E shtune, 27.11.2021, 05:58 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Gazetarët e gjysmës së shekullit

E hene, 10.11.2014, 07:23 PM


GAZETARËT E GJYSMËS SË SHEKULLIT  TË FUNDIT

Nga Gëzim Llojdia

1.

Gazetaria,  thotë  Institute American press, është aktiviteti i grumbullimit,  vlerësimit,  duke krijuar  dhe paraqitur  lajme dhe informacione. Ajo është gjithashtu produkt i këtyre aktiviteteve. Gazetaria shqiptare e viteve ‘30-40 e krijoi një traditë  ku    mbahet si më brilantja për kohën. Ka mjaftë botime dhe analiza deri në studime, që i referohen  kësaj fushe dhe kryesisht emrave të spikatur të publicistikës shqiptare të viteve ‘30. Një periudhë ,  që ngjall kërshëri mbetet gjysma e dytë e shekullit të XX. Gazetaria e kësaj kohe  e vendosur  nën korniza të kohës dhe regjimit u njoh si   kohë e socializmit .Gazetarët e shtypit të shkruar, një pakicë  që shfaqte talent , pasi hodhën hapat  e parë në këtë udhë bënë , bënë më tej një rrugëtim të mundimshëm duke  kaluar në letërsinë  e mirëfilltë artistike. Një ndër emrat e spikatur të kësaj fushe që shkëlqeu dhe të kësaj e periudhe është gazetari dhe shkrimtari Duro Mustafaj. Kur nisa punë  në “Zërin e Popullit” shkruan. D.Mustafaj, atje gjeta në detyrën e gazetarit , Dritëro Agollin, Hamdi Sollakun, Vangjush Gambetën, Xhelil Gjonin, Isuf Alibalin, Niko Nikollën.Pastaj erdhën pas pak kohe Filip Cakuli, Agim Shehu, Pavlllo Gjidede, Ibrahim Baci, Irfan Bregu, Mitro Cela, Thimi Nika, Xhevahir Spahiu, Bashkim Koci, Mehmet Elezi, Shaban Murati, Fahri Balliu, Astrit Nuri.

-Ishte koha,  kur njerëzit privoheshin nga liritë qe u takonin, shkruan D.Mustafaj te botimi i tij për gazetarët e asaj kohe. Dhe,  ne,  nga qe ishim te pa fuqishëm ta ndryshonim kohen,  pavarësisht nga dëshirat e përpjekjet tona,  si gazetar,  po edhe si qytetar,  shpesh mbetem skllevër te asaj kohe te dhimbshme,  që diktonte të mbyste ëndrrat e bukura,  pa çka se shpresat për dite me te mira,  ishin brenda nesh,  si një drite e ndezur,  që nuk u fik kurrë.. Te shkruarit për te tjerët,  qe një ëndërr e bukur,  qe" mbeti si një drite e ndezur brenda meje,  e nuk është shuar edhe tank. E kisha nisur me disa reportazhe e poezi të botuara në shtypin qendror,  qysh kur isha nxënës ne vitet e para te Normales se Elbasanit. Dhe ëndrra qe ushqente pasionin për te shkruar,  me pushtoi gjithë jetën. Për me se 60 vite kam shkruar për te tjerët,  te tjerëve u kam dhënë zemrën e me te edhe mendimet e ndjenjat e mi a për ta. E kjo i ka dhëne kënaqësi e bukuri jetës sime...

Për gazetarin e kësaj periudhe Duro .M shprehet:Një miku im më pyeti një ditë se, cilat kanë qenë çastet më të vështira  të punës time si gazetar. E mua më është dashur ti  përgjigjem.Nuk është fjala për çaste të vështira  , gjithë koha  e punës  sonë si gazetarë në ato vite, që sot u themi:vitet e diktaturës, ishte e vështirë, me telashe, rreziqe e të papritura. Duro Mustafaj gazetari,  që punoi    organet shtypit drejtues të kohës dhe regjimit u rikthehet atyre viteve   duke hapur brazda  në gjuhën e Agollit,  me një kthjelltësi  e vizion gati të panjohur për një pjesë të lexuesit të sotëm. D.Mustafaj gjen  një shprehje  të çmueshme kur përmend një thënie  si:Afro 100 vjet më parë, një shkrimtar i huaj ka thënë se :Në diktaturë, njeriu detyrohet të jetë ose çekan(për të goditur të tjerët), ose kudhër( të presë goditjet e të tjerëve).

2.

Qëllimi kryesor i atyre që punojnë në profesionin e gazetarisë është që të japë lexuesit dhe audiencat e tyre me informacion të saktë e të besueshëm që duhet të funksionojnë në shoqëri thuhet në një postulat të gazetarisë.

“Kur nisa punën në gazetë,  shkruan D.Mustafaj, unë si shumica e koleve të mi, isha fare i ri,  që do të thoshte i paformuar intelektualisht,  por dhe pa përvojën e jetës. Dhe duhet thënë se një i ri i ushqyer që në fëmijëri me idealet e sistemit socialist, mendon se regjimi i plotësonte ëndrrat e rinisë. E kjo e bënte që, natyrshëm të prirej të ishte anëtar partie pa çka se ai si shumë të tjerë me kalimin e viteve do të zhgënjehej.Le të përmendim një fakt historik shprehet D.Mustafaj.Ne ishim brezi i ri i letrarëve të pas luftës së Dytë Botërore, që kish marrë me vete miliona viktima, burra, gra e fëmijë të pafajshëm. Ishte koha e një kthese të madhe  dhe e një ndryshimi të madh edhe në jetën tonë.Dhe njerëzit ëndërronin e punonin për një botë më të mirë, për një jetë më të mirë....thotë D.Mustafaj  në kapitullin :Ne ishim idealistë”.Duro Mustafaj një ndër penat e arta të gazetarisë shqiptare shkruan ashtu siç i ka ndjerë dhe i ka përjetuar ato vite  madje gati kuptimplotë mbetet edhe titulli i librit “Ne gazetarët e atyre viteve”.Duro Mustafaj mbas një periudhe 40 vjeçare në media kryesisht shtypi me letër të printuar, kthehet dhe e shikon këtë kohë në një këndvështrim tjetër, krejt ndryshe  duke  sjell me realizim dhe vërtetësi gati të habitshme shumë nga prapaskenat  e mediumeve të asaj kohe të cilat cuditërishtë  kanë mbetur nën hije pa i zhbiruar nga mediumet sotme.Duro Mustafaj ka një qartësi dhe mëndje kthjelltësi të habitshme kurrë sjell  atë kohë vitet e punës në mediumet shtetërore të kohës.

Çfarë të re sjell gazetari , publicisti dhe shkrimtari Duro Mustafaj në “skanerin e tij profesional”,   për “punëtorët e medieve” të gjysmë së dytë të shekullit të XX?

1-e para: D.Mustafaj fokusohet te njerëzit  e kohës:” punëtorët e mediumeve shqiptarë” duke lënë në hije regjimin ose duke e sjell atë kohë me dritë hijet e saj.

2-e dyta:D.Mustafaj  nuk sjell thjeshtë kujtime të mërzitshme gati bajate nga ato që jemi mësuar  të sajojnë mediumet e sotme për kohën e  socializmit, por ai sjell me vërtetësi,    një kohë  duke e  pikturuar  atë me ngjyrat e saj.

3-D.Mustafaj është një mjeshtër i rrallë dhe i veçantë në gjininë e publicistikës shqiptare. Ai qëmton dhe nuk sajon, ai rrëfen bukur dhe shkoqur ndodhi të kohës duke   lartësuar figurat e tyre në  atë kohë , gjysmë terri,  e gjysmë gri.

D.Mustafaj shprehet:Kohet e  funditit,  një gazetar i ri,  i gazetës "Shekulli" më pyeti se cila është dobia e te qenit gazetar. Dhe mua mu desh ti përgjigjesha: "Dobia? Është e madhe,  e pallogaritshme. Është e vërtetë që gazetar,  të merr shumë nga energjitë e tua, por ama të jep akoma më shumë në fushën e intelektit,  të formimit shpirtëror,  të përvetësimit të dijeve. Të bën person publik. Dhe natyrisht ndikon në vetëdijen për te qene i përgjegjshëm për ato qe thua,  se te lexojnë qindra njerëz,  rreh ide e bindje te ndryshme. Kështu nuk i shpëton pergjegjesise qytetare. Pse,  e paktë është kjo? Do te shtoja se te qepurit gazetar me ka bere te shihja e të njihja Shqipërinë,  te takohesha me njerëzit,  ne pune e jashtë punëve,  në fushe e në male,  të vëzhgoja hallet dhe shqetësimet e tyre. Po kush mund ta mohoje qe natyra dhe njerëzit përbejnë një pasuri,  qe rralle e gjen edhe ne librat me te mire? Është domethënës fakti,  qe gazetari është e duhet të jete përherë në lëvizje. Me mjekun,  ekonomistin,  inxhinierin e përgjithësisht me njerëzit e profesioneve te tjera nuk ndodh kështu. Hapësira e punës dhe jetës se tyre është më e kufizuar. Ne punuam dhe jetuam në një kohe tjetër,  ndryshe nga e sotmja,  në rrethana e kushte që na privonte.A e kishit dëgjuar ndonjëherë se edhe prof DH.Shuteriqi  mund të kishte pësuar ose të binte në kurthin e letrave anonime?Armiku në zarfin pa emër”, është një skicë e bukur e thjeshtë  me gjuhën e Petro Markos që rrëfen se si  Shuteriqit, kur gjendej në Shëngjergj për Muajin e letërsisë dhe arteve,  pra duhej të kishte qenë tetori, vjeshta e argjend, muaji kur mbylli sytë poeti ynë i bukuri Naim, i dhanë një zarf për ta shpurë në  Komitetin e partisë dhe rrëfenja me një fabul të lezetshme  është se në zarf brenda saj ishte shkruar se Shuteriqi  ka fjetur mbrëmë te familja e kulakut.Kjo rrëfenjë më cingris një skicë tjetër e një autori :”Revania e kulakut”, shkurt në një damë  ishte sjell nj revani me ara, gjalpë ku të gjithë lëvdonin nikoqiren duke thënë:I   lumshin duart! dhe pyetën të zotin, cila ishte ajo fatbardhë që kishte sjell këtë revani. Çuditërisht e kishte gatuar gruaja  e kulakut dhe përnjëherë të gjithë e nxorën nga goja e shanë dhe e hodhën përtej ferrave.Poetin Agim Shehu , ky burrë nga progonati me vulë, poet , çfarë poeti që i bënte nënat të lëshonin çurg lotët nga poezitë e tij  është edhe ai në lakun e dënimit.Autori në këtë botim të tij sjell  rastin e botimit  të një poezi në gazetën letrare  të së dielës “Drita”,  ndërkohë që poeti ishte dënuar të punonte në metalurgjinë e Elbasanit. Ratsi i dramaturgut Kol Jakova.D.Mustafaj  e tregon se ai shquhej për humorin e tij të mençur e të këndshëm.”As partia nuk më ndihmon dot..”.Çfarë,  halli kishte dramaturgu,  që e kishin thirrur  në Lidhje  për ta ndihur.. Shtëpi,  besoj , jo punë për fëmijët, jo që ajo.

-Ahere, llafit si i bëhet, çfarë kërkonte Kola, pra çfarë halli e brente atë?

- Shoku Foto, unë dua të ndajë gruan, se më ka vajtur mëndja për një vajzë të re, boll jetova 50 vjet me atë që kam. Ja ky është halli im,  a ma zgjidh dot partia....Kukuris së qeshuri e shkrihem në gas.

Për artistin gjirokastrite P.Lulon kam shkruar ca rreshta, që hëngri një pulë te kulaku i fshatit, mirëpo për mjeshtrin e shquar , klarinetistin përmetar  Laver Bariun’,  që e kërkonin ta fusnin me zor në parti dhe kushtet,  që i kishin vënë,  asnjëherë se kisha dëgjuar dhe jo më ta lexoja  të shkruar  bukurish,  bukur.Mënyra se si i kishin vendosur katër kushte bëhet akoma më intriguese:’Të mos shkonte nëpër dasma, të mos merrte para, të mos  pinte raki, të mos shikonte ndonjë fustan në dasmë se dëmtonte figurën e partisë.

Ja kësaj i them prozë, për  mënyrën se si mjeshtri i saj D. Mustafaj e  gdhend bukur e mirë si mjeshtri gurin e  radhës. Ka fabul  , ndërkohë që në anët tonë thonë ka lezet, por ka edhe nur bukurie. Rrëfimi i sinqertë për Xhevon, skraparlliun poetin e shkuar poetit, atë që do ta mërgonin larg, përtej Dajtit, poetit do ti gjej një punë në vatrën e kulturës ,  akuzohej se shkruante si Sartri, i mjeri dhe i bukuri poet , që kurrë nuk u kuptua.

Tef Palushi ka diçka për me thënë:”Si do të jetë Shkodra në komunizëm”.

3.

Atje në jugperëndim ku dallgëzohet deti. E florinjta ngjyrë puqet në muzg. Mirëpo Timua djali i doktor Fllokut e ka thënën pakëz më ndryshe :”Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit/ Perëndimin okër të Nestor Jounzit/ Thellësinë plumb të Skënder Kamberit...Ky është qyteti ynë .Natyra i ka dhënë bukuri Perëndie. Njerëzia e saj i dha flamur lirie. Në  lagjet e qytet janë ngjizur mijëra  njerëz nëpër mote e kohëra të largëta e të afërta. Kanë gdhendur në “tenien  e këtij” qyteti gjurmë të mira,  patriotike dhe liridashëse. Ka buste e memorialë për burra më të shquar të pavarësisë .Varreza të mëdha në kodër. Muzeume, veshje, shenja të veçanta. Një gjurmë  e një njeriu jeton gjatë nëpër shpirtra njerëzor shkruajnë librat e shenjtë. Në një hark të tillë kohor ai ka lënën  gjurmë të një njeriu që punon ndershmëritë për  gazetarin  dhe vitet e fundit në demokraci  edhe për vendlindjen e tij  Vranishtin në zonën e Lumit dhe , qytetin në jugperëndim me detin, Sazan e Karaburun.

Duro Mustafaji tregon bukur kur shkruan skicën nga një fshat i Vlorës :”Vetëm ballist mos më bëni!”.Durua është skenaristi i filmit :”Guna mbi tela”, një përkushtim për luftën e Vlorës të vitit 20.

“Me regjisorin e njohur të kinostudios Muharrem Fejzon, autorin e shumë filmave artistik me vlerë gjendeshim në fshatin Dukat të Vlorës .Me ne ishte edhe shkrimtari Vath Koreshi, që atëherë punonte me mua si redaktor i gazetës “Drita”. Muharremi na kish ftuar për të parë skenën e fundit të filmit :”Guna mbi tela” , skenën :”Ultimatumi”, dërguar xheneral Piacentinit...shkruan D.Mustafaj.

Po të rikthehesh ndër vite , dikur mbaja mend se kisha lexuar tregimin :”Nuk kam pushkë në muze”” të autorit D.Mustafaj , botuar te gazeta  letrare artistike e kohës “Drita”.Ishte një tregim i bukur kuptimplotë për luftën e  famshme të lebërve në vitin e vështirë ‘20. Mjeshtri i penës përshkruan një skenë të habitshme .Regjisori i kërkon një labi me qylaf në kokë të ishte personazhi  ballist një film të kohës, mirëpo burri ka kundërshtuar :”Vetëm ballist mos më bëni”se atë rol  e loza njehur e s’më doli gjë...”

Rrëfimi për shkrimtarin Petro Marko mbetet gati i paharruar. Vet Petro ka shkruar një libër në të gjallë të tij:”Retë dhe gurët” ku bënë historinë e jetës së tij në një auto-intervistë me vetveten, por nga mënyra e rrëfimit ai botim është një roman i këndshëm i shkruar bukur dhe mirë,  lexohet në çdo kohë dhe nga çdo moshë. D.Mustafaj më ngjet e ka këtë stil të ngrohtë  të thjeshtë  me fabul të zgjedhur,  që të tërheq të mbanë të mbërthyer dhe në fund  të mbetet diçka nga këndimi i rrëfimit të tij. D.Mustafaj sjell  në këndvështrimin e tij shkrimtarin  e vuajtur nga rrëgjimi për shkak të rebelizmit të tij. Autori tregon Petron ashtu siç e ka takuar në redaksinë kur Petro një ditë shkoi dhe kërkoi të shkruante një shkrim publicistikë, pra një reportazh për hekurudhën dhe pastaj vijueshmëria se çfarë ndodhte pas botimit  si ishin reagimet nga lartë dhe poshtë. Telefonat e  kryeministrit të vendit:”Si e kam Petron... dhe përndjekja , kujtoj kohën kur Petro shkonte te Lidhja në udhën e kavajas  , në katin e parë ku gjendej lokali me ca tavolina dhe kolltukë të trishtë,  kur Petro vinte rrallë. Dua ti tregoj lexuesit se shkrimtari,  Duro Mustafaj është anëtar i klubit të shkrimtarëve në qytetin e Vlorës,  që mbanë emrin e  ”Petro Markos”.

Duke folur për personazhe nga vendlindja , autori sjell me ngrohtësi një rrëfim për Prof , Shaban Demirajn,

Rrëfimet  e tjera janë për sekretarin e plakut të Vlorës si dhe përshkrimi tjetër, djali i sekretarit, etj  do ti rendisë te publicistika , reportazhi :” fotografia për Selam Musan”, Avdurrahmën  Ciraku, topçiu që rrëzoi ballonin e Italisë , Bogonica me Cipinë çka që qajnë me lot , vajza që u betua mbi varret e katër heronjve .

Në kapitull më vete,  gati interesant ku  janë përfshirë figura të ndritura  siç është mbesa e Ismail Qemalit, studiuesja Nermin Vlora, e cila me pasionin dhe  atdhetarizmin e saj së bashku me të bashkëshortin , shkruan mjaftë gjera me vlerë për shqipen dhe shqiptarët , mirëpo fokusimi i gazetarit ishte te kërkesa e saj për të ngritur në Vlorë , një akademi , pikësynimi i saj ishte në Jonufër dhe atje qendra do të kishte gjithshka,  që i duhej për një akademi, mirëpo burokratët shqiptarë e mbajtën bijën e botës , studiuese që kishte ardhur me mend e para, me ujë të ngrohtë e gurë në trajsë. Shpirti i Nerminit rron atje, ku shpirtrat rrojnë dhe varrin e ka në Kaninë  me bashkëshortin italian, përkarshi të ketë detin. Rrëfimi për poetin e tokës Drithëron  e penës, Nikon Nikollën e humorit,  Filipin e Fiksit, atë mjeshtër të humorit, që nuk ju ndanë letrat anonime. Mënyra se si autori i sjell portrete e tyre mbetet e veçantë .Me këtë stil autori bëhet jo vetëm i lexueshëm, por tërheqës një rrëfim, skicë,  reportazh të nguliten në kujtesë, ke dëshirë ti rilexosh kur arrin në këtë gjendje,  libri quhet ushqim shpirtëror.“Penat e artë” duhet tu jepen pikërisht këtyre mjeshtreve shqiptarë,  lëvruesve të mrekullueshëm  të këtyre gjinive publicistike.

4.

Qëllimi kryesor i atyre që punojnë në profesionin e gazetarisë është që të japë lexuesit dhe audiencat e tyre me informacion të saktë e të besueshëm që duhet të funksionojnë në shoqëri. Gazetarët e gjysmës së shekullit  të fundit,  si rrëfen gazetari,  Duro Mustafaj ka qene një mision i vështirë . Duro Mustafaj rreth 60 vjet më vonë rrëfen atë kohë dhe një mision me mënyrën e vet, pra atë të   informuesit publik në mediumet e printuara të saj kohe.

”Ne gazetarët e asaj kohe” nuk është një libër himn për kohën,  por një vlerësim  i vlerave  njerëzore të intelektualëve të cilët punuan në të gjitha kushtet. Autori i është referuar për atë kohë,  gjeniut të letrave shqipe, Kadare.Dhe më mirë se e thotë Kadare, pena jonë modeste nuk mund ti thotë dot.

D.M shkruan:Një miku im me pyeti një dite se,  cilat kane qenë çastet më të  vështira të punës si me,  si gazetar. E mua me është dashur ti përgjigjem. Nuk është fjala për çaste të vështira,  gjithë koha e punës sonë si gazetare,  ne ato vite,  qe sot u themi,  si "Vitet ne diktature",  ishte e vështire,  me telashe,  rreziqe e te pa pritura.. Por,  pati edhe viteve te bukura,  qe i ushqente pasioni për te here diçka te mire ne dobi te shoqërisë,  (vite te tilla nuk mund ti mohoj). Sidoqoftë,  më tepër ndjenim trysnin e atyre viteve qe te bënin te mendoje.. "A do te mbijetoj me faqe te bardhe,  valle? Dhe,  si një lloj kompensimi,  a ekuilibri,  veç artikujve kritike,  shkruanim edhe nga ata ilustrativet,  qe zbukuronin realitetin.. Ndodhte kjo,  pse kështu e deshnim realitetin tone,  te bukur? Apo,  ishte pjese e detyrueshme e punës sonë si gazetare? Ndoshta ishin te dyja.. Po ishte edhe një faktor i trete,  i brendshëm,  psikologjik,  ishte edhe frika mos gabonim e ndëshkoheshim,  siç ndodhte here pas here. Dhe,  bashke me ne ndëshkohej edhe familja,  qe nuk kish bere asnjë faj... Megjithatë,  shkrimet me tone pozitive,  shpesh shërbenin edhe si licence,  për të hapur rrugën artikujve kritike,  qe botonim.. Sidoqoftë,  edhe këtu,  ne se "gjella duhej me kripe,  edhe kripa duhej me karar e me kandarë" Se këto lloj shkrimesh te hapnin telashe,  sado qe,  mes telashesh punonim e jetonim.

Dy fjalë do ti kushtojë veprimtarisë së krijuesit D.Mustafaj.D.Mustafaj me atë përkushtim boton libra, por  përgatit dhe nxjerr një revistë me një titull kuptimplotë “Hora”, revistë periodike e fshatit Vranisht,  Vlorë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora