E marte, 16.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Takim me poetin Gjon Neçaj

E diele, 16.11.2014, 10:23 PM


?NJI TAKIM ME POETIN E MALSISË SË TROPOJËS

Nga Selim M. Nengurra

Isha në pushime të verës në Vendlindje në Istog  kur nji ditë në posten time elektronike shof dhe lexojë nji letër  si njoftim  për mu nga miku im i letrave  krijuesi, poeti, publicisti dhe malsori i Tropojës z. Gjon Neçaj.

Do vi në Prishtinë z. Selim Nengurra sepse atje ka nji konferencë nderkombëtare per Kangët e Kreshnikve dhe trevat e tyne. Konferenca mbahet në nji nga sallat e Institutit Albanologjik në Prishtinë, nese mundesh eja e takohemi aty miku im.

Ishin perafersishtë këto fjalët e asaj letre që ma kishte dergue z. Gjon e cila letër më gëzoI pamasë dhe menjihere i shkrova mbrapa dhe e njoftova se patjeter do vi në Prishtinë per ta takue.

Kur erdhi dita e takimit unë njoftova mikun tim dhe edhe komshiun këtu në Norvegji poetin dhe krijuesin Hysen Berisha që ishte në pushime në vendlindjen e ti në fshatin Kramovik të Rahovecit dhe e ftova edhe ate të shkojmë bashk per ta takue z. Gjon Neçaj. Pasi shkova bashk me Hysenin në Prishtinë na priti vëllau i Hysenit z. Eshref Berisha poashtu poet e shkrimtar dhe neve u vonuem pak per ta zan fillimin e Konferencës , por heshtazi u futem në sallën perplot me studjues e referues të disa vendeve europiane dhe edhe nga rajoni. Ndegjuem me vemendje referatet e studjuesve , por unë edhe shikoja rreth e rrotull se cili mund të jetë z. Gjon Neçaj pasi neve nuk ishim takue kurr ma parë . Ne mesin e tan atyne burrave aty, mue  ma mori mendja se e gjeta cili asht sepse poetin e Malsisë e kisha pa në foto te shkrimeve të tia të postueme në ZSH sa e sa here dhe ju thash miqve të mi vëllaznive Berisha se jam i sigurt se ai duhet me ken Gjoni. Heshta me sigurin time të madhe se e gjeta dhe në pauzën e Konferencës derisa neve delnim nga salla unë nga frika se po ma merr kush mas vetes e thirra paksa me za ;  o Gjon Neçaj, o zoti Gjon  dhe shof se pikrisht ai Burri që e fiksova se do jet Gjoni këthej kryet kah unë, pra kah i vinte zani im dhe kur më pau buzqeshi dhe u drejtue drejtë meje.

U perqafuem si dy vëllazen dhe Malsori me at tiparin e tyne karakteristik të Burrnisë dhe Bujarisë pau se unë nuk jam vetem dhe tha; O Selim Nengurra, shof se paske dal të më takosh edhe me miq dhe ja edhe unë ty ta prerzantoj mikun tim z. Shpend Bisheva me të cilin erdha sot këtu, po na trego tash ti kush janë këta burra bashk me ty, buzqesha dhe e perqafova per të dytën here dhe i thash, këta jan vëllaznit Hysen dhe Eshref Berisha nga fshati Kramovik i Rahovecit , Hysenin e kam edhe komshi në Norvegji ndersa Eshrefi jeton e vepron në Prishtinë.

Si burrat u pershendeten të gjithë njani me tjetrin dhe bashk shkuem e u ulem në nji kafene per ta pi nga nji pije dhe per të ba llafe.

Koha per Gjonin ishte e limitueme sepse ai ishte nji nga referuesit e radhës dhe duhej me shkue posa mbaron pauza. Ashtu shpejt e shpejt pim nga nji kafe dhe kembyem libra mes veti. Gjoni mu mi kishte sjell disa libra të ti dhe ai nga nji ua dha edhe Hysenit e Eshrefit. Unë i dhurova Gjonit dy librat e mi që posa i kisha botue dhe ato ja dhurova edhe mikut të Gjonit z. Shpend Bisheva.

Ndeja e jonë aty ishte e shkurt, por ishte shumë e mirë. U njoftuem mes veti dhe pam se vertetë neve mundemi me kan miq e vëllazen.

Disa javë ma vonë kur unë dhe Hysen Berisha bashk me poetin e Gjakovës z. Tahir Bezhani dhe mbledhsin e thesarit popullor z. Salih Zogiani u dakorduem me shkue në Bajram Curr dhe nga aty pastaj bashk me krijuesit dhe poetet e asaj treve z. Lulzim Logu, Hasan Selimi etj, me shkue në luginën e Valbonës nga e kishte marr vesh Gjoni se di por derisa neve ishim naltë në thellësitë e luginës ai i telefonin Lulzim Logut dhe i tha se patjeter don me na takue. Kur arritem në Bajram Curr Gjoni na priste aty. Ndejtem edhe sa kohë aty të gjithë bashk.

Gjon Neçaj asht burr i traditës shqiptare, asht poet i mrekullueshem , publicist , shkrimtar dhe mbi të gjitha  asht mik qe se ka shoqin. Jam krenar që e takova , që ndejtem bashk, që i kam librat e ti si dhuratë dhe nga të cilat edhe mësova se si shkruhet HAIKU. Pash vleren e kësaj forme poetike të cilen e mesova ma vonë edhe nga librat e Lulzim Logut.

Te urojë shendet o Gjon Neçaj, suksese personale e shumë gëzime familjare. Urojë ta kaloni mirë këtë dimën dhe mirë se takohemi në pranveren që do vjen.

Me shumë respekt miku/ vëllau yt

Selim M. Nengurra nga Istogu i Dardanisë.

 

Shpend Bisheva, Selim M. Nengurra, Gjon Neçaj dhe Hysen Berisha



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora