E enjte, 28.03.2024, 09:05 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Gjeni i qoftëlargut

E marte, 11.11.2014, 06:50 PM


Mehmetali Rexhepi

 

Gjeni i qoftëlargut

 

dogji pyllin

se pylli ka veshë për çerdhet

e trarë për çati

mallkoi shtigjet

se nuk u verbohet shtegtimi

shau në emër të djallit e të birit

nën këmishë erë bliri

i gëlojnë teket e nxira

buzëve të këtij kundërmimi

dashnores do t’i rridhnin jargë

e blozë e  një kuturbimi

 

*

pa yndyrë ullinjsh

cak ngjitja do t`i ikë

kah thembrat gishtat le t`i shkasin

por do të pushojë

te hija e rrapit të parë

dhe kurorën ia hap rrapi bujar

hijen në pikë të vapës

ai rrapit sëpatën e natës

 

*

a digjet hija e rrapit shekullor

as shtëpia as pylli as hijeshia

e hijes së praruar të Adem Jasharit

 

*

përvjetori i spërkatjes me flakë

hibridizoi sojin e qoftëlargut

 

*

sipas modës

krenaria të mbyllet në muze

shtatë zanoreve

e njëzet e nëntë bashkëtingëlloreve

gjaku i lirisë anemike

nuk i mëshonte dot aortës

 

*

feston jubileun gjeni i qoftëlargut

në damarët e arbrit

 

*

ai hala nguli

i kurdisuri  me orë

shpërtheu a nuk shpërtheu

në majën e ogurbardhit përvjetor

mandej

mandej jam a nuk jam ai

i qasemi majës

strumbullar zhgënjimi

i zë frymën trishtimi

dhe lypet shpëtimi

kah lindja a perëndimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora