E premte, 29.03.2024, 01:54 PM (GMT)

Mendime

Tefik Selimi: Portreti i Zejnepe Alili – Rexhepi

E marte, 02.12.2014, 07:30 PM


Portreti i Zejnepe Alili – Rexhepi

Poetja që e hijeshoi “kuvendin” letrar të “Vjeshtës letrare...” në Gjilan...

Nga Tefik Selimi

Nuk ka ma bukur se femra ta hijeshojë “kuvendin” letrar e kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit”. Ky manifestim kulturor është i shtati me radhë, i cili “projekt” është organizuar në sallëne KK të Gjilanit, vend ky shumë tërheqës dhe joshës për krijuesit. Vërtetë, Gjilani, sot pati një festë kulturore, e cila iu kushtua poetes dhe studjueses tetovare, Zejnepe Alili-Rexhepi. Kjo është një poete e studjuese e madhe e artit dhe dijeve të tjera të letërsisë. Ajo, kësaj here erdhi si e para për ta hijeshuar këtë “kuvend” të artit letrar, që, kësaj here, vepra e saj letrare i tuboi shumë krijues nga mese të ndryshme shqiptare, nga Tetova, Bujanoci, Prishtina, Presheva e vende te të tjera. Zejnepe Alili – Rexhepi u gjend në këtë “kuvend”, i cili ia “krijoi”ambientin për të bashkëbiseduar e vështruar veprimtarinë e saj letrare në përgjithësi. Pra, ky ishte miku më i shtrenjë i njeriut, libri, i cili i afroi tok krijuesit e ndryshëm të trevave shqipe. Këtu, në “kuvendin” e Vjeshtës letrare në Gjilan, nuk pati asnjë “bllok”, asnjë parti, por ishin këta krijues të artit, si një, pjesëmarrës pa ngjyrime politike, të cilët ishin ardhur të bashkëbisedojnë për veprat e tyre letrare. Por, këtë “kuvend” të “Vjeshtës letrare...” e hijeshoi edhe organizatori i Ars Club “Beqir Musliu”, të cilin e  udhëhoqi mjaft bukur, kryetari, Sabit Rrustetmi, poet gjilanas. Në fillim të këtij manifestimi kulturor u deklamua një poezi e autores Zejnepe A. Rexhepi, e cila poezi i “rrëmbeu” etshëm zemrat e artdashësve prezentë. Pse jo? Ishi këto vargje sa intime, po aq të dhimbshme, të cilat e “rrumbullakësuan” portretin e krijueses dhe studjueses tetovare, Zejnepe Alili – Rexhepi. Fillimisht, fjalën e parë e mori Sadete Tërnava, krijuese nga Gjilani, e cila tha se, duke i shijuar vargjet e poetës Zejnepe Alili-Rexhepi, të cilat po përcjellen me tingujt e kitares, ato po na kthejnë harresën në kujtim të një kohe, e cila na bën ta ndjejmë fort fuqinë e artit, që po na trazon dhe kuptojmë se po e shpalos arkën e kujtesës së gruas. Ajo (Sadetja) më tepër u ndalë tek biografia e Zejnepe A. Rexhepit, e cila tha se, kjo poete e studjuese tetovare, lindet më  1973 në Tetovë. Ka studjuar Gjuhë e letërsi shqipe në  Fakultetin filologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në  Shkup. Punoi në Gjimnazin e Tetoves, mandej në vitin 2007 filloi punën si ligjëruese në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik në Tetovë. Në vitin 2008 ka mbrojtur temën e magjistraturës me temë: “Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses”. Një vit më vonë, ajo ka mbrojtur temën e doktoraturës me temë: “Karakteri i personazhit të gruas në veprën e Migjeni dhe Gustav Floberit”, ku me sukses të lartë ka  mbrojtur disertacini në fjalë. Ajo me shkrime është marrë në moshë fare të re. Ka botuar poezi, ese, udhëpërshkrime, vështrime letrare, të cilat i ka botuar në gazetat e revista, si janë: “Flaka e vëllazërimit” “Fakti”, “Nacional”, “Tribuna shkencore”,”Drita”, “Jehona”,” Shqiptarja”, Studime albanologjike”, “Metafora”,”Bota sot” etj. Shih për këtë, ajo është nderuar më shumë shpërblime për poezi e gjini të tjera letrare. Është fituese e disa çmime për poezi. Ajo si poete e merituar, është përfshirë edhe në disa antologji, si janë: Antologjia e poezisë (Flaka e vëllazërimit), Shkup, 1995; Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqedoni (1953-1957) Tetovë, 1998; Antologji e lirikës së dashurisë – “Poetët shqiptarë”, Tetovë, 2001; “Nektari i shpirtit shqiptar”,- (Antologji poetike për Çamërinë, Tiranë, 2007); “Poezia - art i fjalës” (Antologji e poezisë shqipe) “Ditët e Naimit”, Shkup, 2008  dhe në disa antologji të tjera. Ndërsa, studjuesja me emër nga Prishtina, dr. Myrvete Dreshaj –Baliu, në studimin e saj: “Studimet letrare të Zejnepe Alili Rexhepit”, por tjerash, ka shtuar se, po mundohem të flas për të njëtën gjini, pra për femrën krijuese e studjuese, e cila, në jetën tonë letrare ka bër emër me veprat e saja poetike e studimore. “Profesoresha Zejnepe A. Rexhepi, me punën dhe angazhimin e saj e ka përmbysur këtë “rregull” tradicionale, dhe ajo më tepër e ka studjuar gruan në veprat artistike te disa shkrimtarë shqiptarë. Prandaj, në studimet e saja monografike e shkencore, si janë: “Figura e gruas në veprën e Sterjo Spasses”, autorja tetovare ndalet tek romanet: “Afërdita”, “Afërdita përsëri në fshat” dhe romani “Zgjimi”, vepra këto mjaft interesante për studim. Ajo shton se, “Gruaja në këtë vepër del si pjesëmarrëse aktive e jetës dhe pavarësisht nga pozita e saj e vështirë në familje e në shoqëri, arrin t’i sfidojë peripecitë që i dalin para. Pra, si shton ajo më tutje, -“Spasse është shkrimtar që i njeh mirë gjakimet e njerëzve, në veçanti të botës femërore, por edhe në rrethanat jetësore, ekonomike, sociale e shoqërore në të cilat veprojnë ato. Si i tillë, ai del një skalitës i mirë e objektiv i karakterit të gruas, i psikologjisë dhe i botëkuptimit të saj”. Vështruesi i dytë ishte Sinan Sadiku, i cili, prej një veshturesi të letërsisë, më tepër u ndalë refleksionet e botës lirike të autores Zejneper Alili – Rexhepi. Ai ka shtuar këto fjalë: “Autorja “shkruan për tekstin dhe nëntekstin e romanit, për stilin, të veçantën, në disa raste duke e bërë edhe përqasjen me veprat e shkrimtarëve më të njohur botëror, siç vepron me romanin “Kojrrilat” i F. Terziut, te i cili autor gjen diçka të Sabos, Koehlos, Shilerit, Xhojsit etj. Zakonisht, ajo flet edhe për vlerën artistike të  romanit, në disa raste, duke u shpreh qartë dhe prerë, e në raste të tjera duke afruar dhe lënë dilema, të cilat do t’i zgjidh e ardhmja”. Po kështu, Zejnepe A. Rexhepi, si shton ky vështrues, se kjo autore “ndalet te çështjet më esenciale të seciit libër, si: ndërtimi i vargut, shprehja poetike, figuracioni, stili, aspekti motivues-tematik, ideja, ngjyrimi emocional, mesazhi dhe shumë elemnte që lidhen me teksntin e nëntekstin poetik”. Edhe Nexhat Rexha, krijues nga Dardana, lidhur me veprën e Zejnepe Alili – Rexhepi, “Nën pushtetin e Erosit”, ai ka thënë se, autorja ka shkrirë fatet dritë në vetëflijim, lotin e ka shndërruar në pritje të gëzimit. Pikëllimin e ka mundur me mallin peng, për të ardhur dashuria në kuptimin sa më real të saj. Zejnepja prodhon dashuri, kjo e bën poezinë më të afërt për lexuesit, e cila do shtresë qoftë ai element i botës së brendshme, ku shpalos etninë ëndërruese nëpër kohë të ndryshme, kurse fatet i kanë edhe veçantitë e tyre. Këto fate shpalosen bukur në arkën kujtesë të femrës sonë”. N. Rexha shtoi edhe këtë se, “autorja në tërësi të këtij vëllimi poetik rrezaton me tendencë të shumimit të dashurisë. Kjo edhe arrihet me fjalën e zgjedhur dhe figuracionin e goditur artitik. Poezia e saj ka melodi, gjallërim dhe ajo jep shpresën  për të ngazëllyer ditën që vjen. Pra, ajo “krijon” projekt duke kultivuar dashurinë për të gjitha kohët”. Në fund të këtij manifestimi letrar, fjalën e mori autorja, Zejnepe Alili – Rexhepi, e cila tha se, sot jam tejet e gëzuar dhe e nderuar. “E kam pak vështirë të flas, sepse, folësit për veprën time më lartësuan, më bën diçka që s’po i besoj vetës, por ja këto janë emocione dhe le të jenë ashtu. Unë sot jam e nderuar në këtë vend të kuvendit letrar, ky vend që e ka rrumbullakësuar portretin tim krijues. Është hera e parë që vij këtu në Gjilan, falë organizatorit të këtij Manifestimi kulturor, z. Sabit Rrustemit, poet, i cili më afroi dhe më njohu me kata njerëz e këta krijues të shumtë e ndershëm. Po e ndej vehtën tepër të afërt me ju, sepse, nga organizatori u njoftova se këtu ka zhvillime të ndryshme kulturore, si janë:”Flaka e janarit”, Vjeshta letrare”, “Ditët e  Agimit”, “Trekëndshi poetik” e të tjetë. Nuk munda asgjë tjetër t’ju japi, por kësaj here po ua dhuroj librat e mia, të cilat do të mbesin kujtim i gjatë i këtij manifestimi letrar këtu në Gjilan. U jam mirënjohës për referuesit: Myrvete Dreshaj –Baliu, Sadete Tërnava, Nexhat Rexha, Sinan Sadiku e të tjerë, të cilët, në mënyrë të thuktë e të denjë e kanë prezentuar e vrojtuar veprimtarinë time artistike e shkencore. Kjo po më jep fuqi që këtë qytet të krijuesve të mirë,  Gjilanin, t’mos e harroj, por të jem përherë në këto takime që janë shumë të vlevshme për krijuesit mbarë shqiptarë”. Në fund ajo lexoi poezinë e saj “Pranverë me shi” e cila poezi e përmbylli këtë manifestim kulturor në Gjilan.

Pamje nga manifestimi kulturor Vjeshta letrare e Gjilanit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora