E enjte, 25.04.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Mendime

Isuf B. Bajrami: Për mosnjohjen e Kosovës si Shtet Sovran nga shtetet Islamike...

E hene, 07.07.2008, 05:41 PM


Isuf Bajrami
Për mosnjohjen e Kosovës si Shtet Sovran nga shtetet Islamike mund të ketë ndikim bashkëpunimi i BIK. me BI.të Serbisë

Nga Isuf B. Bajrami

Për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur nga Shtetet Islamike mund të jenë shkas takimet e shpeshta të përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës me Ministrin e fesë në Beograd. Kështu ndodhë sepse ndoshta “nuk është asgjë” të Takohet Ragmi Destani me Ministrin e fesë në Beograd, kurse Bashkësia Islame e Kosovës me Naim Ternavën të heshtin e të mos deklarojnë asgjë për opinion në lidhje me këto takime, kjo nuk do koment.
Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij lojal, harrojnë se Serbia në Kushtetutën e re e konsideron Kosovën pjesë të saj. Ndërsa, pas Kushtetutës së Shtetit të Kosovës , atëherë Kushtetuta e Bashkësisë Islame të Kosovës duhet të korrigjohet, të mos bie ndesh me Ligjin dhe Shtetin. Pra nëse nuk korrigjohet dhe nuk përmirësohet sa më shpejtë ky veprim antikombëtarë, antiligjor dhe antishtetërorë . Myftiu Naim Tërnava dhe BIK. si institucion fetarë i Republikës së Kosovës e pranon Serbinë si shtet legjitim të saj dhe e favorizon tek shtetet Islamike që të mos pranohet Kosova si Shtet Sovran dhe i pavarur.
Ndoshta përkrahja në vazhdimësi e Rezolutës 1244 nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës, është ajo që i pengon shtetet Islamike që të mos e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Këtë mendim e mbështesë duke u bazuar se i vetmi Institucion i Republikës së Kosovës që e zbaton në praktikë këtë Rezolutë dhe vepron me Këshillat e sajë paralel në Serbi dhe me Këshillat e BIPBM-së në Kosovën Lindore.
A ka të drejtë Myftiu i BIK., Naim Tërnava të veproj me të njëjtin avaz pas shpalljes së Kosovës Shtet i Pavarur dhe Sovran, ku mbështetet Kushtetuta e Bashkësisë Islame e Kosovës, a mund të funksionoj në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe planit të Ahtisarit, kur dihet se në këtë kushtetutë të Bashkësisë Islame të Kosovës është i përfshirë edhe Rajoni i Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës .
Komunikatat e përfaqësuesve të Naim Tërnavës të cilët veprojnë në Kosovën Lindore nëpër mediet serbe, si të Ragmi Destanit, e Sevder Bajrami, ku thuhet: “...mundësia e vetme që ne mund të funksionojmë është se ligji i ri i Serbisë dhe rezoluta 1244 na mundëson të themelojmë Bashkësi Islame në Serbi, si dhe na mundëson që të funksionojmë institucionalishtë si Këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës. “!!!
Myftiu i Kosovës a duhet ti korrigjoj këto veprime, e të japë llogari para popullit shqiptar për këto veprime. Pas të gjithave këtyre proceseve, pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si shtet sovran me Kushtetutë, Flamur dhe me Himnin Shtetërorë, ose të distancohet nga Serbia, që të mos përzihet më në organizimin fetar të tyre e ta korrigjoj gabimin, e ta merr pozitën dhe të normalizohet. Apo duhet të merr dënimin e merituar që të jep llogari para popullit shqiptar për këto çrregullime dhe veprime antikombëtare, antifetare dhe anticivilizuese, sepse shqiptarët nuk durojnë më të luhet me fatin e tyre dhe institucionet vendore të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora