Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan dhe Lajde Blakaj: Atdheut

| E merkure, 12.11.2014, 08:09 PM |


Atdheut

 

Njëmijë herë unë t’u përkula

N´gjunjë  të rashë o atdheu im

Si një foshnje nëpër ninulla

Të përkujtoj më përmallim

 

Njëmijë herë të thash të dua

Ty atdhe lakmi që t’ kam

Aq i shtrenjtë je ti për mua

T’ kam baba e të kam nënë

 

Të kam dije e të kam shpresë

I imi qerpik i lagur n’ lot

Krenari, fjalë e besë

Kurrë nga ti nuk ndahem dot

 

As i zgjuar e as në ëndërr

Nuk ka ditë që nuk kujtoj

Me kujtime të ëmbla në zhgëndërr

Vite të tera me ty kaloj

 

Ka shumë vite që flas me ty

Mal me borë i shtrenjti  atdhe

Plis i bardhë i vënë mbi sy

Shqipe e zezë lart mbi re

 

A s’ me thua ti vendi im

Zogjtë tu pse janë  shtegtarë

Pse gjithmonë janë në rrugëtim

  vende të huaja të botës mbarë

 

Pse bijtë tu nuk rrinë rreth teje

Të jetojnë bashkë e më dëshirë

Gjak të arbrit që mbajnë nder deje

Tregojnë botës se janë aq të mirë

 

Thellë në zemër këtë brengë e kam

Si zogj qyqesh jemi shpërndarë

Fort i vrarë  në shpirt unë jam

Për ju vëllezër mërgimtar.

 

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 7 nëntor 2014