E merkure, 24.04.2024, 07:41 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Tre probleme ne shkrimin e zonjes Këze (Kozeta) Zylo!

E hene, 07.07.2008, 05:52 PM


E nderta zonja Këze (Kozeta) Zylo!

Lexova me vemendje shkrimin tuej interesant dhe shume prekes te dates 6 korrik 2008 ne gazeten ZemraShqiptare” me titull “Shqipëria nuk mund të jetë e cliruar, nëse Çamëria dhe trevat e tjera të saj janë ende të pushtuara” - ( http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/3812/ ). Pamvarsisht nga vlerat e shkrimit tuej, simbas meje dalin tre probleme:

Se pari:Pse u coptuan tokat shqiptare?”

Coptimi i territoreve ballkanike te okupueme nga perandoria turko-osmane dhe te banueme nga shqiptart asht ne fakt nji plage shekullore dhe problem i madh jo vetem per vete shqiptart, por edhe per popujt e tjere te Ballkanit. Sherimi i kesaje plage, dmth i çlirimit te ketyne tokave ne menyre paqesore, nuk mund te bahet pa “diagnostikue” dmth pa gjete shkaqet e kesaj plage dhe per pasoje asht veshtire te gjendet “ilaçi” i sherimit.

Asht i drejte shtrimi i ketij problemi nga ju, por ju nuk keni ba nji analize logjike te shkaqeve te Vendimive te Konferences se Londres ne 1913 mbi coptimin e territoreve ballkanike te okupueme nga perandoria otoman dhe te banueme nga popullsia shqiptare dhe per pasoje ju nuk sugjeroni ne shkrimin tuej ndonji menyre zgjidhje konkrete te ketij problemi. Nuk mund te vazhdohet çlirimi i te gjitha tokave shqiptare vetem me bombardime.

Ne lidhje me shprehjen tuej mbi “Vendimet famekëqe të Konferencës së Londrës, më 1913, ishin një ogur i zi për Kombin shqiptar, ogur që miliona shqiptarë e ndjejnë ende mbi shpinë.” , po ju kujtoj se ne politike nuk ka “famekëqe” apo “fame mire”. Politika nuk funsionon me sentimentalizma apo fatalizma si “ogur i zi” apo “ogur i bardh” . Politika ka funksionue gjithmone dhe funksionon edhe tash ne bazen e logjikes se interesit dhe te raportit te forcave. Prandej ne bazen e ketyne koncepteve duhej ba analiza e shkaqeve te coptimit te tokave te banueme nga shqiptart. Me gjithe ate kete analize logjike ju mund ta bani ne po kete gazete si vijim i shkrimit tuaj. 

Se dyti: Si e fitoi Kosova Pamvarsine?

Due te saktesoi se Kosova nuk u çlirue, siç thoni ju “….Kosova më në fund e fitoi Pavarësine, falë Luftës heroike të UCK-s me popullin e saj luftëtar dhe diplomacisë Amerikane, një mike e përhershme e Shqipërisë! …”, por u çlirue nga bombardimet ajrore te renda dymujore euro-amerikane te Beogradit dhe te territoreve te tjera serbe perfshi edhe Kosoven ( te transmetuara nga te gjithe TV-t e botes dhe per te cilat une vete personalisht kam qene deshmitar okular )  te shoqruara paralelisht ne territorin kosovar nga lufta e UÇK-s te organizuar, te veshur, te mbathur, te armatosur dhe te mbeshtetur fuqimisht nga NATO euro-amerikane dhe se akti final i shpalljes se Pamvarsise se Kosoves u realizua plotesisht vetem ne saje te politikes dhe diplomacise euro-amerikane. Serbine e mbeshtete Rusia, por pa efekt. Ndersa te gjitha vendet e tjera, afro-aziatike, qe mendoheshin dhe shpresohej te ishin miq te vertete te popullit te Kosoves, kan ba sehire dhe as edhe sot e kesaje dite nuk e kan njohte Pamvarsine e Kosoves, dmth keto vende vazhdojne te pranojne praktikisht se Kosova asht pjese e Serbise. Kulmi.

Se treti: Ç’fare kuptimi ka termi “….diktatura bizantine….”.

Nder te tjera ju pohoni: “….Por sot nuk dua të largohem nga tema, pavarësisht se dhe këto që përmenda më lart janë në funksion të historisë sonë të shtrembëruar dhe të përçudnuar nga diktatura bizantine! ….”. Deshiroj ta sqaroni se çka nenkuptoni ju me kete term te ri te pandegjuem ndonji here deri tashti: “diktatura bizantine”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora