E hene, 29.11.2021, 09:25 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Ringjallje'' apo ripersëritje!?

E diele, 23.11.2014, 09:02 PM


“RINGJALLJE”  APO  RIPERSËRITJE.!?

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Dy fjalë që në “politikë”, përdoren shpeshë me “një” kuptim...kur e lypë nevoja!

Kam lexue disa artikuj plot “optimizem” për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd... Shpesh ngjet, që ndër disa rrethana të veçanta asht perdorë edhe një shprehje nga Bibla: “Je ba si Shën Toma!”... Për Shqiptarë asht thanja ma e drejta!

Eksperienca e ngjarjeve në këta 100 vjetë, shpeshë, ka shkue tue “ringjallë” ose ma mirë me thanë tue “ripersëritë” të maparshmën... sado e idhtë t’ ishte ajo!

Deri tashti, nuk dij se ka ndryshue gja në politikat e qeverisjes 100 vjeçare, flas për faktet dhe dokumentat historike që vertetojnë vazhdueshmëninë pasuese të tyne.

Janë të njohuna ndonse, me vonesë, dokumentat e nënshkrueme që në vitin 1914 me Serbi, Malin e Zi... Jugosllavi, Rusi, Greqi, Itali, “Konferenca Islamike”... Po, mos të harrojmë, se njohja e tyne asht kenë gati kur janë dukë se u shfuqizuene, tue fillue nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, dhe tashti mujtëm me njohtë dokumentat e vitit 1941, kur edhe Enver Hoxha, si paraardhësit e vet, “shiti Trojet Shqiptare”... Kur janë nënshkrue këta dokumenta, u publikuene ata?! Né Bristolin e kemi pa vetem si ndertesë!!

– Asnjë dokument nuk kemi pa! Kush i tregoi? – Vetëm Historia!

Cila qeveri pasuese holli poshtë dokumentat e nënshkrueme perpara? – Asnjena!

Nga të gjitha pazarlleqet e bame prej qeveritarëve tanë, asht vertetue ndonjë nga këta, që asht ba pa dokumenta dhe pa nënshkrime me firma të kryeministrave? – Asnjë!

Po, takimi i fundit i kryeministrit Rama, a ka pasë DEKLARATA bashkpunimi, mirkuptimi, ose të ndonjë ANULUMI të dokumentave të maparshëm, të trashiguem nga Enver Hoxha? As këte, askush nuk di me e tregue.

Po, me logjikë të shndoshtë, a duhet të na shkojë mendja tek ndonje “dokument” që nënshkruhet në Beograd, flas për takimin e fundit, ku mund të “rifreskohet” edhe ndonjë nga dokumentat e para 72 ase 73 vjetëve perpara?! – Ndoshta! Edhe mundet!!

Të vërteten e tregojnë VETEM nënshkrimet e deklaratave të qeveritarëve.

Se çka asht nenshkrue sivjet në Beograd a e di kush?! – Jo, askush!

A ka takim zyrtar pa nënshkrime deklaratash nga të dy palët?! – Jo...Jo...Jo...

Kryeministri Rama ka deklarue se do të “ringjalli”... ose do të “ripërsëris”... ose do të “rilindi”... dhe pa kalue java që u “rikthye” në Tiranë, shihet i knaqun me foton e Enver Hoxhës, në sfondin festiv të 17 nandorit 2014...Pikrisht, 70 vjetorit të fillimit të qeverisjes sllavokomuniste të Tito – Enver – Stalinit... A e do Serbia këte?! – Besoj, se po!

***

Bisedat e qeveritarëve në ekrane TV, janë si kangët e dasmave...

“Sa e bukur na ka dalë nusja!”

Edhe kur.., nuk ka dreq që e sheh me sy...



(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora