E enjte, 25.04.2024, 03:07 PM (GMT+1)

Mendime

Driton Tali: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës

E diele, 16.11.2014, 07:22 PM


Revolucioni Francez dhe moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nga Driton Tali

Nuk thuhet kot se “historia e përsërit veten” dhe “dikush pothuajse në baza ditore na kujton nga pak diçka që ka ndodhur më parë”.  Andaj, duke e vrojtuar sagën e konstituimit të Kuvendit më bie ndërmen Revolucioni Francez, sidomos ajo faza e parë, kur “mbretëria më e lavdishme” europiane filloi të ballafaqohej me “armikun më të rrezikshëm”: revoltën e qytetarëve të vet! Revoltë e cila, ndonëse u ushqye nga verfëria, korrupsioni dhe jeta luksoze e klasës së lartë të “regjimit të vjetër”,   megjithate shkrepi për shkak të moskonstituimit të Kuvendit!

Ata që nuk e dinë historinë janë të destinuar ta përsërisin

Kjo është thënia e famshme e filozofit dhe burrështetasit irlandez, Edmund Burk, i cili për ironi në atë kohë ishte kundërshtar i rreptë i Revolucionit Francez.

Duke e pasur parasysh faktin se një numri të madh të akterëve të tashëm të skenës politike kosovare, ju mungojnë njohurit elementare, në këtë kolumne do të mundohem të përshkruajë atë se çka i ndodhi Francës, në fund të shekullit XVIII, duke shpresuar se vendit tonë të mos i ndodhë.

Por duke i rekomanduar atyre ate, që Çerçilli na këshillonte “mësone historinë, studione historinë sepse në histori qëndrojnë të gjitha sekretet e artit të qeverisjes”.

Pushteti mbahet me mençuri

Kush kishte besuar nga të pranishmit në ahengut madhështor në Pallatin e Versajës, në vitin 1770, që ishte organizuar për nder të martesës së mbretit Lui XVI dhe princezës  Mari Antoniet, se pas nëntëmbëdhjet viteve, ky çiftë mbretëror ( i cili i bashkonte dy familjet më të rëndësishme europiane: burbonët francez dhe habsburgët austriak) do të ballafaqohet me turmat popullore të inspiruara nga një jurist provincial, i quajtur Maksimilien Robespier! Dhe, ate për çka? Sepse nuk u konstitua Kuvendi Kombëtar!? Por ja që ajo ndodhi!

Natyrishtë, problemi më i madh i masave të gjëra në atë kohë ishte varfëria, e cila ishte thelluar edhe për shkak të pjesëmarrjes së Francës në Luftën për çlirimin e ShBA-ve nga Britania, për çka arka shtetërore ishte shpenzuar pothuajse e tëra, dhe mbreti ishte detyruar t’i ngriste normat e tatimit. Gjendjen e tyre edhe më shumë e rëndoi koha e keqe (vera e thatë dhe dimri i ftohtë) që mbajti në  vitet 1787 – 88,  për çka filloi të paraqitet mungesa e gjërave ushqimore në treg.

Dhe sikurse këto të mos mjaftonin korrupsioni dhe jeta luksoze e familjes mbretërore dhe aristokracisë s’kishin të ndalur. Sidomos shpenzimet e mbretëreshës Mari Antonet ishin në qendër të vëmendjes. Ajo filloj të quhej “madam deficit” për shkak të shpenzimeve të mëdha në garderobën e saj dhe xhevahire.

Masa iritohej edhe me mos pagimin e tatimit nga ana e klerikëve dhe aristokracisë të cilët tradicionalishtë ishin të liruar nga ai obligim

Regjimi dhe “États-Généraux”

Me gjithë ato probleme që ballafaqohej Franca megjithate sebep i revolucionit (ashtu siç u tha më lartë) u bë moskonstituimi i Kuvendit Kombëtar.

Deri atëhere në Francë (në regjimin e vjetër) ekzistone një lloj kuvendi që quhej “États-Généraux”,   i cili përbëhej nga tri shtresa të barabarta: klerikët (shtresa e parë), fisnikët (shtresa e dytë) dhe vegjëlia (shtresa e tretë).

Në jetën reale klerikët dhe fisnikët përbënin vetëm 3 % të shoqërisë gjersa vegjëlia 97%, por në “États-Généraux” merrnin pjesë barabartë.

Ky rregullim egzitonte që nga mesjeta e hershme dhe kishte funksionuar mirë, por me përhapjen e “ilimunizmit” shumë njerëz të shkolluar kishin filluar të bënin pyetje të ndryshme lidhur me të drejtat e njeriut dhe regjimit.

Dhe kur pas 175 viteve u kërkua që “États-Généraux” të mbajë mbledhjen e saj për të diskutuar situatën e krijuar, ku u insistua që edhe klerikët dhe fisnikët të kontribojnë me tatime, dhe se ai institucion të reflektojë situatën dhe vullnetin e qytetarëve,  atëhere reagoi monarku së bashku me aristokratët duke zhagitur vendimet. U debatua për mëse gjashtë javë rreshtë,

Një ditë, kur përfaqësuesit e vegjëlisë erdhën në mbledhje panë se dyertë e ndërtesës ishin të mbyllura. Ata dolën në fushën e tenisit dhe e mbajtën mbledhjen duke e përfunduar me një kërkesë të vetme: që të ndryshohet kushtetuta konform kërkesave të shumicës!  Ata kërkuan që nga “États-Généraux”, e cila i mbronte interesat e pakicës të shndërrohet në Kuvend Kombëtar, ku do të mbrohen interesat e shumicës.

Mirëpo shpejtë do ta kuptojnë se rrëzimi i monarkut nuk bëhet aq lehtë. Nuk bëhet vetëm me një nënshkrim të një letre! Lui XVI disa ditë më vonë organizoi Gardën Rojale për t’i mposhtur përfaqësuesit e vegjëlisë. Kurse ata kur panë se çka po ndodhte, dhe për t’u mbrojtur nga represioni i monarkut, u organizuan në Gardën Kombëtare.

Në diktaturë pushteti rrëmbehet, nuk dhurohet!

Shpejtë, Garda Kombëtare armatoset dhe sulmon Bastilen, e cila simbolizonte tiraninë monarkiste.

Interesantë, gjatë kohës sa qytetarët ishin në luftë për çlirimin e Bastiles, Lui XVI ishte në gjah dhe kur kthehet sheh se diçka po ndodhë, e bënë atë pyetjen e famshme (të cilën historia e ka regjistruar): a është kjo një revoltë? Jo lartëmadhëri, është REVOLUCION, i përgjiigjet Duka.

Duke i pasur parasyhë këto ngjarje historike shtrohet pyetja se: a ka mundësi që kjo “histori të përsëritet si tregjedi” tek ne? Për faktin se Kosova nuk dallon aq shumë në aspektin organizativë nga Franca e asaj kohe. Që nga paslufta kemi papunësi dhe varfëri të theksuar. Për më tepër edhe korrupsioni e krimi i organizuar jetën qytetarëve u rëndojnë. Pastaj, ka  edhe papërgjegjësi institucionale, sidmos këto vitet e fundit ishte në kulm.  Periudhë e cila karakterizohej me shpenzim enorm të qevereritarëve në luksin e tyre si në udhtime, honorare, dreka, e makina të shtrenjta etj, në kohën kur shumica e qytetarëve mezi se e kalojnë muajin.

Sikur këto të mos mjaftonin, tashti u shtua edhe përkeqësimet në furnizimin me rrymë. E nëse ky dimër mban ftohtë atëher shumë lehtë mund të vijë te fundi i durimit. Ku si sebep të merret (ashtu si në Francë) moskonstituimi i Kuvendit për shkak të ambicieve të pangopura të disa poltikanëve  shumë të dyshuar për krim e korrupsion.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora