E marte, 23.04.2024, 01:19 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: “Save my Ryan!”

E premte, 28.11.2014, 09:33 PM


“Save my Ryan!”

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Problemi jetesor i njerzimit eshte te parandaloi luftat totale, qe te mos perseriten ato qe ndodhen me luften e I dhe te II boterore. Luftat nuk mund te shmangen me brutalitetin e forcave superiore, por mund te parandalohen me forcen e kultures, si na meson pervoja e gjate dhe e pasur e historise boterore.

Ne vitin 1932, ky problem u trajtua ne nje leterkembim miqesor ndermjet Albert Einstein dhe Sigmund Freud dhe u botua ne librin “Pse lufta?”, liber ky, qe per shume vite u la ne heshtje, ose me sakte qellimisht u harrua.

Te dy shkencetaret e shquar shprehen mirekuptim ne dy pika themelore:

1. Qeniet njerezore jane subjekte te instikteve te konservuara dhe te unifikuara- i instinktit te dashurise dhe instiktit te urrejtjes dhe i shkaterrimit. Sejcili nga keto instikte eshte sa i domozdoshem, aq dhe ne kundershtim mes tyre. Dukuria e jetes konsiderohet derivat i nderveprimit harmonik mes ketyre instikteve.

2. Impulsi i luftes, mund te frenohet vetem duke formuar nje klase mendimtaresh te pavarur me kulture superiore dhe me moral te larte, qe te jene te afte te ndriçojne dhe te udheheqin si vete intelektualet, ashtu dhe masat e gjera popullore, pra qe te gjithe te udhehiqen nga arsyeja, qe te dy keto shkencetare e quajne shpresa utopike.

Per dy luftat boterore jane shkruar libra e traktate te shumte. Librat e historise dhe arkivat jane te mbushura me ngjarje, komente dhe interpretime faktesh dhe me dokumenta, por keto jo gjithmone kane perputhje harmonike ne trajtimin e te kaluares.

Ndersa historia tenton te ekspozoi vetem pjesen e saj monumentale, vlerat e triumfueseve, lavdine e komandanteve qe fituan betejat dhe luften dhe ne te njejten kohe te therrasi “Vae victis” (shprehje latine: mjere te mundurit), nga ana tjeter harrojne dhe fshehin pjesen e padeshirueshme te vete luftes, nuk tregojne si mendon dhe çfare thote e si reagon populli i thjeshte ndaj luftes.

Thuhet se historine e shkruajne fitimtaret, por arkivat ruajne “te fshehura” dhe ekspozojne dhe nje tjeter te verteta, qe nuk thuhen e nuk shkruhen nga kalemxhinjt e fitimtareve.

Ne arkivat ruhen dokumenta dhe fakte, qe tregojne çfare ka ndodhur me shtetet, me qeverite, me mbreterit, me ushtrite, çfare u ka ndodhur individeve dhe komuniteteve, por  shume nga keto dokumenta kane mbetur “sekrete” nuk njihen nga opinioni, sidomos nuk njihen disa prej tyre, qe jane ne kundershtim me ato qe percakton “fati i epokes” dhe qe tregojne librat e historise.

Rikujtojme se 75 vjet me pare, kur “8 milion bajoneta” krijuan “Perandorine e Liktorit”, Instituti italian “Luce”, nepermjet filmave dokumentare, kronikave e lajmeve te derguara nga reporteret e luftes, zhvillonte nje propogande intensive, me synime te mbante lart moralin e ushtareve, tu kultivonte atyre shpirtin triumfues dhe “mitin e superioritetit” te armates te pamposhtur italiane dhe nga ana tjeter, te mbante nen presion psikologjik masat e gjera popullore.

Propoganda fashiste fliste vetem per lavdi dhe fitore dhe fshihte aspektet e tjera, disfatat, stresin psikologjik, neurozat e luftes, vellavrasjen masakrat, torturat ndaj kundershtareve, deshprimin e dhimbjen e familjeve italiane per humbjen e njerezve te tyre etj.

Ne vitet pas luftes, nderroi skenari i propogandes. Historiografia italiane heshti per aspektet “monumentale” te “armates se lavdishme” tashme te shpartalluar, qe ishte shnderruar ne “ushtri armike” dhe si kunderpergjigjie i zmadhoi ne menyre te tejskajshme fitoret e partizaneve antifashista.

Ne fakt, qe ne antikitet, si deshmojne legjendat dhe kronikat e shkruara, njerezimi ka mesuar se dhe heroit e çartun, ata “te pathyeshmit”, kishin nga nje pike te dobet, kesisoj Akili e kishte dobesine ne thember, Sansoni ne floket etj etj., po keshtu dhe armata italiane e kishte piken e dobet, qe ishte lufta e padrejte. Dihet si dobesia e ketyre heronjeve dhe e atyre “armatave te pathyeshme”, nuk tregohen nga historia, perkundrazi shmangen, per te mos kompromentuar keto figura “ideale”.

Kete qe ben historia e shkruar, nuk e bejne arkivat, ku dokumenta te shumta vertetojne te kunderten, na ndihmojne te njohim dhe pjesen e fshehte.

Rreth 15 vjet me parë, ne Tirane, gjate aktivitetit “Java e arkivave te hapura”, e promovuar nga Prof Shaban Sinani, drejtori i Arkivit Qendror te Shtetit, ne nje nga stendat u prezantua nje koleksion me letera te shkruara nga ushtaret italiane, qe ishin pjese e ushtrise pushtuese ne Shqiperi ne vitet e luftes 1939 – 1944.

Behet fjale per nje numer te konsiderueshem letrash, te shkruara nga ushtaret dhe oficerat italiane, letra qe nuk kishin arrijt ne destinacion, sepse ishin çensuruar nga komandat ushtarake dhe ishin ruajtur ne kasaforta, te cilat u gjeten pas luftes dhe u dorezuan ne Arkivin Qendror te Shtetit Shqiptar.

Kur lexon keto letra, pushtohesh nga emocione te forta pasi konstaton se jane letra intime, personale, te shkruara me thjeshtesi dhe kurajo, te mbushura me sentimente dhe mall per familjet qe kishin lene ne Itali. Letrat i adresoheshin nenave dhe baballareve, grave, te fejuarave, motrave, vellezerve, femijeve dhe miqeve, te cilet prisnin me ankth nje lajm nga keta djem e burra ushtare, qe i kishin derguar te luftonin ne nje vend te larget.

Familjet e ketyre ushtareve ishin te shqetesuara, vuanin psikologjikisht, i mundonte tmerri i luftes, ishte ankthi per fatin e ketyre djemeve te tyre, qe i kishin detyruar te luftonin kunder nje populli tjeter.

Pergjithesisht opinioni boteror njihet me botimin e ditareve te mbajtura ne vitet e luftes, por keto letra perfaqesojne nje pjese tjeter te rendesishme te historise tradicionale te luftes, eshte pjese qe nuk eshte perfshire ne librat dhe ne traktatet e historise, madje pak eshte trajtuar dhe ne letersi.

Ata qe i kishin shkruar keto letra dhe ne se mbijetuan ne vitet e luftes, ne ditet e sotem jane veteran? antifashista, jane b?r? gjysha e stergjysha, por shume prej tyre nuk jetojne më.

Kane kaluar 7 dekada kur u shkruan keto letra, por asnjera nuk arrijti ne destinacion, ato mbeten ne anen tjeter te Adriatikut, ku u çensuruan nga komandat ushtarake, sepse ashtu si ishin shkruar, u mungonte shpirti i “ushtarit heroik” si i cilesonte propoganda fashiste e luftes, sepse keto letra shprehnin “dobesite” e njerezve te thjeshte, te cilet i kishin detyruar te mbanin uniformen e ushtarit e te luftonin kunder nje populli tjeter.

Keto letra tregonin vuajtjen, padrejtesine e luftes, shprehnin kundershtimet ndaj llogjikes te komandave qe u flisnin “per domozdoshmerine e luftes”; rrefenin familjareve dhe miqeve se nuk donin te luftonin kunder shqiptareve, qe ishin miq dhe jo armiq, andaj mezi prisnin te ktheheshin ne atdhe, prane familjeve te tyre.

Duke lexuar keto letra, gjen pjese te bukura, ku keta “ushtare”, i pershkruanin me kenaqesi pejsazhet e bukura te Shqiperise dhe ne veçanti shprehnin simpati e respekt per popullin shqiptare, vleresonin mik?pritjen bujare dhe pse kishin shkuar si armiq pushtues.

Kuptohet, se permbajtja e ketyre letrave ku shprehej me guxim mendimi dhe kritikat ndaj luftes se padrejte, jane shkaku perse u çensuruan e nuk u nisen ne destinacion, por mbeten ne Shqiperi. Çensura fashiste, nuk i lejoj keta “heronj te dobesise”, te mbillnin deshprim dhe disfatizem ne atdhe, nga ku ishin nisur te shoqeruar me ritmet e marshit triumfues.

Ky koleksion i rendesishem letrash, te shkruara nga ushtaret italiane ne vitet e luftes ne Shqiperi, aktualisht ruhet ne AQSH, por tashme jo te “mbyllura” dhe as si kujtime, por si lajme dhe dokumenta me vlera per historine e luftes, jane deshmi kunder protagonisteve te luftes dhe te çensures fashiste, qe shtremberonte realitetin dhe mbyste me te gjitha menyrat te verteten.

Keto letra jane denenoncim kunder çensuruesve, kunder komandave ushtarake, te quajturit “heronjet e arkes se djallit”, qe fshehen kete “arke te madhe shkrimesh” te mijera ushtareve dhe qe perfaqeson nje arkiv me dokumenta historike me rendesi.

Ne letrat e ushtareve italiane te çensuruara, zbulohet nje bote e madhe emocionesh, me plot mendime te guximeshme kunder politikes fashiste dhe kunder luftes, çka u shpreh qarte pas kapitullimit te Italise, kur shume prej tyre u bashkuan me luften Nacional - ?lirimtare shqiptare, te inkuadruar ne batalionin partizan “Antonio Gramshi” e ne “Circolo Garibaldi” dhe qe luftuan me dinjitet kunder nazistave gjermane.

Ne disa nga letrat, ish ushtaret italiane shprehin deshmi te bukura sentimentale, tregojne se ishin te dashuruar me vajza te bukura shqiptare dhe çka i ben me te bukura keto letra eshte rrethana se keto dashuri ishin platonike, admirimi nga larg i “vajzave elegante e me bukuri te rrallle, me buzeqeshje te dlirte”, te atyre zanave qe kalonin rruges, por ka dhe letra qe tregojne per dashuri te vertete e martese me vajza shqiptare.

Sigurisht, nuk mungojne dhe letra te mbushura me pesimizem dhe dhimbje, te shkruara nga ushtare qe u thyen psikologjikisht, qe u dorezuan e nuk perballuan veshtiresite e luftes, andaj ankoheshin per fatin e keq dhe te pamerituar, per çka shprehen me urrejtje dhe me deshprim per impenjimin ne veprime ushtarake kunder partizaneve dhe popullit shqiptare dhe mezi prisinin diten te riktheheshin ne atdhe, te riktheheshin ne gjirin e familjes ne “casa, dolce casa!”.

Ne kete koleksion, shume letra jane shkruar nga ish ushtar? italiane, qe pas kapitullimit u strehuan ne shtepite e popullit shqiptare, duke u bere pjese e jetes shqiptare, si shprehen ne letrat e shkruar per familjet e tyre, ku theksojne se ndjehen mire ne “parajsen shqiptare”. Mikperitjen, humanizmin dhe solidarietetin e popullit shqiptare, ndaj ish ushtareve italiane, e njohim bukur te perjetesuar nga nga i madhi Petro Marko ne romanin “Hasta la vista” dhe nga Dritero Agolli ne romanin “Njeriu me Top” dhe ne vepra te shkrimtareve te tjere shqiptar? dhe italiane si p.sh ne vepren “Ciocaria” te Alberto Moravia etj.

Pas luftes, me dhjetra mijera ish ushtare italiane u rikthyen ne atdhe shendoshe e mire e me kujtime te bukura dhe me nderim per popullin tone, qe iu shpetoi jeten. Pas perfundimit te luftes, fillon nje histori tjeter e ish ushtareve italiane, çka shprehet qarte me kategorine e leter-kerkesave per riatdhesime dhe te letrave te familjareve drejtuar qeverise shqiptare per te ndihmuar rikthimin ne atdhe te djemeve qe lufta i detyroi te shkonin Shqiperi.

Dihet se pas perfundimit te luftes II boterore, u nenshkrua marreveshja bilaterale ndermjet qeverise Shqiptare dhe asaj Italiane dhe u ngrit nje komision dypalesh, qe vepronte ne baze te rezolucionit te Konferences se Paqes dhe Traktatit te Parisit 1947, per riatdhesimin e ish ushtareve italiane dhe rikthimin e eshtrave te mijera te vrareve.

Kjo eshte histori me vehte, e dhimbeshme mbareboterore, por edhe ne kete aspekt populli shqiptare manifestoj kulture e dinjitet, i respektoj dhe “armiqt”, ata qe dhunshem kishin pushtuar e masakruar popullin. Kete aspekt human te popullit shqiptare, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare e ka perjetesuar ne kryevepren “Gjenerali i Ushtrise se vdekur”, roman pothuaj i perkthyer ne te gjitha gjuhet e botes, çka shpreh jo vetem vlerat letrare te vepres, por eshte dhe mirenjohje per vlerat morale dhe kulturen e popullit shqiptare.

Nje grup tjeter letrash ne AQSH, jane “tentativa individuale” me kerkesa te prinderve, te nenave, bashkeshorteve, femijeve, motrave dhe te afermeve, qe i shkruajten qeverise tone per t’i ndihmuar me informacion per te afermit e atyre ish ushtare, qe nuk dihej ne se ishin gjalle apo vdekur.

Si letrat e shkruara nga ushtaret dhe oficerat italiane ne vitet e luftes dhe te çensuruara nga komandat e ushtrise italiane ne Shqiperi, ashtu si dhe letrat e familjareve pas luftes, jane deshmi te pakontestueshme se memoria e luftes ka dhe aspektin e thelle psikologjik, fsheh dhimbje, vuajtje shpirterore, stres psikologjik dhe neurozat e ketyre aktoreve te luftes, pra nuk ekziston vetem “pjesa e lavdishme”, nuk jane vetem “heronjt” me thiken nder dhembe dhe me pushken ne dore, qe vrasin kundershtaret, por ekzistojne dhe “heronj” me lot ne sy, zemerdhimbshem, qe kur behen te njohur e trondisin shpirterish njerezimin. Pa kete pjese te “padukeshme”, lufta nuk mund pasqyrohet me fizionomi te kompletuar.

Ne kohe lufte, shkembimi i letrave mes ushtareve dhe familjareve, ishte me rendesi, pasi ruante lidhjet shpirterore me familjen, ndikonte te perjetohej dashuria familjare, ishte çmallje dhe force per te perballuar veshtiresite dhe egersine e luftes.

Historia e letrave ne vitet e luftes ka dhe pjesen e bukur, ate qe deshirojne te gjithe, qe letra te “fluturoje” sa me shpejt e te arrijt ne destinacion, t’i dorezohet ne dore dhe ta lexoj nena, babai, vellai, motra, gruaja, e fejuara e ushtarit qe shkruan nga mjediset e luftes dhe jo te çensurohet, te lexohet tinezisht e te fshihet ne kasafortat e komandes ushtarake.

Krahas efektit pozitiv psikologjik e shpirteror, nje leter mund te ndryshoi dhe fatin e nje ushtari.

Kujtoni “Save my Ryan!” - “Shpetoni Ryan-in tim”, nje film i bukur, qe ne shume kinema te botes u shfaq me titullin “Shpetoni ushtarin Ryan”, nje kryeveper e kinematografise amerikane, film i inspiruar nga nje leter e ngjashme me ato qe shkruan mijera prinder e mijera ushtare italian? ne vitet e luftes, por qe mbeten te mbyllura ne kasaforta.

Filmi “Save my Ryan” eshte historia e dhimbeshme e nje n?ne amerikane, e cila i shkroi leter komandes te repartit ushtarak ku militonte djali i saj duke u kerkuar me dhimbje dhe me dashuri nene te shpetonin Ryan-in, djalin e vetem qe i kishte mbetur gjalle ne ato vite lufte. Kjo leter nuk u çensurua nga komanda ushtarake amerikane dhe pse kerkesa te tilla sentimentale ishin te shpeshta.

Sapo u njoh me permbajtjen e letres te nenes, komanda e repartit urdheroi ndryshimin e operacioneve ushtarake dhe e shpetoi ushtarin Ryan.

Letrat e shkruara nga ushtaret italian? mbi 7 dekada me par? nuk arrijten ne destinacion, nuk e paten forcen te ndryshonin urdherat e operacioneve ushtarake, apo te shpetonin jeten e ndonjerit prej tyre, por keto letra te çensuruara, perfaqesojne pjesen e pakthyeshme te memories te atyre djemeve te rinj, ish ushtare.

Ne se keto letra, apo kopjet e tyre, do t’i u ridergoheshin atyre, te cilet i kane pritur me padurim dhe ankth shume vite me par? dhe pse shumiva prej  tyre nuk jetojne, por duke ua dorezuar niperave e mbesave, madje edhe sternipave dhe stermbesave, i transmetohet shoqerise se sotme nje mesazh i fuqishem memorie historike, eshte kulture, solidarietet dhe dokument paqe ne kete bote te turbulluar nga konfliktet e armatosura.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora