E diele, 05.02.2023, 04:57 PM (GMT)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Kombi shijoi aromën e fitores

E marte, 18.11.2014, 07:11 PM


NJË KOMB I TËRI E SHIJOI AROMËN E FITORES

 

NGA ADEM ZAPLLUZHA

 

Ngjan edhe kjo që në fushë të sportit

Të fluturoj krenar dykrenori i jonë

Të fluturoj me mall

Si në kohën e Kastriotit

Me një krakëllimë të ëmbël qiell

Ta zbardhi fytyrën tonë

 

Kur e panë flamurin disa  laraska të bardha

Iu sulën shpendit ta shqyejnë me brina

U bë një shtjellim i egër

Si nëpër  përralla

E okupuan fushën e me qindra sorrëshkina

 

Djemtë e shqipes si zana luftuan

S’lejuan të përdhoset

Flamuri i jonë kombëtarë

Këlyshët e Milloshit  sa keq u turpëruan

Kurse djemtë e shqipes

Dolën  faqebardhë

 

Mbrëmë Beogradin e mbështolli zia

Humbi betejën

Që aq shumë e deshi

Faqebardhë na doli Shqipëria

Veladonin e nderit djemuria e veshi

 

Ngjan edhe kjo

Që n’ çerdhen e sorrëshkinës

Të çelin zogjtë shqiponja krenare

Po të mos ishin djemtë e Prishtinës

S’do lëshohej shqipja asnjëherë

Në atë fushën barbare

 

Shëndosh e mirë u kthyen

Djemtë e kombëtares

Në prehër i priti aeroporti i mëmëdheut

Një komb i tëri shijoi aromën e fitores

Koha që e ngjalli historinë e Skënderbeut



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora