E premte, 29.03.2024, 11:46 AM (GMT)

Mendime

Rezart Palluqi: Historia shqiptare në “luftë civile”

E merkure, 19.11.2014, 07:22 PM


Historia shqiptare në “luftë civile”

Nga Rezart Palluqi

Historia shqiptare ndodhet në lufte civile. Historianët e jugut i kanë drejtuar shkopin  e historianëve të veriut. Ose thënë më saktë: kemi të bëjmë me një duel midis Ismail Qemalit, Enver Hoxhës kundrejt Ahmet Zogut dhe Sali Berishës.

Arbitrat e këtij dueli, janë Paskal Milo dhë Pëllumb Xhufi. Historianët e veriut përpiqen që të baltosin Enver Hoxhën, duke mos i atribuar atij as edhe një dhunti ose veti të mirë politike.

Ndërsa historianët e jugut përpiqen të denigrojnë Ahmet Zogun dhe Sali Berishën. Këta të fundit, e kanë marrë shumë seriozisht groposjen e figurave të lartpemendura. 'Çelësi ose formula e suksesit të tyre është se ata krahasojnë Sali Bërishën me Enver Hoxhën. Ky krahasim është jo vetëm mjaft subjektiv por edhe i rrezikshëm. Nuk do të luaj këtu historianin, por Sali Berisha siç e dimë ka qenë doktor i Enver Hoxhës. E megjithatë, socialistët PURO hoxhistë vazhdojnë me të gjitha mjetet propagandistike t’i vënë të dy epokat krejt të ndryshme, përballë njëra-tjetrës: atë enveriste dhe atë berishiane. Sali Berisha ka qenë pa dyshim një diktator, ama i lindur në martenitetin hoxhist, kështu që është mjaft fatale të bëjmë paralelizme të tillë. Por, shtypi hoxhist, më në krye dy motrat Zeri I Popullit ose Bashkimi I dikurshëm, tjetërsuar në GAZETA DITA dhe gazeta SHQIP, vazhdojnë t’ i kujtojnë popullit mirëqënien, sipas tyre, atë hoxhiste me atë berishiane.

Paskal Milo jo pa qëllim, ka marrë përsipër të rishikojë/rishkruajë historinë e periudhës së mbretit Zog! Objektivi I tij kryesor është që të zhvlerësojë deri në maksimum epokën e tij politike. Siç e dimë, subjektivizmi është kanceri i historisë por edhe çdo lloj shkence apo arti. Milo e di, këtë shumë mirë, por nuk bëhet merak, sepse ai nuk synon që t’ I ofrojë brezave të rinj një histori sa më neutrale dhe me pak subjektivizëm, por një histori që ringre në piedestal të gjitha figurat e diktaturës hoxhiste. Mbreti Zog është për të një halë e madhe në sy, prandaj edhe ai po përpiqet t’ I lajë hesapet me të.

Me Berishën po merren Agolli, dhe shtypi I fuqishëm hoxhist, me në krye, gazetën DITA.

Jemi zbarkuar në një tërren të rrezikshëm, ku figurat e shquara shqiptare po përdoren si karrem ose mish gjahu. E quaj këtë një luftë civile në gjirin e historisë. Kjo I bën një dëm të madh jo vetëm kujtesës së kombit tonë, por kultivon edhe një urrejtje të rrezikshme krahinore.

Historia na ka mësuar se çdo udhëheqës politik, i ka ofruar diçka vendit të tij, dikush më shumë, tjetri më pak. Kjo vlen pra, edhe për Enver Hoxhën, Ahmet Zogun, Fan Nolin, Ismail Qemalin etjer.

Një diktator nuk mund të shihet me syze të kaltra. në rastin më të mirë, ose diktatori më i mirë, duhet të shihet me syze, ku njëri xham dhe bishtat e syzeve jane të zinj, xhami tjetër i kaltër. Ndërsa në rastin e diktatorit hoxha, treçereku i syzeve duhet të jetë prej xhami sterrë të zi, dhe çereku i kaltër!

Fatkeqësisht tek historianët kamikazë shqiptarë, dominon ende stereotipi, vlerësimi bardhë e zi. Ose je tradhtar a vrasës, ose udhëheqës I madh.

Në vend që Shqipëria të marrë lamtumirë prej së kaluarës vrasëse të Enver Hoxhës, pra duke hapur dosjet, ajo, merret me ringjalljen e diktatorit Hoxha. Deri në një farë mënyrë, diktator ka qenë edhe Ahmet Zogu, sepse edhe në epokën e tij, janë vrarë shumë rivalë të tij politikë, syrgjynosur shumë intelektualë dhe kufizuar funksionimi i parlamentit.

Parë nga një këndvështrim i gjakftohtë dhe të kthjellët, historianët shqiptarë nuk kanë kohë për duele të tillë kombvrasës. Historianët e veriut duhet të rivleresojnë sa më objektivisht figurat politike të Veriut, këtë duhet të bëjnë edhe ata të jugut dhe jo të lustrojnë me lavdi figurat politike të vendlindjeve të tyre, dhe nxjerrin sytë figurave politike të krahinave të tjera.

Por ja që, historianët shqiptarë janë qimelëpirët e diktatorëve ose të politikave provinciale. Ata ose heshtin qellimisht ndaj hapjes se dosjeve hoxhiste, ose mohojne si ne rastin e Milos, luften civile midis komunisteve dhe ballit kombetar!

Edi Rama, sado që prezantohet si liberal, në të gjitha zyrat shtetërore, ka varur fotografinë e Ismail Qemalit.

Dritëro Agolli, del dhe thotë se sa herë që Shqipërinë e merr kolla, Labëria ngrihet e para në luftë.

Në mbyllje, personalisht mendoj, se historia shqiptare, sidomos ajo moderne, mbas themelimit të shtetit shqiptar, është një kullë me dosje kriminele. Këto dosje janë krijuar pra, prej të gjitha qeverive shqiptare, duke filluar nga ajo e Ismail Qemalit, dhe përfunduar tek qeveria e Edi Ramës. Fatkeqësisht këto dosje, njëqindvjeçare, nuk janë hapur sepse si politika ashtu edhe historia/historianët, janë treguar shumë të njëanshëm, të pasinqertë ndaj të vërtetës së madhe.

Për aq sa kohë, populli ynë primitiv, nuk do të gjejë forcën shpirtërore dhe morale për të dënuar të keqen ose vrasësit e kombit të tij, historia shqiptare do të vazhdojë të manipulohet prej historianëve provincialë, si ata veriorë ashtu edhe ata jugorë.

Këta lloj historianësh dinë gjithmonë që t’i bien këmbanave të luftëve civile. Sepse historia e njëanshme, është nëna e luftëve civile ose kujtesës prej lepuri që rizgjon në mes të ditës me diell, diktatura të reja shpirterisht ose ne fantazi. Diktatura hoxhiste po zgjohet kohet e fundit te shqiptaret! Diktaturat, ashtu si poezitë, lindin fillimisht në fantazi dhe pastaj materializohen...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora