E marte, 23.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kacafytja e minjëve

E merkure, 19.11.2014, 09:30 PM


KACAFYTJA  E MINJËVE  DARKA E MAçOKËVE

Nga Dedë Preqi

Këto raste jo të zakonshme, me seriozitetin e tyre jo të sinqertë, u afrohen vetëm atyre formave të interesave partiake dhe klanore, të cilat nuk kanë të bëjnë me interesin e popullit dhe shtetit të Kosovës. Sëcila parti  në Kosovë,  deri më tani nuk tregon arsye dhe seriozitet të mirëfilltë të besojmë në përsosmërinë e marrëveshjeve për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, e cila qështje po sillet dhe zhagitët  një gjysmë viti pa Institucione. Duhet të shpresojmë se interesat politike dhe ato të popullit , të cilat gjykuar sipas të gjitha gjasave, dihet se janë shkaku kryesor  që njëherë e përgjithmonë të tejkalohen  pengesat dhe neglizhencat e deritanishme, në mënyrë që të synohet krijimi i një qeverie të re, e cila do ta ndryshojë gjendjen dhe situatën e padëshirueshme dhe të mjerueshme në Kosovë.

Bashkëpunimi  në mes partive, të cilat janë ndarë në mes bllokut LANW dhe PDK-es, në të cilin faktor objektiv janë edhe pakicat  dhe pjesëtarët e saj, përveq qëllimëve të përgjithshme duhet të realizohen edhe të drejtat nacionale, të cilat presin marrëveshjen e shumicës për të realizuar qëllimet e tyre dhe pjesëmarrjen në qeveri. Duke paraqitur disa aspekte themelore të kësaj problematike, të gjitha orvatjet duhet ti nënvizojmë posaqërisht ato qështje të cilat janë të lidhura ngushtë me interesin e popullit dhe shtetit, si kusht dhe alternativë e zhvillimit të këtij populli dhe vendi.

Kosova dhe populli i saj po e paguan shumë shtrenjtë këtë pauzë, ose mosmarrëveshje në mes partive për të krijuar qeverinë e re në Kosovë, që po kërkohet një tretman specifik, dhe të merr formën e vet e mundësinë e tejkalimit të situatës së krijuar, në raport me zgjedhjen e qështjes dhe problemit kyq, i cili ka marrë jehonë në vend, rajon dhe më gjërë. Hapi i parë është krijimi i një qeverie të re, një atmosferë e tillë e cila do të merr parasysh ndjenjat e të gjithëve, sidomos të popullit të lodhur dhe të varfër, i cili pret me padurim përmirësimin e gjendjes dhe një jete më të mirë. Kjo dramë që po luhet në mes partive, sidomos atyre që synojnë ta marrin pushtetin në dorë, në synimet e tyre shihet qartë vetëm përfitimi i pushtetit dhe kurrsesi arsyetimi që përpiqët me qëllimin tendencioz në shërbim të popullit dhe shtetit.

Kjo metodë është e dëmshme për sëcilën parti e cila ka një qëllim të tillë, veqanarisht në kohën kur Kosova, po pëson një dramë shumë të vështirë, dramë kjo me pasoja shumë të konsiderueshme, e cila e prek thellë në shpirt sedren e një populli dhe ekonominë e vendit. Nuk do ta quaja rrolin e partisë dhe anëtarëve të LDK-së, dhe të tjerëve që po lozin rrolin e minjëve në këtë rast, por siq thotë një fjalë popullore se, në kacafytjen e minjëve, bëhët darka e maqokëve, me ç’rast përfitojnë të tjerët, sikur që është rasti i PDK-së. Në qoftëse  po përqahet blloku i krijuar nga LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje, me siguri se do të përfitojë PDK-ja, e cila është fajtore për gjendjen e padëshiruar në Kosovë. Por, edhe nëse ndonjëra nga sëcila këto parti do të krijon qeveri të re në bashkëpunim me qeverinë e kaluar, Kosova do ta përsëritë dhe do ta rritë krizën në vend.

Kosova dhe shteti i saj ka nevojë për një kuadër të ri dhe një fuqi të re demokratike, e cila nuk do të përsërit metodat e vetë shkatërrimit dhe plaqkitjeve të të mirave të shtetit dhe popullit, por të krijohen Institucione të reja demokratike,  në bazë të të cilave të krijohet shteti  juridik, që të afrohet një platformë e përbashkët, për një jetë më të lumtur e prosperitet për mbarë qytetarët e vendit. Një egoizëm i tillë në mes partive nuk do ta sjellë kurrë Kosovën në përspektivë, dhe nuk mund të shkohet ecuria e Kosovës në interes të një partie politike, e cila po shihet qartë rruga e saj, që nuk e ka përbushë rrugën dhe përspektivën e zhvillimit të vendit dhe popullit të këtij vendi, prandaj vetë ajo pjesë e një qeverisje jo e sukseshme, duhet vetë të heqë dorë dhe të lëshojë rrugën të tjerëve, në interes të një politike dhe fryme të re të dmokracisë dhe ndryshimëve të vendit, duke u përqëndruar në metoda tjera dhe fryme tjetër demokratike.

Dikush po e shfrytëzon vakumin politik kosovar dhe atë më të madhe, prandaj këto lajthitje dhe humbje kohe po i kushtojnë Kosovës dhe popullit të saj, edhe pse thotë dikush se Kosova në këto raste po përfiton, sepse po mëson nga këto raste. Të gjitha këto shkasje janë vetëm humbje kohe dhe janë të meta të politikës organizative, të cilat sillen vetëm rreth interesave të tyre partiake dhe vetiake, që programet i kanë të orientuara jashtë interesave të vendit dhe popullit, që një filozofi e tillë po lidhet mbi disa postulate kyqe dhe negative, të cilat nuk e zgjedhin qështjen e pastër dhe të përhershme të Kosovës.

Thënë troç, e thënë shqip, Kosova nuk e meriton të udhëheqet nga ajo parti dhe subjekt politik, që këtë vend e dërgoj në mjerim dhe varfëri, prandaj do ta quajmë të mbrashtë nëse do të përsëritet një vizion i tillë, sepse është jashtë kontestit të vlerave demokratike , njerëzore dhe univerzale të një vendi. Pikërisht një orientim i tillë, të cilin sot po e merr PDK-ja, e cila ishte tetë vjetë në qeveri, duhet të pendohet dhe të kërkojë ndjesë popullit të vet për të gjitha gabimet e saj në qeverisjen e kaluar, e cila tregoi një politikë jo parimore dhe zhvëlimore, por një politikë regresive dhe pasive, në dëm të  popullit  dhe vendit, dhe si përmbyllje logjike do të pllakoste kapakun i kësaj politike njëherë e përgjithmonë.

Asnjë parti politike në Kosovë nuk e meriton udhëheqjen e shtetit të Kosovës, nëse liderët e saj janë të akuzuar, apo kanë doza të caktuara të akuzimëve për krime të luftës dhe të tjera, sepse ky vend duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga barrat e tilla, sepse nuk mund të merrë mbi vete rrolin e sigurtë për të krijuar bazën e shëndoshë të shtetit dhe qytetarëve të saj. Aq më pak përputhët tentimi për të marrë votën e popullit, rrugë kjo sipas bindjeve të popullit do të merr parasysh nevojat e tij. Ndërkaq, një mision i tillë mund të jetë vetëm improvizim i sëcilës parti që mendon me udhëheqë shtetin në të ardhmën, i cili në përçapje për të arritë qëllimin e vet, bënë gabime të tilla dhe vetë bie në grackë.

Në qoftëse blloku i krijuar nga LDK,AAK,NISMA dhe Vetëvendosje, nuk bien në ujdi për të krijuar qeverinë re, kundrej PDK-së, e cila po e pret momentin e shkatërrimit të këtij blloku, atëherë kjo e fundit do të përfitoj dhe gjendja e Kosovës vetëm se mund të përsëritët, apo edhe më shumë kriza e saj mund të thëllohet. Nëse LDK, tenton të merr rrolin e kryeministrit, duhet të mos ngulet vetëm te kandidimi i Nazmi Mustafës, sepse kjo parti nuk e ka vetëm një lider, i cili duhet të nominohet i vetëm, por kjo parti ka njerëz edhe të tjerë, që i simpatizon populli. Po ashtu edhe në AAK, të bëhët një nominim i ndryshuar dhe jo të ngulet si kyreministër Ramush Harjdinaj, sepse nominimet e tilla nuk e përcaktojnë dëshirën dhe vullnetin e popullit. Përndryshe, kacafytja e minjëve, siq thotë një fjalë popullore, gjithmonë ka qenë darka e maqokëve.

Pra, veprimi dhe sjellja e situatës së tanishme politike në Kosovë, gjatë kësaj kohe është fare e pa ndryshuar, që do të thotë se ky vend nuk mundet me dalë nga krizat e vetë krijuara, dhe në këtë rast ky sfond i papërshtatshëm  kërkon një tretman të caktuar nga vendet tjera, sikur që janë vendet e kuintit, të cilat është e mundur më në fund të japin edhe caktojnë diagnoza të cilat na pëlqyen, apo nuk na pëlqyen, duhet ti miratojmë, sikur ato të tjerat…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora