E enjte, 02.12.2021, 10:36 AM (GMT)

Kulturë

Alban Voka: Lansime shqiptare në gjuhën italiane

E diele, 09.11.2014, 03:48 PM


Lansime shqiptare në gjuhën italiane

Nga Alban Voka

Krijimi, konsolidimi dhe zgjerimi i miqësisë shqiptare me vende dhe gjuhë të huaja është një akt sublim. Zef Mulaj, autor i një korpusi të gjerë veprash letrare dhe shkencore nuk është i panjohur për lexuesit tanë. Në këtë kontekst po e prezantojmë më shumë me fotografi se sa me vlerësime kritike apo eseistike, sepse fjalët fluturojnë kurse fotografitë mbeten. Përse është fjala?

Më 25 tetor të këtij viti (2014), në Porto Recanati të Anconës, u prezantua në gjuhën italiane libri i Dr. Zef Mulaj (poet, romancier dhe studiues i shkencave mjeksore në fushë të Farmaceutikës). Është njëri nga krijuesit tanë në diasporë që na nderon dhe afirmon shqiptarët dhe Shqipërinë në totalitetin e saj. Në këtë manifestim të denjë morrën pjesë shkrimtarë, studiues, personalitete politike. Këtë tubim promovimi e nderoi edhe Kryetarja e Komunës së qytetit, Av. Sabrina Montali, punonjës të administratës publike e private.

Mbi vlerat dhe rëndësinë e librit “Pieni di sogni i fiumi”, e morën fjalën Prof. Lino  Palanca, gazetarë, shkrimtarë  dhe studiues. Vepra poetike e Zef  Muajt u konsiderua si një dhuratë publike me një vlerë të madhe kulturore, madje edhe politike e shoqërore, sepse trajton probleme  aktuale të shekullit, që janë dhe një preokupim i shoqërisë, i politikave ndërkomtare. Kryetari i Komunës,  Zonja Sabrina Montali, në fjalën e saj vlerësoi kontributin e  Zef Mulajt si një “studiues dhe poet që ka ardhur nga Shqipëria dhe sot këtu është një qytetar me vlera të veçanta kulturore e shkencore.”

Në vazhdim u recituan vargje nga poetja dhe aktorja e njohur Aida  Angjelici, ndërsa me kitarë e kënaqi publikun, Antonia Ascolese. Ky  aktivitet  u zvilllua në bibloteken e qytetit, në sallën Biageti. Me pjesëmarrjen e një publliku të gjerë, me duartrokitje të përzemërta, u nderua poezia jonë në një vend të huaj,  edhe me fjalën e mbajtur nga redaktori i veprës, Prof  Lino Palanca, Ume këtë rast ushpërnda një mumër i konsiderueshëm librash, pjesëmarrësit duke kërkuar autografin e poetit, tashmë i njohur edhe për lexuesin europian.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora