E shtune, 20.04.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Urime Dita e Flamurit

E enjte, 27.11.2014, 07:59 PM


AGIM GASHI

 

URIME DITA E FLAMURIT

 

Ti shqiptar sot fillo këngën

Këngë të gjakut e të zisë,

Për Flamurin me shkabë dy krenëshe,

Këtë symbol të Arbërisë.

 

Ngjyrëflamurin dikur ëndërronim,

Mbi koka kishim njerz zemërzi,

Sot Kosova, kjo tokë sublime,

Endërron flamurin, në liri.

 

Kur na vrisnin e na coptonin,

Në gji e mbanim tonin flamur,

Ata njerz që flijuan jeten,

Në zemra t´popullit janë bilur.

 

Ti flamur me shkabë dykrenëshe

Ngritu lart mbi qiell arbëror,

Ska fuqi, se ka thënë Zoti,

Valërimin që ta ndalon.

 

Valëro Flamur i kuq si gjaku

Se shumë jetëra u dhanë për Ty,

Sa më shumë që je gjakosur

Atdheut i fale bukuri.

 

Urime o Atdheu ynë

Anë e kënd në dritë të nurit,

I madh e i vogët gjithmonë festofshi

Urime, urime, Ditën e Flamurit.

27.11.2014

Düren

__________

PLISI

 

Plisi, është simbol karakteristik i veshjes shqiptare. Me ngjyrën e bardhë që reflekton rrezën e diellit, me lidhjen e leshtë që pi djersën, ka trajtën e shtresës që mbron kokën. Plisi si një kupolë që rri mbi kokë bën të mundëshme të mbledhën mendët, koka të ketë temperaturë konstante, të mos e trembë zjarmia e vapës e as acari e ngrica. Tek disa persona shqiptar plisi është shëndrruar në kult dhe i quajnë kryengritur, ndersa njeriun pa plis e quajnë “kryeshtruar”.

Njerzit kryeshtruar dhe njerzit kryengritur i dallon prania apo mungesa e plisit. Sot plisin mund ta shofim mbi kokën e gjyshit, mbi kokën e babait por jo edhe të djalit. Ndryshojnë kohërat andaj ndryshojnë edhe shqiptarët. Rrallimi i plisit në kohrat më të reja don me thënë rrallimi i një shenje të identitetit, kësaj kupole shqiptare i cili më nuk është një send i domosdoshëm, por bëhet një simbol. Kush e njef plisin si pjesë e domosdoshmërisë së vetës nacionale, e ka në kokë, ndërsa ata që e donë si simbol, e sheh në vitrinë të vendosur. Kush e di sa njerz në mesin tonë kalojnë nga shoqëria e realiteteve në shoqërinë e simboleve.

Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarë

Zakonisht sot plisi bartet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremoni të ndryshme shoqërore. Në disa pjesë ruale në veri të tokave shqiptare bartet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.

Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupet e tyre i kanë pagëzuar me emrin “Plisat”, si simbol i tradicional.

Plisi pos tjerash simbolizon edhe optimizmin

Plisi ka ngjyrë  të bardhë që karakterizon paqen, pastaj ka formë që si do që do ta mbash gjithmon është mbarë ,që do të thotë që dallon shumë nga kapelat tjera sepse nuk ka anë të kundërta ,pastaj plisi ka formë të majës së malit ,male të cilat janë të mbulara  me borë që karakterizon pastertin.

Plisi është i bardhë dhe  karkaterizon paqen.

Plisi  nuk ka anë të kundërta e kjo do të thotë është me karakteristika pozitive.

Plisi ka formën e majës së malit me borë që karakterizon pastërtinë.

Plisi është shqiptar andaj u takoi dhe u takon vetëm shqiptrëve në milienume

20.09.2014

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora