E enjte, 18.04.2024, 08:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Halil Gashi: Krimet e partizanëve ''çlirimtarë''

E diele, 09.11.2014, 07:03 PM


Pas 17 nëntorit 1944 kur brigadat parizane hynë si ''çlirimtare''

U pushkatuan shumë burra më nam të këtij qyteti

Nga Halil Gashi

Kur kanë  hy ketu brigadat „ Partizane“ kinse si çlirimtare  me 17 nëntor 1944 kanë berë masakra të pa para ,  një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar  e me ta isha edhe unë dhe na kanë  mbajt dy muaj ne  ndertesen e gjimnazit , kurse burrat më në za që i ka pas Peja , i kanë vjedhë natën , i kanë arrestua edhe ditën  për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë pushkatu natën   në vneshtije pas kodrës se „ Tabjeve“  ne vneshtije sipër Gjimnazit dhe ne prroin  per Livoshë fshat serb  siper spitalit te mushkrive. Askush sot e kësaj dite nuk e di numrin e sakët te pushkatuarve, askush sot e kësaj dite nuk ka gjurmuar  keto varre masive , mos harroni se ata eshtra atje akuzojne randë thotë për Kosvasot 90 vejqari nga Peja Ramiz Brada deshmitar i gjallë i asaj periudhe.

Përderi sa ktheja te shkoi ne  shtepi, aty para një dyqani të improvizuar ishte Baca Ramë 90 vjeqari nga Peja i cili per Kosovën sotë disa herë ka shpalosë kujtimet e tija , për ngjarjet e mëdha , për vujatjet e bashkëqytarve të tijë nën regjimin serb.  Kur e takova para atij Dyqani ku akoma e ushtron zejen e Samarxhiut, ma priti pak si me zë të lartë „ A e pave çka ndodhi mbreme  ne lojen me djemt tanë. Atyre djemve  sokola duhet dijtë për nderë e gjithë shqiptaria, para 30 nijë  çetnikve e mbrojetn si luaj atë flamur me dy burrat e mdhenj të kombit, ju treguan botës por edhe Beogradit më çetniket e vetë  se Shqiptaret kah do qe janë janë nje  „ dhe disi mu duk se syt ju meken me lotë.  U ula pranë tijë dhe filluam biseden .

Kësaj here mu duk se Baca Ramë ishte ca pak i emocionuar, por me nje mendje të kthjellt që do te ia kanë për lakmi shumë  te rinë.  „Unë i kam mbush 90 vite kam përjetuar shumë çka , në rininë time kam perjetua tmerret e pas luftës se dytë botërore , kur kan hyrë këtu kinse si çlirimtar partizanet, kur horrdhitë serbe  vrisnin e prisnin djemt më të mirë qe i kishte Peja. Unë po ti rrefej ty ngase e dijë se ti këto i qetë edhe në gazetë, jamë shumë i moçem dhe  nuk dua ti marr me vehte keto kujtime , du ti le ty amanet qe të ua përcjellisht brezave te sotem , të mos e harrojnë  kurrë se kush janë armiqët tanë  të përbetuar, ngase po me duket se edhe luftën e fundit dhe tmerret e sajë i kanë harruar, më shumë janë ka shtyhën me njeri tjetrin se kush me u ul në fotele  se  sa me  ndertuar shtetin „me thotë ngapak i tensionuar  baca Ramë.

Kur kanë  hy ketu brigadat „ Partizane“kinse si çlirimtare  me 17 nëntor 1944 kanë berë masakra të pa para ,  një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar  e me ta isha edhe unë dhe na kanë  mbajt dy muaj ne  ndertesen e gjimnazit , kurse burrat më në za që i ka pas Peja , i kanë vjedhë natën , i kanë arrestua edhe ditën  për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë pushkatu natën   në vneshtije pas kodrës se „ Tabjeve“  ne vneshtije sipër Gjimnazit dhe ne prroin  per Livoshë fshat serb  siper spitalit te mushkrive . Në mesin e  shumë të pushkatuarve që Baca Rami i kujton  ishin edhe   Hasan Morina , babai i doktor Mahir Morines dhe arsimtarit te vjetër , nder të parët në qytet pas lufte Murat Morinës, pastaj janë vrarë edhe Zeqë Kamberi,  Hivzë Deçani,  Avdurrahman Shala , babi i veprimtarit dhe te denuarit politik Ramadan Shles, Misin Mala , Haxhi Selim Qehaja, Shyqri Gega, Idriz Baleviqi, Ramë Kolica,  Brahë Belegu, Jonuz Belegu te gjithe nga Peja  si  Shaqë Dema i Lybeniqit , Tafë Shabani i Prapaqanit dhe shumë e shumë të tjerë të cilet unë nuk i kam njohtë atëhërë.  Kemi degjuar se nje natë ishin ekzekutuar disa veta ne prroin tani siper spitalit  Rajonal dhe kemi shku me Baben tim

qe të shiqojmë se a mund ti varrosim për të mos i lënë mbi dhe që  korbat  tua nxjerrin sytë. Aty kemi parë  20-30  veta të pushkatuar  të rënë në atë prru  në mesëin e të vrave ishte edhe Haxhi  Selim Qehaja qe deshem ta voorosim , por na kanë  hetu serbet dhe kanë shtënë më armë në drejtim tonin dhe mezi kemi shpetu, kujton  keto tmerre  Ramiz Brada.

Ai, shpjegon edhe nje rast tjeter kur me babin kishte shku e punu ne nje vneshtë dhe ne therat e mexhës  mbi dhe kishte vrejt nje dorë , kur ka gropu më shumë i ka parë dy të vdrarë  njeri nga ta ishte  Ali Duka , kurse atë tjetrin nuk e njohta kujton Baca Ramë.

Të arrestuarit dhe të egzekutuarit ishin burra të mirë , qytetar ne zë , tregtar dhe zejtar e shpijanik  më nam ,atëdhetar të deotshëm  i kujton ata baca Ramë dhe  „ çlirimtarët pushtues „ nuk donin te shifnin shqiptar  te zotët ngase ua kishin frikën se nje ditë do të ngitëshin kundër tyre. E kamë patur shoq të mirë Zeqë Kolicën të cilit ja kishin egzekutu vllain Ramë Kolicën , ai pas tre muajsh i ka parë të  veshur palltën e të vllait nje farë serbi  të keq qe quhej Pra Voca, qe banonte ne mahallen e Puhovcit dhe  ai kur e ka vrejtë se Zeqa po njeh palltën e të vllait, ju ka ofu ky farë Pera e i ka thenë pse po meskqyr ashtu, kurse Zeqa ia ka kujtu se Palltoja qe ai e kishte veshur ishte e te vllait dhe ky farë Pera i ka kthey Zeçës me keto fjalë „ Mos po don edhe ty m të qu te vllai i ytë“ ishte shumë e rëndë kjo të durohet  thotë Ai.

Lagjeja e Kapishnices ka qene shenjestër por atë e kanë mbrojtë djemtë e sajë , nje natë flitej se serbet e Livoshës , fshta siper Pejës kishin hyrë në një lagje të Kapeshnicës , por ata i kishin hetu dis a djem te asja lgje të ciet  kishin edhe disa armë ne mesin e të cilve ishin Aziz Bekqeli, Metë Bekqeli , Ramë Kastrati dhe  Selim Ademi te cilet u kishin zënë priten atyre dhe i kishin qarmatosë dhe përzënë me dhumë nga kjo laxhe e Kapeshnices.

Edhe Rexhë Haka në rrugën e gjimnazit kishte nje  „frenxhi“ në mur afër shtepisë dhe vezhgonte qdo mbremje se kend po e qonin ne pushkatim , nje natë e vren se ne mesin  i das vetave qe i qonin pas tabjeve ishte edhe nipi i tije  Sylë Muja. Rexha merr pushken dhe ne hyrje te prroit  pas Tabjeve plagos nje percjellës , nipi i tije fshehat ne prru prej nga në atë rremijë e merre daja i tijë rexhë haka e dergon te nje mjek popullor  dhe e sheron i cili me pas ju bashkohet  „kaqkve „ Peajn  në mesin e të cilve ishte Metë Gomarica,  Sylë Loci, Selim Cana , Ali Macula  etj.

Sllavi neve kurr nuk na ka dashtë të mirën ata gjithmonë në tana përiudhat kan dasht të na shfarosin dhe të na  dhe zhbijë nga vëndi i ynë , ata kurr nuk do të pushojnë se menduari se si me na luftu, më na pengu në zhvillim , e patë edhe vetë se çka ndodhi atë natë në Beograd kur ata djem tanë para 30 mijë çetnikve luftuan si luaj  per te mbrojtur nderin  dhe dinjitetin tonë .Sllavet janë gjithnë e me të terbuar se shqiptaret janë shkolluar , ata me shumë se kurrë janë të bashkuar dhe më askush nuk ua ka frigën atyre që tërë bota i njeh si kriminel ka thën për Kosovasot në nje rrefim ekskluziv  Ramiz Brada 90 vjeqari nga Peja . Duke i uruar shendet dhe jte te gjatë u ndava nga Ai i cili ma kujtoi se unë këam edhe shumë çka për të thenë , nuk dua të marr as gje në atë botë kurse ti percjelli keto permes shkrimeve te brazat e  reja që te mbajnë mënd mirë se nëpër çfarë katrahurash kemi kalu  si shqiptar  ne keto 100 vite te fundit…….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora