Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon Dilo: Bota ka simfonine e saj

| E merkure, 19.11.2014, 08:18 PM |


Bota ka simfonine e saj?

Nga Ksenofon M. DILO

Dukej sikur një dirigjent i padukshëm mbante lart ata shkopinjtèelegantë e sikur gjithësia priste shenjën e tij për të marrë fryme , për të vazhduar atë simfoni të ç’frenuar që e karakterizon , para së cilës është mikroskopike çdo lloj tjetër orkestre simfonike në ç’fardo theatër të botës .

Dhe vetë dirigjenti i kësaj orkestre është jo i zakonshëm.

Nuk është aspak e lehtë të drejtosh orkestrën e jetës ku qindra vegla muzikore natyrore nxjerrin miliona tinguj e tingujt japin atë ritmin e jetës kudo duke i dhënë drejtim duke  e bërë atë të fortë, duke e derdhur në gremina apo në shkretëtira, duke e dërguar në qiell apo duke e vërvitur në ferr..varet nga dirigjenti, varet nga ai dhe vetëm ku botën e tërë e dërgon.Partiturat që ka përpara i thonë se çfarë duhet të bëjë.

Të qënit dirigjent nuk është e thjeshtë. Çudia është se deri më sot , ata dirigjentë të padukshëm kanë dhënë aq të çmendura udhëzime saqë bota e tërë duket të ndodhet në një maramendje pa fund dhe sidomos buçimat e luftrave që shpërthejnë e që ngjajnë me bubullima të një moti të egërsuar ,ato duket sikur i flasin urtësisë se edhe këtë radhë dirigjenti ishte... i çmendur. Gjithësia nën një dirigjent të çmendur.Në amfitheatër bota është ulur dhe pret ndërsa në llozhat e anëshme është pjesa që mezi sa pret të hapet perdja  dhe me padurim duartroket...

Ajo duartrokitje , shenjë padurimi ,që të dëgjohet interpretimi është, apo një padurim i ethshëm për të parë rezultatet e asaj që do të luhet e që, me sa duket së bashku me dirigjentin, janë shkruar e zgjedhur prej asaj pakice ,që krekoset nëpër llozhat e që duartroket.?.

Dhe dirigjenti dha sinjalin e parë duke tundur shkopat me atë drithmën karakteristike ,që sikur do tju thotë si orkestrës e edhe spektatorëve se është gati të fillojë ekzekutimi , frymëmarja ka ndaluar, ai ka ngrirë në pozicion të çuditshëm dhe....diçka e paparë po ndodh.Dirigjenti  nuk po kupton se çfarë . Pa dhënë ai shenjën orkestra ka filluar , dikush tjetër në vend të tij dirigjon, melodia del e pastër , del si një jehonë që duke u kthyer prej maja malesh rend e nëpër fusha e lugina plot diell, fluturon.

Është melodia e vërtetë, ajo që s’ka nevojë për asnjë dirigjent, ajo që rjedh vetvetiu sepse vetë natyra është më e fuqishmja me bukura më e melodishmja muzikë që egziston. Është e virgjër dhe e dlirë, ka brenda gurgullimë përrenjsh që zbresin hareshëm nga malet, ka simfoninë e mrekullueshme të këngës së zogjve që këndojne e zëri i tyre ngrihet në kupolën e qiellit duke u vetëquajtur hyjnore, ka brenda rendjen e kohës që i është përshtatur një xhezi gjigant me temp të rrjedhshëm por aspak monoton, ka dashurinë ka gëzimin ka qeshjen e fëmijës kur gjirin e nënës në gojëzën e vogëlth shtrëngon, ka dashuri e dëshirë , deri atë të pandjeshmen e të padëgjushmen çeljen e burbuqes që hapet në trëndafil e botën e tërë zbukuron...

Pa ka edhe aromë kjo simfoni, ka gjithçka që vetë natyra e ka shkruar me aq besnikëri e e ka bërë të madhërishme, e ka dhënë të luhet vetëm në virtuozë që nuk kanë nevojë për asnjë dirigjent...

Simfonia mrekullon të gjithë në amfiteatër! Nëpër llozha një lëvizje si të kish hyrë papritur një brumbull e të kish filluar pickimet..diçka thërresin , diçka i thonë dirigjentit, duan të thonë se nuk është ajo që duan të dëgjojnë...

Dirigjenti kthehet , hedh shkopat e tij prapa dhe edhe ai i mrekulluar bashkohet me ata që duartrokasin gjithashtu të mrekulluar...

Pse ju të pakët , që keni në duar pushtetin e monedhës hidheni e përdridheni dhe nuk doni që të dëgjohet melodia e natyrshme e jetës  po  gjithmone “ kengen e mukes” , me  avazin qe te jetohet e te vuajme te keqijat e nje mentaliteti komunist  si , me ligj  bukurosh 7501-è (...fshatar pa rrenje ne token e vet)! ?

Pse kërceni e hidheni përpjetë si të pickuar kur shikoni se kjo botë ka një rrjedhshmëri , se ska nevojë për dirigjentë. ?

Pse çireni e kërkoni vijën melodike të jetës të ndërroni e të futni në ‘të gjëmimet e vdekjes të luftës të tmerrit të terrorit  ku  merret nè lojè dhe nepèr kèmbe jo vetem tè drejtat e njeriut por dhe diçka dhe shume mè tepèr :

Nderi  , Dinjiteti i jone si Komb  e, zinxhir  krimi,  vazhdimèsi !... Drejtesia  vret DREJTESINE  - e , kthyer    ne Azil  Padrejtesie ?

Pse doni të shkruani një prelud që të trondit e të dëshpëron?

Pse botës mbarë i tregoni një botë që lufton?

Vështroni !

Dëgjoni   !

Pritet shkak pèr pak entusiazem te vertete !

Nè keto kohe dramatike te ketij tranzicioni te stergjatur peshojne Burrat   Dhe ,ç’do burrè duhet tè çmohet ne bazè tè virtyteve qe e dallojne racen tone SHQIPTARE :   Vetmohimi , Perbuzja e vdekjes  dhe ,mbi te gjitha Ndergjegja e Pergjegjesi  para Kombit.  Popullin tone vetem virtytet tona e ngrene ose e rrezojnè.

Nje ekucion ky qe , do funksionoje kur  e ka njeriu mirè “matricen” e jetes : urren artin e hipokrizise ,te flasi ndryshe nga çmendon.  Me pak fjalè , gjithmone te mbahet  veshtrimi perpara , mendja e lirè dhe syrin kritik

Vetem ahere , para ndergjegjes kombetare  ndjekim rregullat shoqerore dhe mbushen detyrat njerezore  e , si  thote mençuria popullore  ahere  ,  edhe    “malet  ngrene  supet   perpjetè”    e , bota  kaq  natyrshëm  këndon ,  kaq  mrekullushëm    një  valle   gazmore të   fton  ...