Me ngritë shqipen n’shtizë t’flamurit

Me ja rritë emnin n’Shalë djelmnisë

Dukagjinit e krejt Shqipnisë!

 

Veshoviqi trimin e ka tradhëtue

E ka thirrë gjoja me bisedue

Mehmeti Shpendi s’u ligështue

Si vigan ai jetë ka ndërrue

 

Fjalën e fundit kur ja kan kërkue

Me gjoks trimi nga Malësia u drejtue

Që për jetë mos me u mashtrue

Nji za t’naltë kushtrimi e ka lëshue:

 

“O Malësorë prej Malësie

Ngoni i herë çka jam tuj u thanë

Besë t’pabesit kurrë ma mos me i nxanë

Tash më vrisni se s’kam frigë pra

Se dekën me sytë e mi e kam pa

Tuj luftue me malazezë e me shka!’’

 

(Holandë, 13 maj 2014)

 

QËNDRESË SHQIPTARE

 

Adhuroj stërgjyshërit e mi

Gjuhën tonë që na e kan’ruajtë

Si mbijetuan nën Perandori

E s’ju përulën kurrë askujtë

 

Para skamjes s’janë ligështue

Për ata jemi kurreshtarë

T’pamposhtur kan qëndrue

Pa fre e shumë krenar

 

Si ja dolën trimat mbanë

Me armiqtë zullumqarë

Me ruajtë gjuhë e Vatan

Nga gjakëpirësit barbarë

 

Amaneti i t’parëve e i parisë

Veprën e tyre me vazhdue

Asnjë pëllëmbë tokë t’Shqipnisë

Pa derdhë gjak mos me e lëshue

 

Prandaj pra, ja sot ja kurrë

T’bashkohemi me besë e me fjalë

T’kapim hutat e martinat si dikurë

Gra e trima Atdheut zot me i dalë!

 

(Holandë, 13 korrik 2014)

 

BESA E SHALËS

 

Shaljant trima me djelmni

Kanë zanë prita vij e n’vij

Tuj luftue me krajli

Me mbrojt Shalën prej Malit Zi

 

Besa kurrë s’ashtë thye n’Malësi

N’Shalën trime nga ajo djelmni

Rrugës për n’Shkodër trimat tuj shkue

Me djelmnin n’ato male janë takue

 

Gjakovë - Shkodër tuj rrugëtue

Hasjan e Tropojan me mbijetue

Me kuaj tuj tregëtue mall me mall

N’kohna t’vështira me ba çare, me ba hall

 

N’moshë t’re tan k’ta djem petrita

Kan kalue nëpër ato prita

Trima si zana djemtë Shaljanë

Emën t’mirë gjithmonë kan lanë

 

Besa shpesh ju kan ndihmue

Pa i therrë n’kambë kan kalue

Me besë t’Zotit i kan pritë

Ndera trimave ju pastë rritë!

 

(Holandë, 1 korrik 2014)

 

PERLA E LUGINËS

 

Bujanoci ynë, bashkë me Malësi

Me vajza t’bukura e djem si petrita

Me burra trima e gra si perri

Është perla e luginës ku u rrita

 

Me natyrën e virgjër e plotë bimësi

Banjën shëruese me ujëra termike

Vrellën dhe heben e plotë pasuri

Kjo tokë e begatë Shqiptare-Ilirike

 

Kudo gjenë burime e freski

E ka liqenin n’atë kodrinë

Ujëra mineral ka pa kufi

Dhe lumin Morava n’luginë

 

Me male, fusha e bashtinë

Hijeshinë luginës ia shtojnë

Me diellë e dritë n’çdo stinë

I bukur është Bujanoci jonë!

 

(Holandë, 13 maj 2014)

 

GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU

 

Nga dera fisnike e Kastriotit kryetrim i Arbërisë

Ishe i vogël kur t’rrëmbyen osmanët e zi t’Azisë

Gjon Kastrioti yt princ bujar dëshmoi madhërinë

Djemtë ua fali otomanëve por s’e shiti Arbërinë

 

Nderim t’Aleksandrit t’madh t’Maqedonisë

Skënderbe titullin e fitove o bir i Shqipnisë

Shkathtësi luftarake shpalove o trim fisnik

Sulltani afër të mbajti sepse ishe besnik

 

Veprove mirë e drejtë e u shkollove

Ushtarakisht dhe burrënisht u formove

Luksi dhe privilegjet mendjen s’ta kan pi

S’e harrove gjakun dhe u ktheve n’Arbëri

 

Krenarinë Kombit ia ngjalle e ia ngrite

Europën e zgjove nga gjumi e habite

Jo i the robnisë jemi gjak i Ilirisë

T’parët e t’parëve fis i Pellazgjisë

 

Me ty o Kryetrim u identifikuam ndër brezni

Pa ty s’do t’kishte mbi këtë dhe Shqipni

Hero qi s’vdes kurrë je gjithmonë ndër ne

Për ata që kan lindur dhe të tjerët që kan me le

 

Me germa t’arta emni ytë skalitun

N’Has ku u linde e n’Krujë ku je rritun

Kastriota janë Shqiptarët i madh e i vogël

Kudo ku jetojnë, n’mal, n’fushë apo n’kodër!

 

(Holandë, 1 korrik 2014)