E enjte, 25.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Zëri i Kosovës dëgjohet deri në Buzëu

E hene, 07.07.2008, 06:02 PM


Revista Diagonale
Zëri i Kosovës dëgjohet deri në Buzëu

Nga Baki Ymeri, Bukuresht
 
Në bazë të asaj që dëgjohet, flitet, shkruhet, botohet dhe lexohet, konstatojmë se shqiptarët e Kosovës kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me rumunët e Moldovës. Dhe jo vetëm kaq. Fjala është për dy miq të vjetër që e gjejnë njëri/tjetrin në fushën enigmatike të poezisë. Në Jash të Moldovës vepron një dasahmir i madh i poezië shqipe dhe asaj universale, Marius Chelaru (shq. Qelaru), autor i dhjetra parathëniesh dhe reçensionesh të poetëve shqiptarë, jo vetëm nga Kosova. Veprat e autorëve kosovarë të rikënduar në gjuhën e Emineskut janë duke e joshur publikun rumun. Tejmatanë kufinjve të Moldovës shtrihet Buzëu me rrethinën e tij, në brigjet e së cilës gjendet edhe një fshat shqiptar, Arbënash, i themeluar nga arnautët e moçëm, që në kohën e Matei Basarbit, fill pas Mesjetës, diku rreth vitit 1600. Themi “fshat shqiptar” duke u bazuar në bazë të emrit, edhepse fshati është i banuar me rumunë, por fakti që rumunët nuk ua kanë ndërruar emrat vendbanimeve si Arbënash, Movila Arnautului, Arnaut bostan dere etj. dëshmon se në krahasim me administratën shoviniste sllave që ka bërë kërdi në fushë të toponimisë dhe onomastikës,  kur vjen fjala për rumunët dhe Rumaninë, kemi të bëjmë me një popull tolerant dhe me një administratë humane.

Buzëu është i njohur për zonën e banjave mjekuese Sarata Monteoru ku u vedosën para nëntë vitesh rreth 100 refugjatë shqiptarë të Kosovës, pjesa dërmuese nga Prizreni dhe rrethina, me pjestarë edhe të familjes së madhe të Jasharjve (1999). I solli Kryqi i Kuq në bashkëveprim me forcat ndërkombëtare të NATOS që i shpallën luftë kuçedrës militariste serbe. Nga Buzëu është edhe poeti Florentin Popescu, autor i librit Elegjia e kuajve të humbur, si dhe i një varg reçensionesh të favorshme për poetët shqiptarë. Në Buzëu këto ditë u inaugurua një revistë e re e kulturës, Diagonale, duke patur për drejtor eseistin e shquar Radu Voinescu, poet dhe drejtues i Klubit letrar të Qarkut Ushtarak Kombëtar (Cercul Militar National), i cili vepron në zemër të Bukureshtit.

Revista Diagonale me rubriken Poezi Shqipe
Revista Diagonale del me përkrahjen e Bashkisë së Qytetit Buzëu, ndërsa editor është Shoqata letrare RA-Libris. Fakti që kjo tribunë e re, në kuadrin e rubrikës Poezie albanez?, që në numrin u jep prioritet vlerave universale të poezisë shqipe, duke prezantuar në një faqe shtatë poetë nga Kosova (Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Brahim Avdyli, Sarë Gjergji, Radije Hoxha, Rizah Sheqiri, Fatmir Salihu), don të thotë se Kosova ka vlera dhe merita që meritojnë të afirmohen edhe tejmatanë kufinjve të Saj. Le të jenë këto fjalë inkurajuese për te tjerët, për ata që pason t’i rikëndojmë në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet, këto ditë duke i dhënë prioritet botimit të antologjisë së dytë të poezisë shqipe të Kosovës në gjuhën rumune, vitin që vjen antologjisë së tretë, e kështu me rradhë, duke e prezantuar Kosovën në tatalitetin e vlerave poetike që ka. Në këtë faqe defilojnë edhe vargjet e Vitore Stefa Lekës dhe Albert Vokës - pseudonim yni letrar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora