E enjte, 25.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Interesi i popullit mbi interesin personal

E merkure, 12.11.2014, 08:40 PM


Deputetët ta vëjnë interesin e popullit mbi interesin personal dhe partitë politike !

Nga Florim Zeqa

Shqiptarët e patën mbështetur fuqishëm vendimin e kryeministrit të Kosovës të 25 korrikut 2011 për shtrirjën e sovranitetit në Veri të vendit, e mbështetën edhe qëndrimin dinjitoz të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd me 10 nëntor të këtij viti, dhe do të vazhdojnë prap të mbështesin çdo iniciativë të pastër apo veprim politik të cilit do lider qoftë, që shkonë në funksion të mbrojtjës apo realizimit të interesave kombëtare,...sikurse që nuk do të mbështesin asnjëherë interesat e personale të liderëve, grupeve të interesit apo partive politike që dëmtojnë të ardhmën e tyre.

Kaosi politik në të cilin ndodhet vendi ynë, nuk na lejonë të zhytemi shumë në euforinë e politikës ditore, as të bëjmë gara cili është më i mirë se tjetri, as t'i shesim patriotizëm njëri-tjterit, por të përqendrohemi në problemet reale që ka sot vendi ynë.

Kosova tashmë është në muajin e gjashtë të vendnumrimit politik, e mbyllur mbrenda një labirinthi të bllokadës politike,...përveq liderëve partiak të gjithë të tjerët e dëshirojnë sa më parë daljen nga kjo agoni politike.

Themë kështu për arsyen e thjeshtë, sepse liderët kosovar interesin e vendit të tyre e shiqojnë përmes thjerëzave partiake, interesave të tyre personale dhe grupore.

Po të mos ishte kështu, puna e krijimit të institucioneve të reja të vendit, do t'i përkiste të së kaluarës, por liderët partiak nuk janë në gjendje ta mendojnë të ardhmën e shtetit të tyre pa prezencën e tyre fizike në majat e pushtetit.

Nga logjika e mbrapsht e të menduarit politik, shumica e liderëve partiak, marrjën e pushtetit  nuk e shofin si përgjegjësi shtetërore, por si një privilegj dhe mundësi pasurimi në kurriz të interesave të qytetarëve dhe vendit të tyre.

Deri të kjo ka ardhë, si pasojë e mosfunksionimit të aparatit shtetëror në përgjithësi, e në veqanti të atij të drejtësisë, i cili dikujtë i mundëson të arrijë gjithëçka e tjetrit asgjë !

Të fortit e politikës vet i diktojnë ligjet që vet të përfitojnë nga to,..përderisa qytetarët e ndershëm (të varfër) të këtij vendi, me kontributet (taksat) e tyre  janë shëndrruar në ushqim të përditshëm të tyre.

Varësia e tepruar e deputetëve të kësaj legjislature të kuvendit dhe të asaj paraprake, ka bërë që ata të mos e ushtrojnë si duhet funksionin e tyre ligjor dhe kushtetues karrshi qytetarëve të vendit.

U mungon guximi qytetar apo nga dëshira për të mos rrezikuar mandatet e tyre politike nuk e di, por një gjë është e sigurtë, me ose pavetëdijën e tyre janë shëndrruar në abuzues të djersës së qytetarëve të vendit, duke marrë paga të larta mujore (dhjetëfishin e rrogës mesatare në Kosovë) pa bërë asgjë në të mirën e zgjedhëseve të tyre!

Deputetët e zgjedhur me votën e qytetarëve, në asnjë rrëthanë nuk duhet t'i lidhin fatet e veta dhe të qytetarëve me interesat e liderëve milionera. Deputetët sikur po harrojnë se janë të zgjedhur të popullit e jo të liderëve partiak!

Liderët partiak, janë të gatshëm të vazhdojnë edhe gjashtë muaj të tjerë kështu, ngase atyre nuk u mungonë asnjë e mirë e kësaj bote, i kanë të gjitha; kanë para, kanë shtëpi luksoze (villa), makina luksoze dhe shumë të shtrënjta, pasuri të pallogaritshme mbrenda dhe jashtë vendit,...në anën tjetër qytetarëve u mungojnë të gjitha ato, shpeshëherë edhe kafshata e gojës !

Përderisa vazhdon bëteja politike e liderëve partiak për marrjën e pushtetit, deputetët e kuvendit në "STANDBEY" vazhdojnë të shpërblehen nga buxheti i shtetit për (mos) punën e tyre.

Deputetët si përfaqësues të popullit duhet të reflektojnë përgjegjësi, në radhë të parë para votuesve të tyre (obligim kushtetues) e tek më pastaj para liderëve partiak, në të kundërtën rrezikojnë legjitimitetin e tyre, por jo edhe pozicionet e liderëve partiak.

Përgjatë këtyre pesë muajve, sikur të ndodhte një iniciativë e një deputeti të cilës do parti politike për ndarjën e së paku 20 %-it të pagave të tyre për të ndihmuar familjet e varfëra dhe me nevoja të veqanta, do të gëzonte mbështetjën e të gjithë  qytetarëve të vendit pa asnjë dallim partiak.

Do të ishte ky një akt humanitar dhe kombëtar njikohësisht, i cili do të reflektonte pozitivisht tek shpirtërat e thyer të shumicës qytetare në vend, do të gëzonte mbështetjën e të gjithë bashkatdhetarëve gjithandej Kosovës dhe në Diasporë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora