Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Hoxha: Shiu kthen kujtimet

| E enjte, 06.11.2014, 07:22 PM |


SKËNDER R. HOXHA

 

(Dy poezi)

 

SHIU KTHEN KUJTIMET

 

Në ujëvarat e shiut

Të fundverës

Kritsalet thekojnë

E atje në horizont

Në çdo ngjyrë të ylberit

Shoh siluetat

E të dashurave

Tek krehin flokët

Si të Lumet e Natës

Me qirinj në dorë

Shiu kthen kujtimet…

 

(12 shtator 2014, Pejë.)

 

 

VARGJET THËRRASIN

 

Nuk bën keq –

Të më shkruash mesazh

E para,

Ngase je më e re…

 

Nuk bën keq –

Të më cingërrosh në telefon

E para,

Ngase çmon vlera ndjenjash…

 

Nuk bën keq –

Të m’i trazosh ëndrrat

Edhe pas mesnate,

Ngase më dashuron!...

 

( 6 tetor 2014, Pejë.)