E shtune, 20.04.2024, 03:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Dhimbje për një qen

E enjte, 13.11.2014, 07:09 PM


DHIMBJE PËR NJË QEN

 

QAZIM  D. SHEHU

 

Aq i drobitur, sytë e tij janë shuar,

Veshët lëviz, fuqi të lehë s`ka,

Jetën prej qeni  tek  vuan,

E shoh si më do, më vjen të qaj.

Afrohu, dhe nëm putrën tënde,

Ashtu si Esenini qenin e ftoi,

Vetmia e mbështjell këtë mbrëmje,

Me krahë palloi.

Ndërsa ngjyrat e tij s`i shoh në të,

Shoh vetëm errësirën që vërshon,

Rërë që hidhet pa zë,

Tym që harbon.

Kështu i dashur, të shoh e të shoh dhe,

Ç `më thua me syte e tu?

Jetën prej qeni duke lehur me inat,

Kockat që ckërmite,falenderimet e pakta

Prej njerëzve që të gjuajtën me shqelm,

Jeta jote shkoi shërbim dhe helm…

 

 

RAPORT

 

Nga një trëndafil dhe një vetëtimë

Ngjyrën e kuqe ne marrim,

Kështu e bukura me tmerrin rrinë,

Ndjenja të përziera na falin.

Jeta skajohet mblidhet në qendër,

Në skaj ik kur do,

E brishta me të egrën  përzihen  dendur,

Dhe ndahen herë herë me zor.

Në ngjashmërinë e ngjyrës mund të përfillësh,

Ratësinë e vjedhur të saj,

Prej një trëndafili mund të rilindesh,

Me zjarr  vetëtime  ta djegësh pa faj…

 

 

TELEFONI

 

I vetmi shok që më kupton

Kur s`jam në ndonjë zemër,

Ul veshët dhe përgjon,

Hapin e  emrit.

 

Kur hapin ndjen, tundet,

Kuti hedhur në det,

Të gjejë në breg një njeri.

Indet e numrave drithmojnë,

Shkrofëtijnë zile  të ngrohta.

Numra rreshtohen  në ekran,

Përmes tyre,

Ndjej si u skëlqen

Retinë e syve…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora