E enjte, 28.03.2024, 04:41 PM (GMT)

Kulturë

Tefik Selimi: Avni Behluli - artist me duar të forta

E diele, 09.11.2014, 05:59 PM


Avni Behluli - artist me duar të forta…

Nga Tefik Selimi

S’ka më madhështore se arti! Arti është vetë jeta. Ai (arti) e hijeshon jetën. I jep “shije” jetës e punës. Me art, njerëzit jetojnë. Arti i bukur i bën njerëzit të njihen e të afrohen në mes vete. Ai që nuk e do artin, s’e di ç’është jeta. Lum kush e do artin! Arti njerëzit i fisnikëron. U jep njerëzve shpirt, vullnet e emër, por i bën të jetojnë edhe më gjatë. E, Avni Behluli, piktor gjilanas, e do jetën e artit. Ai një jetë ia ka kushtuar artit pamor. Jeton me “sendet” prej hekuri, druri, gipsi, guri, betoni e pjesë të tjera të forta, por jeton edhe me ngjyra, laps, pëlhurë, temper, vaj etj. Ai mjet të parë e ka daltën, qekanin, gëdhendësin, heksin, sopatën, sharrën, turjelën, salduesin, gozhdat e gjëra të tjera pune. Kjo është fuqia e artistit. “Njeri më i fortë se guri...!” Pse jo? Ai me këto dy duar të forta e jeton jetën. Bën art joshës për të gjithë njerëzit. Këto sende të tij “flasin”shumë në jetë. Janë vlera artistike jetësore. Adhurohet, sepse busti i kryer “shkrihet” në  bronz dhe bëhet vepër e përsosur arti. Kështu, Avni Behluli e krijon figurën e dëshmorit dhe e bën të “gjallë”. Kjo është fuqia krijuese e tij. Pra, bën art që nuk “vdes”, por mbetet i “gjallë” dhe i përjetshëm. Ai (Avniu) këto sende i bën me talent e me përkushtim. Kur njerëzit i shohin këto “gjëra” arti, jo vetëm që mahniten, por i adhurojnë pa masë. U flë në shpirt e zemër piktura apo skulptura e tij. Andaj, ky art i tij zë vend në galeri, në oborr, në holl të shkollës, në jetën publike e vende tjera. E tillë është jeta e artistit breznicas, Avni Belulit. Ai është i lindur më 1960 në Breznicë të Bujanocit. Këtu e kreu shkollimin fillor, ndërsa studimet i mbaroi pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, dega e Skulpturës në klasën e prof. Agim Qavdërbasha, më 1986. Ai, më 1987 bëhet anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurative të Kosovës. Po në vitin 1998 ka magjistruar në klasën e profesorit në fjalë. Më 1998,  bashkë me N. Berishën, piktor, kanë themeluar Shkollën e Mesme jo publike (Kursin profesional të Artit figurativ). Ai në vitin 2008 zgjidhet kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ në Gjilan. Është njëri ndër themeluesit e Shkollës së Mesme publike të Artit Pamor në Gjilan. Në vitin 2011 zgjedhet Kordinator i Shkollës së Mesme të ,,Arteve Pamore,, të këtij qyteti. Jo vetëm kaq. Avni Behluli jeton duke krijuar art shpirtëror. Veprat e tij artistike sot gjenden nëpër shumë muze, galeri të ndryshme: në Prishtinë,Tiranë, Split, Zvicër, Gjermani, Austri, Kanada, Itali, Maqedoni, Egjipt, Sllovaki, Sudan, Kore e vende të tjera të botës. Ai, përherë të parë ka punuar në Shkollën fillore në Koretin (1986-1988). Më vonë ka punuar si pedagog i arti figurativ në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”. Pastaj ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, Shkollën e Mjkekësisë “Asllan Elezi”, Shkollën e Mesme “Arbëria”, por ishte edhe drejtor i parë i Shkollës së Mesme të Lartë të Artit Pamor në Gjilan (2011-2014). Tash për tash punon si mësimdhënës në shkollën në fjalë. Mr. Avni Behluli, piktor, e ka një botë të veçantë arti. Ai është i afërt, modest, por është edhe punëtor i heshtur, i cili punon e s’ndalete... Ai, duke krijuar portretet e dëshmorëve, ka lënë emër në rrugën e artit përjetësues. Thotë se, kur “profilin” e objektit e rrumbullakësoj ashtu si e kam përceptuar, unë i gëzohem punës sime pa masë. Atëherë më vjen shpirti, pushoj duke ëndërruar skulpturën e punuar. Kjo punë më ngazëllen dhe bën shend e verë. Ia dali punës faqebardhë. E ndjej vetën të lirë në shpirt e zemër. Pse jo? Adhurohet nga të gjithë”. Avniu s’ndalet dhe punon krijime arti, të cilave ju jep shpirt e gjak. Andaj, për ta punuar një bust apo një portret të dëshmorit, ai me ditë, javë e muaj i gëdhend ato për ti formësuar e bër vepra arti. Puna e tij është çmuar dhe është vlerësuar jo vetëm nga kolegët e tij, por edhe nga institucionet tona të kulturës e mese të tjera jasht vendit. Shih për këtë, Avni Behluli, në një rast pati shtuar se, për shkaqet financiare jam detyruar t’i anulojë simpoziumet. “Sipas informatave që posedoj, puna ime e prezentuar me art, në Turqi, u ka rënë në sy shumë mediumeve pamore. Andaj, një profesor, që ishte nga Nikozia, të cilin kurrë se kam parë, më ka ftuar në simpoziumin nga 10 gjer më 19 nëntor të këtij vendi. Unë këtë punë voluminoze arti e bëj me një fanatizëm. Si thonë të moshuarit, “Më lehtë është të fitosh, se sa ta ruash”. Unë punën e arti e bëj punë. Piktkurat dhe skulpturat e mia i ruaj me fanatizëm e sipas standardeve artitstike. Veprat tjera janë pronë e shtetit, si janë: bustet, ku shoqëria ka për obligim t’i mirëmbajë ato. Psh. Unë kam bërë bustin për dëshmorin e kombit, Musa Zajmin, për poetin Rexhep Elmazi, Abdullah Tahirin, Pajazit Ahmetin e disa të tjerë.  Tek skulptura duhet forca dhe talenti. Dihet, kur punoj, më mundon pluhuri, zhurma, monotonia e jetës. Por, punën nuk e ndali. Punoj me vullnet e shpirt dhe nuk kursej asgjë për art. Unë dua të jem vetja dhe identiteti im prej arstisti. Unë nuk punoj sa për të punuar, por punoj me emocione për të shkrirë artin në vepra që më flejnë në shpirt e zemër. Kjo më pëlqen dhe ka vlerë. Por, kur puna më shkon”huq”, unë e ndjej vetën keq. Tërë dita e java më shkon “ndryshe”, se nuk e kam disponimin për punë”. Gjer më tani, ky piktor është shpallur dhe ka marrë me dhjetra çmime më të ndryshme. Ato janë, në vitin 2009 është shpallur ,,Krijues i vitit” nga Drejtoria për Kulturë në Gjilan; në vitn 2009 mori në Maqedoni  “Çmimi i Nëntorit” nga Sh. A. F ,,Draudakum” në Shkup; në vitin 2007 i takoi Çmimi blerës i Galerisë në Gjilan; në vitin 2003 shpallet ,,Krijues i vitit” nga Drejtoria për Kulturë të këtij qyteti (Gjilan). Mandej, ka marrë çmimin ,,Salloni XXXI i Nëntorit “; çmimin e Manifestimit ,,Flaka e Janarit” në Gjilan; disa herë është shpallur “Krijues i vitit” nga Drejtoria për Kulturë gjatë vitit1995, 96, 97 në Gjilan. Në vitin 1994, ai merr çmimin për skulpturë “Shpërngulja - plagë shekullore e popullit shqiptar”. Në vitin 1987 i takoi çmimi për skulpturë (Salloni i të rinjve) në Prishtinë, po ashtu në vitin 1986 i takoi çmimi për skulpturë (Diploma 86) e shumë çmime e shpërblime të tjera. Shih për këtë, mr. Avni Behluli, skulptor, është i përfshirë në dy libra: “Bibliografia e magjistrave dhe doktoreve të shkencave dhe arteve të Anamoravës” 2003) të autorit Dr. Bahtijar Kryeziu, dhe në librin: “Arti  Bashkëkohor i Kosovës” (2000). Gjer më tani, Avniu ka pasur 14 ekspozita personale në këto vende, si janë: Maqedoni, Prishtinë, Gostivar në Galerinë “Kult”, Shqipëri në Galerinë “Euard Lear” (2010), Kosovë, Tiranë, Skenderaj, Kamenicë, Ferizaj, Kaçanik, Vienë, Prizren, Pejë, Kroaci Galeria “Shtambuk” e mese të tjera. Ai ka marrë pjesë në shumë simpoziume të vendeve të botës, si në:  Egjipt (Kairo - International Artists Residency) në Turqi (Stamboll International Art Simposium”, Tetovë, Gostivar, Shqipëri etj. Avni Behluli pati shumë ekspozita kolektive në këto vende: në Egjipt, Kukaj, Turqi, Louxembourg, Velipojë, Shkodër, Berat, Pejë, Bruksel, Maqedoni, Prishtinë, Viti, Luksemburg, Zvicër e mes të tjera. Pra, kjo është puna e këtij piktori, i cili po hapëron çdo ditë duke krijuar art përjetësie. Pra, Avniu e meriton epitetin e skulptorit me duar të forta “ari”...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora