E enjte, 25.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kujtimi per te madhin Berit Bacher

E diele, 06.07.2008, 07:07 PM


Selim Hasanaj
KUJTIMI PER TË MADHEN BERIT BACHER

Nga Selim Hasanaj

Po mbushen pesmbdhjet vite , që kur per shqiptaret mergimtarë në Norvegji erdh nji lajmë si rrufe nga qielli dhe i plandosi perdhe të gjitë shqiptaret me gjak shqiptari. Më kujtohet sikur sot ajo ditë sepse ky lajm i papritun dhe teper ,teper i dhimshem erdhi në momentin kur i ashtuquajtuni STØTE GRUPA FOR KOSOVOALBANER ( Grupi perkrahës per shqiptaret e Kosovës) ishte në vlugun e pergatitjes per të dal në protestë në qender të kryeqendres së fylkkes ( krahines) Hedmark , në Hamar per të protestue kunder vendimit të Ministrisë së drejtësisë e cila atë kohë kishte në dikasterin e vet edhe departamentin per emigracion që në norvegjisht quhet Utlendingsdirektoratet ose shkurt UDI dhe ky departament kishte lëshue nji urdhen per largimin nga Norvegjia të hiq ma pak se 2500 shqiptarve azilkerkues. Pra ishte muej korrik i vitit 1993 dhe në protesten në fjalë pritej të dalin shumë qytetarë norvegjez per tu solidarizue me hallet e shqiptarve dhe per të protestue kunder vendimit të ministrisë. Nder ata që duhej të aktivizohet dhe të prezentojë isha edhe unë si banor i kampit të azilkerkuesve por edhe si Kryetar i Nendegës së LDK -së per ketë krahinë që isha. Posa u zgjuem diku heret në mengjes , shof nji shqiptarë që kishte rreguellue qendrimin dhe jetonte në qytet  i cili me nji shpejtësi të madhe me makinë erdhi dhe u parkue para strehimores së refugjatve. Zakonisht ky vinte kështu dhe nuk më bani pershtypje, pos se ja pash per të madhe vozitjen e shpejtë në atë vend ku kishte shumë femijë të strehimores. Mirpo ky erdhi drejt dritares së baneses time dhe më thirri. Dola jasht dhe ai me lotë në sy më tha se e kanë vra Berit Bacher. Nuk munda të besojë , por mendja më tha se nuk asht e quditshme kjo sepse shkau asht katil dhe nuk duron drejtësi. Jo , jo  tha ai që ma tha lajmin, nuk e kanë vra shkijet, Berit Bacherin e ka  mbyt me thikë shqiptari nga Peja dhe unë vetemse sa nuk u alivanosa. Si asht e mundun, si vret shqiptari të vetmin njeri  në Norvegji që na njofti thellsisht në genin dhe kulturen tonë, të vetmin njeri që na deshti dhe na perkrahi dhe që ishte pionere e nderkombtarizimit të problemit Kosovë jo vetem në Norvegji , por permes Komitetit të Helsinkit dhe Amnesti internacional edhe me shtetet tjera të Evropes. Edhe nji veper tradhtie, edhe nji viktimë e martirizueme që duhet tu bashkangjitet radhve të deshmorve shqiptarë që i vrau vet shqiptari pergjatë historisë tonë të gjatë dhe të dhimbshme. Ai që më solli lajmin pau se unë u trondita , ishte zbeh në fytyrë edhe ai , por ky njeri i mirë shpirtnisht por teper euforik dhe i rrept që vepronte gjithmonë me emocione dhe stres më tha të pregatis dicka per të lexue në tubimin e protestes që ishte parapa të mbahet. Jo i thash unë , nuk duhet të dalim në protestë. Si të dalim i thash kur paskem ba ket maskarallek. Në nji anë të kerkojmë mëshirë nga shteti dhe populli norvegjez e në anen tjeter të vrasim pa mëshirshem nji grue, nji moter , nji humaniste nji eksperte dhe nji hyjneshë !? Kjo nuk ka kuptim dhe unë apelojë të mos delni asnji sepse asht turp. Po Anne Hals ( ishte kjo lidere e grupes per protest) më tha të dalim , më thotë ky njeri. Ani i thash ajo dhe norvegjezet let dalin, dhe neve duhet ti falenderojmë per perkrahjen por neve vet asesi nuk guxojmë të dalim. Neve duhet të distancohemi edhe në këtë mënyrë nga vrasesi shqipfolës dhe të mbajmë zi per kobin. Ky njeri pajtohej me mue pergjithcka por posa takonte të tjerë ai harronte dhe shkonte mas mases. Kështu per turpin e botes diku nja 100 shqiptarë dhe disa dhjetra norvegjez paten dalë në atë protestë. Tek unë paten  ardhë edhe gazetaret e HA dhe HD dy këto gazeta lokale dhe unë e pata shpreh mendimin se shqiptaret nuk duhet të dalin në protest pas maskarallakut që ka ba ai shqiptarë ,sado që ai njeri ishte me të meta psiqike. Neve duhet të lam fatin tonë në duert e mëshires dhe bujarisë norvegjeze të popullit human të motres tonë të paharrueshme BERIT BACHER.
Kjo ishte nji antropologe  , etnografe dhe mbi të gjitha nji humaniste e madhe që po sikur dikur shtojzovallja e maleve shqiptare e pavdekshmja Edith Durhan , edhe Berit Bacher ja kushtojë jeten shqiptarve, Shqipnisë dhe Dardanisë dhe tragjikisht i erdhi fundi i jetës në moshen ma të mirë pikrisht nga nji njeri që kjo e njofti , e ndihmojë , e deshti dhe perkrahi , por mbi të gjitha që e deshti shumë dhe ndihmojë popullin e tij. Shqiptaret nuk të harrojnë kurr moter Berit andaj pusho e qet atje në jeten e amshueme sepse asht arrit edhe realizue andrra e jote tash edhe DARDANIA asht mvetsue.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora