E premte, 19.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Mendime

Ullmar Qvick: Rama, Serbia, urrejtja ballkanike

E marte, 11.11.2014, 09:26 PM


EDI RAMA, SERBIA, DHE URREJTJA BALLKANIKE

Nga Ullmar Qvick

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri dje vizitë në Beograd ku u zhvilluan bisedime në nivel të lartë.

Me siguri bisedimet ishin të vështira, takimi me kryeministrin serb u parashikua të zgjaste 20 minuta por mosmarrëveshjet për Kosovën bënë që bashkëbisedimi të zgjaste plot 50 minuta.

U botua fjalimi i kryeministrit Rama, në të cilin ai theksoi se bashkëpunimi midis shteteve ballkanike është me rëndësi jetike. Ai përmendi situatën në Luginën e Preshevës dhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Ishte një fjalim pozitiv, me frymë konstruktive. Besoj se z. Rama nuk luajti me interesat e popullit shqiptar, përkundrazi në këte rast ai u tregua burrë shteti. Dua të them se nuk jam aspak protagonist i lidërve shqiptarë, prapë mendoj se në këtë rast Edi Rama ka thënë cka duhet. Komenti i lidërit të opozitës Sali Berisha më duket pa kripë, sikur dhelpëri për rrushkuqet në fabulën e njohur.... Vetëm z. Sali qenka "i aftë" për të zgjidhur këto probleme ballkanike....

Mes Serbisë dhe Shqipërisë paraditen e së hënës u nënshkruan edhe tre marrëveshje: një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor. Kjo duket rezultat i varfër, prapë një nismë.

Nuk bën të krahasojmë problemet ballkanike me problemet historike në vendet skandinave. Mirëpo, dua të përmend disa fakte. Urrejta kombëtare midis Suedisë dhe Danimarkës vazhdoi për 350 vjet. Danimarka në fund të mesjetës ishte shteti dominues nordik, dhe Suedia luftoi për pavarësinë e vet. Lufta ideologjike, urrejta dhe mitet, u përhapen edhe në popull. Mirëpo, si Danimarka dhe Suedia humbën pozitën e tyre në fillim të shekullit XIX, dhe u bënë hapa pajtimi. U lind skandinavizmi: Kemi më shumë pika pozitive që na bashkojnë se sa faktorët negativë që na ndajnë.

Fakt se bashkëpunimi Suedi-Danimarkë-Norvegji-Finlandë u zhvillua shumë në shekullin XX. Dhe sot kemi shumë pak kundërthënie, problemet më jetike daneze dhe norvegjeze shihen në Suedi si problemet tona. Kjo u tregua p.sh. në reagimin ndaj terroristit norvegjez Breivik edhe në Suedi, ku emocionet dhe simpatitë suedeze me norvegjezët ishin shumë të forta. Pa asnjë dyshim dy popuj vëllezër!

E tillë ka qenë rruga jonë nordike, skandinave. Rruga e popujve ballkanikë sigurisht është shumë më e vështirë, por rruga vazhdon drejt së ardhmes.... Të rrojë realizmi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Ka shumë për të humbur por më shumë për të fituar.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora